VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Netanjahu do ta pranojë zgjidhjen me dy shtete

                                                                                      

E Martë, 04.30.2024, 06:26am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
Netanjahu do ta pranojë zgjidhjen me dy shtete
E Mërkurë, 06.10.2009, 08:00am (GMT+1)

 

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, ka vendosur të përgjigjet ndaj fjalimit të presidentit Obama të enjten e kaluar në Univesitetin e Kajros, me një fjalim në Universitetin Ramat Gan, në Tel Aviv.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka paralajmëruar mbajtjen e një fjalimi mbi bazat e politikës së jashtme izraelite. Fjala është për parimet, që Netanjahu dhe qeveria e tij synojnë t'i arrijnë me mjete paqësore. Në seancën e kabinetit qeveritar, të zhvilluar ditën e dielë, Netanjahu bëri të ditur se në cilin drejtim do të lëvizë. "Ne kërkojmë paqën me palestinezët dhe me vendet e botës arabe dhe njëherit duam të vazhdojmë politikën e mirëkuptimit më të madh, të mundësuar nga SHBA-të dhe miqët tanë në mbarë botën. Unë angazhohem për një paqë stabile, të bazuar mbi sigurinë e Izraelit dhe të qytetarëve të tij."

 

Rishikim i linjave të konfliktit me palestinezët

 

Gazetat izraelite supozojnë se Netanjahu do të ripërcaktojë linjat e konfliktit me palestinezët. Nahum Barnea, shkruan në gazetën më të njohur izraelite "Jedioth Achronoth", se fjalimi i ardhshëm i Netanjahut mund të shënojë një kthesë të madhe. Barnea pret që Netanjahu të pranojë kërkesën për një "Marrëveshje përfundimtare" me palestinezët. Do të thotë: Kryeministri ndoshta do të pranojë zgjidhjen përmes krijimit të dy shteteve, të cilën e ka kundërshtuar me ngulm deri tani.

 

Supozimet e gazetave nuk janë të kota. Nga qarqet e Presidentit Shimon Peres mund të mësohet, se ai së bashku me Netanjahun po punon në rifillimin e negociatave paqësore me palestinezët. Qëllimi është normalizimi i raporteve me shtetet arabe. Duket se edhe Ministri i Mbrojtjes Ehud Barak, i ka bërë presion Netanjahut për orientin në këtë drejtim. Barak deklaroi pas kthimit nga Uashingtoni  këtë fundjavë: "Në disa fusha ka me të vërtetë mosmarrëveshje me SHBA-në, ndërsa në të tjerat kemi mendime të përbashkëta. Në përgjithësi raportet janë të thelluara dhe të mira dhe ne nuk duhet t'i cënojmë këto raporte. Duhet të përqëndrohemi tek mundësia e marrëveshjes dhe respetimi i realitetit. Izraelit do t'i bënte mirë një vizion i zgjidhjes rajonale dhe konfirmimi i marrëveshjeve të mëparshme."

 

Edhe populistët e djathtë pranojnë "road map"

 

Me marrëveshjet e mëparshme mund të nënkuptohet plani "road map", një plan paqësor i dakorduar me 2002. Ai është hartuar në kohën e ish - Presidentit George Bush. Pas planit "road map" qëndron kuarteti i Lindjes së Afërme: SHBA-ja, OKB-ja, BE-ja dhe Rusia. Madje edhe politikani i djathë popullist izraelit, Minitri i Jashtëm Liebermann e ka pranuar hapur këtë plan. Plani parashikon krijimin e dy shteteve dhe përfundimin prej palestinezëve të terrorizmit.

Sikur Netanjahu edhe të pranonte parimet për krijimin e shtetit palestinez, me planin "road map" ende do të kishte shumë mundësi për zvarritjen e procesit, por ka shumë mundësi që Presidenti Obama të mos toleronte një shtyrje të këtillë. Për këtë çështje do të bisedohet edhe gjatë vizitës së të delegaurit të posaçëm Mitchell, në Jerusalem. Ai do të takohet me Kryeministrin Netanjahu, Presidentin Peres, Ministrin e Jashtëm Liebermann dhe Ministrin e Mbrojtjes Barak. DW
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHBA kërkon lirimin e gazetareve të burgosura nga Koreja e Veriut (06.09.2009)
Brazil: Deri tani 17 trupa të gjetur nga aksidenti ajror (06.08.2009)
Gjenden trupa nga avioni Air France (06.07.2009)
Klinton lëvdon Turqinë për bisedimet me Armeninë (06.06.2009)
Aeroplani francez ka dërguar 24 mesazhe (06.06.2009)
Franca dërgon nëndetëse që ta gjeë aeroplanin (06.06.2009)
Braun sot riorganizon qeverinë (06.05.2009)
Klinton: Kina të analizojë hapur ngjarjet e 1989s në Tien An Men (06.04.2009)
Avioni i rrëzuar nuk ka shenja terrorizmi, thonë zyrtarët (06.04.2009)
Le Monde: Airbus A330 ka shpërthyer në fluturim (06.03.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]