SHBA - NUK DO TË LËSHOJMË VIZË PËR HAMIF ABUTALEBIN
E Premte, 04.11.2014, 08:33pm (GMT+1)
Shtëpia e Bardhë ka bërë me dije se nuk do të lëshojë vizë për të dërguarin e ri të Iranit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Hamid Abutalebi.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney, ka bërë me dije se e kanë njoftuar Organizatën e Kombeve të Bashkuara por edhe vetë Iranin, se nuk do të lëshojnë vizë për Abutalebi.
Zyrtari iranian është i akuzuar për pjesëmarrje në marrjen e Ambasadës Amerikane në Teheran në vitin 1979, me ç'rast ishin marrë peng 52 diplomatë amerikanë të cilët ishin mbajtur për 444 ditë. rel
www.voal-online.ch
|