VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Në Iran policia përleshet me protestuesit

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 02:34pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 

Në Iran policia përleshet me protestuesit


E Premte, 07.31.2009, 09:06am (GMT+1)

 

 

Në Iran, disa dëshmitarë thonë se policia u përlesh me demonstruesit, ndërsa mijëra protestues u mblodhën në dy pika të veçanta për të kundërshtuar shkeljen e urdhëresës qeveritare që ndalon grumbullimet publike.

Dëshmitarët thanë se të paktën 2 mijë vetë ishin mbledhur në qendër të Teheranit, për të nderuar kujtimin e të vrarëve gjatë trazirave që pasuan rizgjedhjen e Presidentit Mahmud Ahmadinexhad. Ata thanë se policia përdori shkopinjtë e gomës dhe gazin lotsjellës për shpërndarjen e turmës.

Kandidatët e mundur në zgjedhje, Mir Hosein Musavi dhe Mehdi Karrubi kishin kërkuar mbajtjen e një ceremonie përkujtimore në heshtje për të kujtuar mbushjen e 40 ditëve që nga fillimi i fushatës qeveritare për shtypjen e protestave masive në rrugë.

Autoritetet e mohuan këtë kërkesë. Por sot më herët, mijëra vetë u mblodhën në varrezën Behesht e Zahra të Teheranit, për të kujtuar të vrarët pas zgjedhjeve të 12 qershorit.

Zoti Mir Musavi dhe  zoti Mahdi Karrubi morën pjesë veç e veç në ceremoni. Dëshmitarët thanë se policia e rrethoi zotin Musavi dhe e detyroi atë të kthehej në makinë, ndërsa përkrahësit e opozitës hidhnin parrulla për ta mbështetur kandidatin e mundur.

Njerëzit thanë se policët, disa të armatosur me shkopinj gome, kanë ndaluar disa nga pjesëmarrësit në ceremoninë përkujtimore në ceremonitë përkujtimore që u zhvilluan në varrezë. ZA

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Koreja e Veriut kap një anije koreanojugore (07.30.2009)
Gejts: Ndoshta SHBA do të përshpejtojnë largimin e trupave nga Iraku (07.29.2009)
Çështja ujgure krijon përplasje japono-kineze (07.29.2009)
Obama: Bisedimet me Kinën janë një hap i rëndësishëm përpara (07.28.2009)
Ministrat e BE mbështesin kërkesën e Islandës për anëtarësim (07.27.2009)
Mbyllet në favor të Volkswagenit beteja e fuzionimit me Porschen (07.26.2009)
Blerja e Porsche rrezikohet për shkak të taksave (07.20.2009)
Jersy Buzek, President i Asamblese se Parlamentit Europian (07.15.2009)
Presidenti Barak Obama shtrëngoi duart dje me udhëheqësin libian,  Moamar Gadafi. (07.10.2009)
Masakër në Hsiniang, së paku 140 viktima (07.06.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]