VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Masakër në Hsiniang, së paku 140 viktima

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 04:10pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
Masakër në Hsiniang, së paku 140 viktima

E Hënë, 07.06.2009, 07:43am (GMT+1)


 

Voal-online Ishte një masakër, hollësitë e së cilës nuk janë ende të qarta. Në dhunën e djeshme në Urumqi, në rajonin Xinjiang 140 veta kanë humbur jetën dhe më shumë se 800 kanë mbetur të plagosur. Janë bërë me qindra arrestime. Këtë e kanë deklaruar shtypi vendës dhe drejtuesit e Partisë Komuniste Kineze, duke nënvizuar se bëhej fjalë për një revoltë të përpjesëtimeve të mëdha.

 

Burimet kanë shtuar se bilanci i viktimave të rritet. Në fotot e në filmatet e shfaqura në internet prej natës së mbrëmshme, kur ka dalë lajmi i incidenteve, shihen civilë të përgjakur e të plagosur, por asgjë që mund të lejonte të kuptoheshin përmasat e dhunës. Grupet e kryengritësve ujgurë, të cilët kanë kontakte me popullsinë e Xinjiang, kanë denoncuar represionin, duke pohuar se policia kineze kishte hapur zjarr mbi një manifestim paqësor, por janë kufizuar të flasin për një "numër të pasaktësuar" viktimash.

Në publikimet e para, agjencia Kina e Re nuk qartëson etninë e viktimave, nga të cilët, siç ishte thënë më parë, mund të ishte një pjesëtar i policisë popullore. Incidentet kanë shpërthyer nga një manifestim proteste për vrasjen e dy ujgurëve më 26 qershor në jug të Kinës në një përleshje midis punëtorëve kinezë e ujgurë, ku dy të rinj të pakicës myslimane kanë mbetur të vrarë.

Urumqi, një qytet me 2,3 milionë banorë, tri mijë kilometra larg Pekinit, është kryeqytet i Rajonit Autonom të Xinjiang. Ujgurët, turq myslimanë, janë banorë vendës të rajonit, të cilin e thërrasin Turkistani Lindor. Sot ujgurët përbëjnë rreth gjysmën e 20 milionë banorëve të Xinjiang, në pjesën më të madhe emigruar nga zona të tjera të Kinës.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Mësymje frontale amerikane në Afganistan (07.03.2009)
SHBA e shqetësuar për hendekun e besimit për zgjedhjet në Iran (06.30.2009)
Honduras: Presidenti i përmbysur Zelaya do të kthehet në atdhe (06.30.2009)
Lirohen punonjësit e ndaluar të ambasadës britanike (06.29.2009)
Obama: Në Honduras të respektohen normat demokratike (06.28.2009)
Në Hungari përkujtohet 20 vjetori i rënies së Perdes së Hekurt (06.28.2009)
Presidenti Obama mbi Iranin dhe reformat në SHBA (06.25.2009)
Irani bllokon satelitët amerikano-britanikë (06.24.2009)
Irani nuk i anulon zgjedhjet (06.23.2009)
Washington Post: Obama karshi Iranit (06.22.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]