VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Mbyllet në favor të Volkswagenit beteja e fuzionimit me Porschen

                                                                                      

E Martë, 05.21.2024, 09:37am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 

Mbyllet në favor të Volkswagenit beteja e fuzionimit me Porschen


E Djelë, 07.26.2009, 08:06am (GMT+1)

 

 

Këshilli mbikqyrës i Volkswagenit aprovoi të enjten (23.07) themelimin e "një koncerni të integruar automobilësh me Porschen nën drejtimin e Volkswagenit", kështu konfirmoi Volkswageni në një deklaratë të publikuar në Shtutgart. Më parë këshilli mbikqyrës i Porsches i hapi rrugën fuzionimit.                                                                  

 

Sipas kryeministrit të landit të Saksonisë së Poshtme, Christian Wulff, fuzionimi duhet të përfundojë deri në mes të vitit 2011. "Gëzohem shumë për funzionimin e Shoqërisë Aksionare Volkswagen me Shoqërinë Holding Porsche. Ky është një hap pozitiv për të dyja ndërmarrjet dhe për të dyja shoqëritë aksionere. Të dyja palët do të përfitojnë. Unë gëzohem edhe për faktin, që tani do të shkojmë së bashku drejt së ardhmes dhe që në këshillat mbikqyrëse të të dyja sipërmarrjeve vendimi u mbështet me shumicë. Vendimi për këtë kurs të ri ishte njëzëri. Koncerni me familjen Porsche dhe Piech, me aksionerët në Katar dhe në Saksoninë e Poshtme do të ketë aksionerë të interesuar për vazhdimësinë dhe kësisoj e ardhmja e koncernit është në duar të sigurta tek këta aksionerë."

 

Aktualisht Porsche ka 51% të aksioneve të Volkswagenit. Familjet Porsche dhe Piech janë pronaret e koncernit. Gjithashtu pas landit të Saksonisë së Poshtme, emirati i Katarit është aksioneri i tretë i Volkswagenit.

 

Modalitetet e sakta të shkrirjes së dy sipërmarrjeve do të përpilohen deri më 13 gusht, tha shefi i kryesisë së Volkswagenit Martin Winterkorn pas mbledhjes së këshillit mbikqyrës në Shtutgart. Winterkorn theksoi, se Porsche brenda "koncernit të integruar të automobilëve" duhet të ruajë pavarësinë e vet. Porsche do të mbetet "një ndërmarrje e mëvetsishme në Baden-Vyrtemberg".

 

"Ne gëzohemi natyrisht, që këshillat mbikqyrëse të Volkswagenit dhe të Porsches mundësuan  prezantimin e një koncerni të integruar automobilësh. Për mua dhe për ne logjika industriale është e qartë, në përgjithësi këtë e vuri në dukje edhe z. Wulf. Logjika industriale është, që të dyja firmat përshtaten në mënyrë të shkëlqyer me njëra-tjetrën, që ato e plotësojnë shkëlqyeshëm njëra-tjetrën me produktet e  tyre. Ajo që është më e rëndësishmja, është se me bashkimin e përvojave tona dhe të eksperiencës që kanë njerëzit tanë ne do të avancojmë përpara dhe do të mund të jemi edhe më të suksesëshëm se deri më sot në tregjet botërore. Ne do të gjenerojmë rritje. Të gjenerosh rritje do të thotë jo vetëm të ruash vendet e punës, por edhe të hapësh vende pune."

 

Pas një mbledhjeje maratonë të enjten (23.07) këshilli mbikqyrës i Porsches bëri të ditur, se shefi i deritanishëm i kryesisë së Porsches Wendelin Wiedeking do të tërhiqet. Pasuesi i tij do të jetë Michael Macht nga kryesia e prodhimit.  Në mbledhjen e ndërmarrjes, që u zhvillua në mes të një rebeshi shiu në sheshin e ndërmarrjes Porsche në Cufenhauzen të Shtutgartit shpërthyen duartrokitjet kur në pultin e referuesve doli shefi i kryesisë së Porsches, Wiedeking. Topmenaxheri me pamje të lodhur, i cili luftonte të mbante lotët, iu drejtua rreth 5.000 punonjësve. Vendimin për dorëheqje 56-vjeçari e argumentoi me sulmet e vazhdueshme ndaj personit të tij, gjë që e ka "dëmtuar Porschen". Ai u tha punonjësve: "Ju nuk e keni merituar këtë". Pasuesi i tij Michael Macht e vlerësoi paraardhësin e vet duke iu drejtuar personalisht z. Wiedeking: se "Porsche ju është jashtëzakonisht mirënjohëse. "

 

Wendelin Wiedeking është një ndër menaxherët më të suksesshëm të ekonomisë gjermane. Ai e mori përsipër drejtimin e kryesisë së Porsches në vitet 90-të. DW
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Blerja e Porsche rrezikohet për shkak të taksave (07.20.2009)
Jersy Buzek, President i Asamblese se Parlamentit Europian (07.15.2009)
Presidenti Barak Obama shtrëngoi duart dje me udhëheqësin libian,  Moamar Gadafi. (07.10.2009)
Masakër në Hsiniang, së paku 140 viktima (07.06.2009)
Mësymje frontale amerikane në Afganistan (07.03.2009)
SHBA e shqetësuar për hendekun e besimit për zgjedhjet në Iran (06.30.2009)
Honduras: Presidenti i përmbysur Zelaya do të kthehet në atdhe (06.30.2009)
Lirohen punonjësit e ndaluar të ambasadës britanike (06.29.2009)
Obama: Në Honduras të respektohen normat demokratike (06.28.2009)
Në Hungari përkujtohet 20 vjetori i rënies së Perdes së Hekurt (06.28.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]