UKRAINË - OPERACION ANTITERROR NË SLLOVJANSK
E Djelë, 04.13.2014, 10:13am (GMT+1)
Ministria e brendshme e Ukrainës thotë se e ka filluar një operacion "antiterror" në qytetin lindor Sllovjansk. Ministri i brendshëm i përkohshëm, Arsen Avakov, ka shkruan në Facebook se "forcat nga të gjitha njësitë e sigurisë të vendit janë sjellur brenda". Sllovjansk është njëri nga disa qytete në Ukrainë, ku aktivistët prorusë me armatim automatik dje i kanë okupuar stacionet e policisë. Në qytetin tjetër, Kramatorsk, persona të armatosur e kanë marrë kontrollin ndaj selisë së policisë, pas një beteje të armatosur të dukshme me forcat e sigurisë. Qeveria e Ukrainës e ka akuzuar Rusinë për "agresion", derisa sulmet kundër ndërtesave qeveritare dhe selive të policisë janë përhapur në gjithë pjesën lindore të Ukrainës. rel
www.voal-online.ch
|