VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ITALIA SHPËTON 4 MIJË EMIGRANTË

                                                                                      

E Enjte, 05.09.2024, 09:15pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
ITALIA SHPËTON 4 MIJË EMIGRANTË

E Mërkurë, 04.09.2014, 04:42pm (GMT+1)


Italia thotë se dy ditët e fundit ka shpëtuar 4 mijë imigrantë në Detin Mesdhe. Ministri i Brendshëm Angelino Alfano tha sot në një intervistë për radion shtetërore se operacionet e shpëtimit dhe të mbërritjes së imigrantëve kanë vazhduar pa pushim dhe se gjendja urgjente e shkaktuar prej këtij fenomeni po keqësohet.
 
Ai i kërkoi Bashkimit Evropian të bëjë më tepër për të ndihmuar survejimin nga policia të ujërave të Detit Mesdhe, duke thënë se dhjetra miliona dollarët e dhënë  për këtë operacion nuk e kanë zgjidhur problemin.
 
Italia është porta për në Evropë e imigrantëve afrikanë, që kërkojnë t'i shpëtojnë luftës, varfërisë dhe trazirave politike në vendet e tyre.
 
Italia filloi një operacion të përhershëm detar shpëtimi në fund të vitit të kaluar, pas vdekjes së më tepër se 400 imigrantëve nga mbytja e anijeve në brigjet e italiane.
 
Alfano dënoi personat që organizojnë udhëtimet e rrezikshme me det nga Afrika Veriore, duke i cilësuar ata "tregtarë të vdekjes".
 
Ai tha se rreth 1 mijë e 500 imigrantë kanë mbërritur këtë vit në Itali dhe se qindra mijëra të tjerë janë gati për t'u nisur me anije kontrabandë nga Libia.
za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SPANJË - PARLAMENTI NUK LEJON REFERENDUMIN PËR PAVARËSINË E KATALONJËS (04.09.2014)
SEKRETARI KERRY - RUSIA PO USHQEN TRAZIRA SEPARATISTE (04.09.2014)
RUSIA BËN QË SHBA TË RISHIKOJNË PREZENCËN USHTARAKE NË EVROPË (04.08.2014)
AMNESTY INTERNATIONAL - DHUNA NDAJ ROMËVE NË EVROPË NË RRITJE (04.08.2014)
8 PRILLI - DITA NDËRKOMBËTARE E ROMËVE (04.08.2014)
SHTËPIA E BARDHË E PARALAJMËRON RUSINË PËR UKRAINËN (04.07.2014)
UKRAINË - AKTIVISTËT PRORUSË SHPALLËN REPUBLIKË NË DONJECK (04.07.2014)
FAMILJARËT E VIKTIMAVE TË SREBRENICËS E PADISIN QEVERINË E HOLLANDËS (04.07.2014)
SHBA - DY LUFTANIJE TË TJERA NË JAPONI (04.07.2014)
SHBA - AMERIKANËT TË MOS SHKOJNË NË IRAK (04.07.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]