VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Larixhani: Mendimi i njerëzve duhet respektuar

                                                                                      

E Djelë, 05.05.2024, 06:47am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
Larixhani: Mendimi i njerëzve duhet respektuar
E Djelë, 06.21.2009, 08:00am (GMT+1)

 

 

 

Media në Iran njofton se kryetari i parlamentit Ali Larixhani ka lënë të kuptohet se shumica e popullit iranian beson se rezultatet e zgjedhjeve parlamentare nuk janë të sakta dhe se mendimi i tyre duhet të respektohet.

Sipas njoftimeve, zoti Larixhani tha se duhet të bëhet dallim mes atyre që venë në pikëpyetje rezultatet e zgjedhjeve dhe atyre që organizojnë protesta të dhunshme.

Kryetari i Parlamentit tha gjithashtu se Këshilli i Mbikqyrësve, organi i fuqishëm që mbikqyr zgjedhjet nuk duhet të tregohet i njëanshëm por të përdorë çdo mjet për të bindur protestuesit se ankesat e tyre do të shqyrtohen me kujdes.

Më parë, televizioni shtetëror iranian njoftoi se Këshilli Mbikqyrës ka rënë dakord të rinumërojë 10 përqind të votave në praninë e përfaqësuesve të kandidatëve për president.

Dje, mijra iranianë u përleshën me policinë megjithë paralajmërimin e udhëheqësit suprem të vendit për të ndalur protestat.

Dëshmitarët në kryeqytetin Teheran thonë se policia përdori gaz lotsjellës, shkopinj gome dhe pompa uji në përpjekje për të shpërndarë mbështetësit e kandidatit që humbi në zgjedhjet presidenciale të javës së kaluar, Mir Hosein Musavi. Demonstruesit thërrisnin "Vdekje diktatorit".

Televizioni shtetëror konfirmoi disa incidente, duke thënë se policia u përlesh me ata që u përpoqën të zhvillonin protesta të paligjshme kundër rezultatit të zgjedhjeve.

Numri i viktimave nga luftimet e djeshme nëpër rrugë është i paqartë. Por videot e publikuara nga amatorët në faqen e internetit YouTube, tregojnë protestues të plagosur rëndë nga konfrontimet me policinë. Irani e ka kufizuar së tepërmi mbulimin e protestave nga media e pavarur, prandaj njoftimet për viktima ose arrestime është e vështirë të konfirmohen.

Me rënien e natës, njerëzit dolën nëpër taracat e banesave duke thirrur "Zoti është i Madh".

Videot në YouTube tregonin gjithashtu luftime mes civilëve dhe forcave të sigurisë në Isfahan si dhe në qytetin jugor të Shirazit.

Dje paradite, një person hodhi veten në erë pranë një faltoreje kushtuar Ajatollah Khomeinit, udhëheqës i Revolucionit Islamik iranian.
Media shtetërore iraniane tha se të paktën 3 veta u plagosën.

Një faqe në FaceBook kushtuar zotit Musavi tha se ai është gati për t'u martirizuar. Deklarata në këtë faqe interneti bënte thirrje për një grevë kombëtare nëse ai arrestohet.

Organizata e të Drejtave të Njeriut, Human Rights Watch thotë se ka konfirmuar nga burime të ndryshme në Iran se janë arrestuar qindra aktivistë të opozitës dhe përkrahës të reformistëve. Mes tyre ka udhëheqës të njohur politikë dhe fetarë si dhe intelektualë, studentë dhe gazetarë. ZA
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Vazhdojnë protestat në Teheran; policia përleshet me demonstruesit (06.20.2009)
Washington Post: Ky është realitet (06.20.2009)
Kongresi amerikan dënon shtypjen e protestave në Iran (06.20.2009)
Khamenei paralajmëron opozitën t'iu japë fund protestave (06.20.2009)
Robert Gejts: Masa mbrojtëse ndaj një rakete koreanoveriore (06.19.2009)
Pheniani kërcënon Uashingtonin (06.17.2009)
Qeveria iraniane ka efekte të mëdha në ekonominë botërore (06.17.2009)
Valesa: Pa Vojtilën as Solidarnost as çlirim të Polonisë (06.17.2009)
Presidenti Obama shpreh shqetësim të thellë për zgjedhjet presidenciale në Iran (06.16.2009)
7 të vdekur në protestat në Teheran (06.16.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]