VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHBA kërkon lirimin e gazetareve të burgosura nga Koreja e Veriut

                                                                                      

E Martë, 04.30.2024, 04:22am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
SHBA kërkon lirimin e gazetareve të burgosura nga Koreja e Veriut
E Martë, 06.09.2009, 08:00am (GMT+1)

 

 

 

 

Shtetet e Bashkuara thonë se dy gazetare të burgosura nga Koreja e Veriut janë të pafajshme dhe duhet të lirohen. Zëdhënësi i Presidentit Barak Obama dhe Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton, njofton Zëri i Amerikës, i bënë thirrje Koresë së Veriut që t'i lirojë menjëherë dy gratë e reja, për arsye humanitare.

 

Administrata e Presidentit Obama është përpjekur ta mbajë çështjen e dy gazetareve të shkëputur nga problemet më të mëdha me Korenë e Veriut, përfshirë provën e saj të fundit bërthamore, dhe po bën thirrje për lirimin e tyre për arsye humanitare, tani që gjyqi i tyre me dyer të mbyllura ka përfunduar.

 

Amerikanet Juna Li dhe Laura Ling që u ndaluan përgjatë kufirit të Koresë së Veriut dhe Kinës në mes të marsit u dënuan me 12 vjet punë të rëndë për hyrje të paligjshme në vend dhe për kryerjen e një "krimi të rëndë" i cili nuk u qartësua, kundër shtetit komunist.

Megjithëse zyrtarët amerikanë fillimisht i hodhën poshtë akuzat ndaj tyre si të pabaza, administrata e Presidentit Obama është tërhequr nga ai formulim.

 

Në një konferencë shtypi me Ministrin e Jashtëm indonezian Noer Hasan Uirajuda, Sekretarja Klinton tha se Shtetet e Bashkuara janë të përqendruara në përpjekjet për të siguruar mëshirë ndaj dy gazetareve, një çështje që ajo tha se duhet të jetë e shkëputur nga ajo bërthamore.

 

"Ne po ndjekim çdo rrugë të mundshme që mund të mendojmë për të bindur koreano-veriorët që t'i lirojnë dhe t'i dërgojnë këto gra të reja në vendin e tyre. Ne i konsiderojmë këto çështje krejtësisht të ndara nga njëra-tjetra. Ne mendojmë se gjyqi për burgosjen e Laurës dhe Junës duhet të shihet si një çështje humanitare. Ne shpresojmë që Koreja e Veriut të ketë mëshirë dhe t'i deportojë. Ka shqetësime të tjera që ne dhe komuniteti ndërkombëtar kemi me Korenë e Veriut, por ato janë të shkëputura nga ajo që po ndodh me dy gazetaret".

 

Zonja Klinton nuk pranoi të jepte hollësi për pohimin e saj se çdo kanal komunikimi me Korenë e Veriut po përdorej. Por zyrtarë thanë se mes tyre janë një letër e Sekretares drejtuar autoriteteve koreano-veriore, ku mesa duket kërkohet që dy gazetaret të lirohen dhe ku shpjegohen rrethanat e pranisë së dy gazetareve në kufi më 17 mars.

 

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Veriut nuk kanë marrëdhënie diplomatike, por shpesh shkëmbejnë mesazhe përmes misionit koreano-verior në OKB.

 

Gazetaret u ndaluan nga rojat kufitare koreano-veriore ndërsa punonin për një artikull për refugjatët koreano-veriorë në Kinë për kompaninë e medias Current TV me qendër në Kaliforni.

 

Ka pasur disa sugjerime në shtyp sipas së cilave ish-nënpresidenti Al Gore, një nga themeluesit e Current TV, ose ndonjë figurë tjetër me peshë politike mund të udhëtojë në Korenë e Veriut për të ndërhyrë për lirimin e tyre. Por zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ian Kelli nuk pranoi të komentonte dje duke përmendur si arsye sesa delikate është çështja.

 

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve i nxiti fuqitë botërore të përfshira në bisedimet e bllokuara gjashtëpalëshe që të punojnë së bashku për lirimin e gazetareve. Një zëdhënës i Kombeve të Bashkuara shprehu shqetësim për dënimet e ashpra dhe shpresën për një zgjidhje të shpejtë të çështjes.

Në një deklaratë familjet e Laura Ling dhe Euna Lee, cituar nga BBC, thanë se ato ishin shumë të shqetësuara nga dënimi që iu dha dy gazetareve ditën e henë me 12 vjet pune të vështirë.

 

Ato thanë se Ms Ling vuan nga një sëmundje e rëndë dhe Ms Lee ka një vajzë 4 vjeçare që ka filluar të shqetësohet për nënën e saj.

Të dyja gazetaret u arrestuan në afërsi të kufirit me Kinën në maujin mars, ndërsa raportonin për largimin e grave dhe fëmijëve koreano veriore.

Një gjykatë në Korenë e Veriut i dënoi dy gazetaret amerikane me 12 vjet punë të detyruar, në një kamp pune në Korenë e Veriut.

Të dyja gratë, Euna Lee dhe Laura Ling, janë shpalluar fajtore se kanë hyrë në vend me qëllim keqdashës.

Departamenti amerikan i shtetit thotë se është shumë i shqetësuar nga dënimi që i është dhënë dy gazetareve amerikane.

Një deklaratë e këtij departamenti bënte thirrje për lirim të menjëhershëm të dy grave për arsye humanitare.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Brazil: Deri tani 17 trupa të gjetur nga aksidenti ajror (06.08.2009)
Gjenden trupa nga avioni Air France (06.07.2009)
Klinton lëvdon Turqinë për bisedimet me Armeninë (06.06.2009)
Aeroplani francez ka dërguar 24 mesazhe (06.06.2009)
Franca dërgon nëndetëse që ta gjeë aeroplanin (06.06.2009)
Braun sot riorganizon qeverinë (06.05.2009)
Klinton: Kina të analizojë hapur ngjarjet e 1989s në Tien An Men (06.04.2009)
Avioni i rrëzuar nuk ka shenja terrorizmi, thonë zyrtarët (06.04.2009)
Le Monde: Airbus A330 ka shpërthyer në fluturim (06.03.2009)
Janë parë në oqean relikte të aeroplanit të zhdukur (06.02.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]