VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Brazil: Deri tani 17 trupa të gjetur nga aksidenti ajror

                                                                                      

E Martë, 04.30.2024, 08:59am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
Brazil: Deri tani 17 trupa të gjetur nga aksidenti ajror
E Hënë, 06.08.2009, 07:37am (GMT+1)

Zyrtarët ushtarakë brazilianë thonë se ekipet e kërkimit kanë gjetur deri tani 17 trupa pa jetë nga avioni Air France 447, që u rrëzua gjatë fluturimit nga Rio de Zhaneiro për në Paris.

Në avion ndodheshin 228 veta kur ai u zhduk nga ekranet e radarëve më 31 maj. Zyrtarët thanë mbrëmë se janë gjetur mjaft mbeturina të avionit në ujrat në verilindje të ishujve Fernando de Noronja përballë brigjeve të Brazilit.

Ekspertët francezë thonë se është tepër herët të nxirret një përfundim për shkakun e rrëzimit të avionit që me sa duket ndodhi gjatë një moti me stuhi. Megjithatë ata po hetojnë rreth problemeve që mund të kenë patur instrumentet e leximit të shpejtësisë. Nëse sensorët nuk funksionojnë siç duhet, ata mund ta bëjnë avionin të fluturojë shumë shpejt ose shumë ngadalë duke shkaktuar pasoja katastrofike.

Ekspertët thonë se prodhuesi i avionëve Airbus kishte rekomanduar zëvendësimin e sensorëve të shpejtësisë në aeroplanët e tipit A330. Kompania Air France muk e kishte bërë ende zëvendësimin në avionin që u rrëzua në Atlantik. /ZA
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Gjenden trupa nga avioni Air France (06.07.2009)
Klinton lëvdon Turqinë për bisedimet me Armeninë (06.06.2009)
Aeroplani francez ka dërguar 24 mesazhe (06.06.2009)
Franca dërgon nëndetëse që ta gjeë aeroplanin (06.06.2009)
Braun sot riorganizon qeverinë (06.05.2009)
Klinton: Kina të analizojë hapur ngjarjet e 1989s në Tien An Men (06.04.2009)
Avioni i rrëzuar nuk ka shenja terrorizmi, thonë zyrtarët (06.04.2009)
Le Monde: Airbus A330 ka shpërthyer në fluturim (06.03.2009)
Janë parë në oqean relikte të aeroplanit të zhdukur (06.02.2009)
Mbi 16 milionë euro për ndërtimin e kishës në Shkup (06.02.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]