VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NATO PARALAJMËRON RUSINË PËR TENSIONET

                                                                                      

E Enjte, 05.02.2024, 11:55am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
NATO PARALAJMËRON RUSINË PËR TENSIONET

E Premte, 04.11.2014, 06:37pm (GMT+1)


NATO-ja po paralajmëron përsëri Rusinë lidhur me shkallëzimin e tensioneve në Ukrainë dhe përgjatë kufirit ruso-ukrainas. Pavarësisht kërcënimeve të Rusisë për ndërprerjen e furnizimeve me gaz për Ukrainën, NATO-ja dhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga mbështetja e tyre për Kievin.

 
Ndërsa një destrojer amerikan anija USS Donald Cook hyri në Detin e Zi për të siguruar aleatët e shqetësuar, NATO-ja publikoi imazhe satelitore që tregojnë forcat ruse të pozicionuara përgjatë kufirit me Ukrainën.

Fotografitë tregojnë batalione artilerie, helikopterë, aeroplanë luftarakë dhe forca speciale, gjithsej rreth 35 - 40 mijë trupa.

Gjatë një takimi me zyrtarë çekë në Pragë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen deklaroi:

"Nëse Rusia e ka seriozisht lidhur me nisjen e një dialogu, hapi i parë duhet të jetë tërheqja e trupave të saj."

Rusia mbetet e palëkundur dhe një agjenci shtetërore e lajmeve citon një gjeneral rus të ketë thënë se imazhet e NATO-s janë të vjetra, nga muaji gusht i vitit të kaluar.
Presidenti rus Vladimir Putin mohoi që veprimet e Moskës të jenë pjesë e ndonjë plani më të gjerë.

"Të gjitha vendimet janë marrë pasi u bë e qartë se cili ishte qëndrimi i popullit. Ne nuk i kishim përgatitur këto zhvillime."

Ndërkohë, në disa pjesë të Ukrainës Lindore, protestues pro-Moskës bëjnë thirrje për ndërhyrje të mëtejshme ruse.

"Rusia nuk do të na lërë kurrë në baltë. Gjithashtu dua t'i bëj thirrje zotit Putin që të na ndihmojë dhe ne në juglindje të Ukrainës. Ata që nuk duan ndihmë duhet të shkojnë në perëndim," thotë një grua përballë disa protestuesve.

Në Kiev, presidenti i përkohshëm i Ukrainës, Oleksandr Turchynov, u bëri thirrje protestuesve që të dorëzohen.

"Nuk ka nevojë që të miratohet një ligj për amnisti. Ne garantojmë që nuk do të ketë ndjekje penale për personat që dorëzojnë armët dhe largohen nga ndërtesat publike."

Por në lindje të vendit, një varg makinash ushtarake ukrainase hasën rezistencë nga fshatarët e zonës, të cilëve nuk u pëlqeu ky demonstrim force. Pavarësisht kërcënimeve të Rusisë për ndërprerjen e furnizimeve me gaz për Ukrainën, as NATO-ja dhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndërmend të tërhiqen. Gjatë kthimit nga një udhëtim në Azi, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel i telefonoi homologut të tij ukrainas, duke e siguruar se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë Kievit.

Ndërsa avionë luftarake amerikanë zhvilluan trajnime të planifikuara qysh më parë me forcat rumune, në hyrje të Detit të Zi, një luftanije franceze iu bashkua stërvitjeve ushtarake.

Një demonstrim force, që synon të risjellë qetësi në një rajon të trazuar.
za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ASAMBLEJA PARLAMENTARE E KËSHILLIT TË EVROPËS MIRATON REZOLUTË KUNDËR RUSISË (04.10.2014)
SHBA - PËRPJEKJE KUNDËR DISKRIMINIMIT GJINOR NË PAGA (04.10.2014)
ITALIA SHPËTON 4 MIJË EMIGRANTË (04.09.2014)
SPANJË - PARLAMENTI NUK LEJON REFERENDUMIN PËR PAVARËSINË E KATALONJËS (04.09.2014)
SEKRETARI KERRY - RUSIA PO USHQEN TRAZIRA SEPARATISTE (04.09.2014)
RUSIA BËN QË SHBA TË RISHIKOJNË PREZENCËN USHTARAKE NË EVROPË (04.08.2014)
AMNESTY INTERNATIONAL - DHUNA NDAJ ROMËVE NË EVROPË NË RRITJE (04.08.2014)
8 PRILLI - DITA NDËRKOMBËTARE E ROMËVE (04.08.2014)
SHTËPIA E BARDHË E PARALAJMËRON RUSINË PËR UKRAINËN (04.07.2014)
UKRAINË - AKTIVISTËT PRORUSË SHPALLËN REPUBLIKË NË DONJECK (04.07.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]