VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Vazhdojnë protestat në Teheran; policia përleshet me demonstruesit

                                                                                      

E Shtunë, 05.04.2024, 10:52pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
Vazhdojnë protestat në Teheran; policia përleshet me demonstruesit
E Shtunë, 06.20.2009, 08:45pm (GMT+1)

 

 

 

 

Dëshmitarët në Teheran thonë se policia përdori sot gaz lotsjellës, shkopinj gome dhe pompa uji në përpjekje për të shpërndarë mijëra protestues.

Televizioni shtetror konfirmoi disa incidente, duke thënë se policia u përlesh me ata që u cilësuan si elementë që u përpoqën të zhvillonin protesta ilegale kundër rezultatit të zgjedhjeve presidenciale.

 

Kandidati presidencial, që humbi, Mir Hussein Mousavi bëri një deklaratë sot për Këshillin Suprem të Iranit, në të cilën përsëriti thirrjen e tij për shpalljen të pavlefshëm të rezultatit të zgjedhjeve. Ai nuk komentoi rreth protestave.

Ky Këshill, organi më i lartë legjislativ i Iranit, paralajmëroi kandidatin presidencial Mir Hussein Mousavi se ai do të mbajë përgjegjësi për "pasojat e protestave ilegale".

 

Iran ka ndaluar mbulimin e demonstratave nga media e pavarur, por dëshmitarë të shumtë thonë se mijëra banorë dolën nëpër rrugë duke mospërfillur paralajmërimet e qeverisë.

 

Dëshmitarët njoftuan gjithashtu për një pranitë madhe të policisë, veçanërisht përreth dy shesheve të Teheranit, ku u zhvilluan protesta më parë.

Po sot, media shtetrore iraniane bëri të ditur se një sulm i dyshuar me autobombë ndodhi pranë një faltoreje të të djerit Ayatollah Ruhollah Khomeini, udhëheqësi i Revolucionit Islamik të vendit . Të paktën 2 persona u plagosën.

 

Ndërsa autoritetet iraniane kanë kufizuar mbulimin nga mediat e pavarura të protestave të opozitës, dëshmitarët okularë po përdorin Internetin dhe telefonat celularë për të njoftuar atë që kanë parë në rrugët e Teheranit.

Faqe elektronike të opozitës njoftuan se protestuesit kishin në plan të mblidheshin sot në Sheshet Revolucioni dhe Liria, dy prej shesheve më të mëdha të kryeqytetit Teheran.

 

Por dëshmitarët i thanë Zërit të Amerikës dhe agjencive të tjera të lajmeve se kishin parë një numër të madh forcash policore nëpër rrugë, që bllokonin demonstruesit.

Pranë Sheshit Liria, dëshmitarët thanë se policia u përlesh me mijëra protestues, duke arrestuar disa prej tyre e duke përdorur gaz lotsjellës, shkopinj gome dhe pompa uji ndaj të tjerëve.

Disa dëshmitarë thanë gjithashtu se kishin dëgjuar të shtëna armësh, por nuk është e qartë se kush hapi zjarr. Të paktën 3 helikopterë fluturonin mbi zonë.

Në zona të tjera të kryeqytetit, dëshmitarët thanë se protestuesit sulmuan autoritetet, duke u vënë zjarrin disa prej automjeteve të tyre.    (ze)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Washington Post: Ky është realitet (06.20.2009)
Kongresi amerikan dënon shtypjen e protestave në Iran (06.20.2009)
Khamenei paralajmëron opozitën t'iu japë fund protestave (06.20.2009)
Robert Gejts: Masa mbrojtëse ndaj një rakete koreanoveriore (06.19.2009)
Pheniani kërcënon Uashingtonin (06.17.2009)
Qeveria iraniane ka efekte të mëdha në ekonominë botërore (06.17.2009)
Valesa: Pa Vojtilën as Solidarnost as çlirim të Polonisë (06.17.2009)
Presidenti Obama shpreh shqetësim të thellë për zgjedhjet presidenciale në Iran (06.16.2009)
7 të vdekur në protestat në Teheran (06.16.2009)
Toni Bler tërheq vëmendjen tek gjendja humanitare në Gaza (06.15.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]