VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ENDE NUK JANË GJETUR MBETJE TË AVIONIT MALEJZIAN

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 06:40am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
ENDE NUK JANË GJETUR MBETJE TË AVIONIT MALEJZIAN

E Hënë, 03.10.2014, 03:39pm (GMT+1)


Ekipet vjetnameze të shpëtimit thonë se kanë kërkuar gjithë natën dhe nuk kanë gjetur mbetje të avionit që u panë të dielën në mbrëmje. Kërkimet vazhdojnë për avionin malejzian të pasagjerëve që u zhduk me 239 vetë në bord.

Zyrtarët vjetnamezë thonë se operacionet përfshijnë avionë që fluturojnë në lartësi të ulëta, të cilët mbrëmë panë një objekt mbi ujë që u mendua se ishte dera e avionit të zhdukur. Por sot zyrtarët thanë se gjashtë avionë dhe shtatë anije të përfshira në operacion nuk kishin zbuluar asgjë.

Dje më herët, zyrtarët që po hetonin zhdukjen e avionit të shoqërisë ajrore Malaysia Airlines thanë se të dhënat e radarëve tregonin se avioni mund të jetë kthyer prapa papritur dhe në mënyrë të pashpjegueshme.

Shefi i forcave ajrore malejziane nuk dha hollësi mbi drejtimin që mund të ketë marrë avioni i tipit Boeing 777 që ishte nisur nga Kuala Lumpuri drejt Pekinit, apo çfarë distance përshkoi pasi ndryshoi kursin e fluturimit.

Po dje, policia tajlandeze tha se po heton edhe një rrjet kontrabande me pasaporta të vjedhura, pasi u zbulua se dy pasagjerë po udhëtonin me pasaporta të vjedhura nga dy shtetas evropianë.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RUSIA MERR NËN KONTROLL TË PLOTË KRIMENË - PA REZISTENCË DHE PA GJAKDERDHJE (03.09.2014)
NJË AUTOKOLONË USHTARAKE RUSE FUTET NË KRIME (03.09.2014)
EVROPA QENDRORE KËRKON TË IMPORTOJË GAZ AMERIKAN (03.09.2014)
SHBA - SIRIA E VONUAR ME SHKATËRRIMIN E ARMËVE KIMIKE (03.08.2014)
NETANJAHU - IZRAELI MUND TË HEQË DORË NGA DISA VENDBANIME (03.08.2014)
SEKRETARI KERRY TAKOHET ME MBRETIN E JORDANISË - NË KUADËR TË PËRPJKEJVE PËR PAQEN NË LINDJEN E MESME (03.08.2014)
LUFTANIJA AMERIKANE ARRIN NË DETIN E ZI (03.07.2014)
OBAMA, PUTIN DISKUTOJNË PËR KRIZËN NË UKRAINË (03.07.2014)
LIGJVËNËSIT E KRIMESË VOTOJNË PËR BASHKIM ME RUSINË (03.06.2014)
POWER - RUSIA DUHET TA QETËSOJË KRIZËN (03.06.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]