VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Japonia po del nga recesioni

                                                                                      

E Shtunë, 05.18.2024, 03:42pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
Japonia po del nga recesioni
E Hënë, 08.17.2009, 01:47pm (GMT+1)

 

 

Shifrat më të fundit në Japoni tregojnë se ekonomia shënoi paksa rritje në tremujorin e dytë të vitit, duke bërë që vendi të dalë zyrtarisht nga recesioni.

 

Rritja ekonomike prej më pak se 1 për qind gjatë tremujorit të fundit është edhe shifra më pozitive në 15 muajt e fundit.

Nëse rritja do të jetë e qëndrueshme për një vit atëherë do të thotë një rritje prej 3.7 për qind.

 

Japonia ka qënë e varur prej eksporteve ndaj edhe u godit rëndë, kur kërkesa për produkte ra si pasojë e krizës financiare në SHBA.

Nga muaji prill deri në qershor, prodhimi brut për tremujorin e dytë, u rrit me 0.9 për qind, ekuivalenti i një rritjeje vjetore prej 3.7 për qind.

Kjo vjen si një pasojë e një uljeje rekord në tremujorin e parë të vitit, kur ra edhe kërkesa globale.

 

Masat e shumta stimuluese të qeverisë ndihmuan në dhënien shtysë të ekonomisë, përfshirë edhe kredi dhe subvencione për të blerë makina që shpenzojnë pak karburante dhe prodhime elektrike shtëpiake.

 

Prodhuesit u ndihmuan edhe nga ripërtëritja e kërkesës për produkte në Kinë dhe tregje të tjera.

Japonia megjithatë mund të përballet me një rrugë të gjatë rimëkëmbjeje të qëndrueshme.

 

Efekti imediat i shpenzimeve të qeverisë për stimulimin e ekonomisë do të përfundojë në fund të vitit dhe papunësia pritet që të vazhdojë të rritet në kohën që kompanitë vazhdojnë të ulin koston. BBC 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Irani liron mësuesen e frëngjishtes (08.17.2009)
Kanadaja mbron sovranitetin (08.17.2009)
Uri Davis në udhëheqjen e Fatahut (08.16.2009)
Një shpërthim i fuqishëm trondit Kabulin (08.15.2009)
Zbutet recesioni në Europë, Gjermania dhe Franca në rritje (08.14.2009)
Sekretari Gejts mund të pranojë me hezitim shtimin e trupave në Afganistan (08.14.2009)
SHBA rinis trajnimin e trupave në Gjeorgji (08.14.2009)
Ish nënpresidenti amerikan Dik Çeni do të botojë kujtimet (08.14.2009)
Gjermani: Përdorimi i parullave naziste i ndaluar vetëm në gjermanisht (08.14.2009)
Zyrtari i lartë amerikan do të vizitojë Bjellorusinë (08.13.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]