VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Ministrat e BE mbështesin kërkesën e Islandës për anëtarësim

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 01:48pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
Ministrat e BE mbështesin kërkesën e Islandës për anëtarësim
E Hënë, 07.27.2009, 09:11pm (GMT+1)

 

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë mbështetur aplikimin e Islandës për antarësim në BE dhe thonë se bisedimet e antarësimit mund të ecin më shpejt se me vende të tjera kandidate.

Ministri i Jashtëm suedez Karl Bilt, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të BE-së, tha se negociatat me Islandën pritet të zgjasin më pak, pasi ky vend është tashmë anëtar i tregut të përbashkët evropian dhe i zonës Shengen për udhëtime pa pasaporta.

Analistët thonë se ky vend i i vogël në Atlantikun Verior me një popullsi prej vetëm 300 mijë banorësh, përmbush aktualisht pjesën më të madhe të kritereve të Bashkimit për antarësim. Islanda ka nivelin më të lartë të të ardhurave për frymë nga vendet evropiane me përjashtim të Luksemburgut.  Por pritet që gjatë negociatave të shfaqen fërkime kur të diskutohen të drejtat e peshkimit si dhe kapaciteti i Islandës për të kompensuar shtetas britanikë e holandezë, të cilët kishin depozituar para në një bankë islandeze që falimentoi.

Negociatat e antarësimit kanë ngecuar aktualisht për shumë vende kandidate të Ballkanit, dhe si rezultat zoti Bildt dhe zyrtarë të tjerë evropianë paralajmëruan sot në Bruksel që antarësimi i shpejtë i Islandës të mos bëhet në kurriz të vendeve të tjera.

Anëtarësimi i Kroacisë është bllokuar për shkak të mosmarrëveshjeve ujore me Slloveninë. Shqipëria dhe Maqedonia ende nuk janë ftuar të fillojnë bisedimet, megjithëse e paraqitën kërkesën para Islandës. Maqedonia është përfshsirë në një mosmarrëveshje për çështjen e emrit me Greqinë, ndërsa Shqipëria është kritikuar nga Bashkimi Evropian dhe zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë për moszbatimin e reformave të duhura institucionale dhe për korrupsionin e lartë. ZA
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Mbyllet në favor të Volkswagenit beteja e fuzionimit me Porschen (07.26.2009)
Blerja e Porsche rrezikohet për shkak të taksave (07.20.2009)
Jersy Buzek, President i Asamblese se Parlamentit Europian (07.15.2009)
Presidenti Barak Obama shtrëngoi duart dje me udhëheqësin libian,  Moamar Gadafi. (07.10.2009)
Masakër në Hsiniang, së paku 140 viktima (07.06.2009)
Mësymje frontale amerikane në Afganistan (07.03.2009)
SHBA e shqetësuar për hendekun e besimit për zgjedhjet në Iran (06.30.2009)
Honduras: Presidenti i përmbysur Zelaya do të kthehet në atdhe (06.30.2009)
Lirohen punonjësit e ndaluar të ambasadës britanike (06.29.2009)
Obama: Në Honduras të respektohen normat demokratike (06.28.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]