VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KREU I CIA-s NË BERLIN LARGOHET NGA GJERMANIA

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 01:20am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
KREU I CIA-s NË BERLIN LARGOHET NGA GJERMANIA

E Shtunë, 07.19.2014, 08:59am (GMT+1)



Përfaqësuesi më i lartë i shërbimeve sekrete amerikane në Gjermani i përgjigjet kërkesës gjermane për largimin nga ky vend. Ai u largua nga aeroporti i Frankfurtit të enjten.


Kreu i shërbimeve sekrete amerikane në Gjermani i është përgjigjur kërkesës së Gjermanisë për t'u larguar nga vendi. Ai u largua të enjten me avion nga aeroporti i Frankfurtit mbi Main duke lënë Gjermaninë. Para një jave pas bërjes publike të rekrutimit të një agjenti të shërbimit informativ gjerman, BND nga ana e CIA-s amerikane, dhe një rasti tjetër të dyshuar në Ministrinë e Mbrojtjes së Gjermanisë, qeveria gjermane ndërmori një vendim të pazakontë dhe për herë të parë - dëbimin e kreut të CIA-s nga Berlini, një gjest i ashpër diplomatik kundër Shteteve të Bashkuara, aleatit më të rëndësishëm gjerman.

Afera ende nuk ka marrë fund

Qeveria gjermane e argumentoi kërkesën për dëbimin e kreut të shërbimeve sekrete edhe me aksionet e njohura të përgjimit në masë të madhe nga ana e agjencisë kombëtare amerikane, NSA në Gjermani. Gjermania pati reaguar e zemëruar pas bërjes publike të lajmit, mbi bazën e dokumentave të Snoëndenit, se celulari i kancelares Merkel është përgjuar me vite nga amerikanët. Nuk është e qartë nëse përfaqësuesi i CIA-s në Gjermania i ka drejtuar veprimet e spiunazhit nga ambasada amerikane në Berlin, apo i ka kryer ato nga Vjena, siç kanë njoftuar mediat, kjo nuk dihet ende.


Shërbimi informativ gjerman, BND

Në rast se kreu i shërbimeve sekrete nuk do të kishte ndjekur kërkesën e Gjermanisë, atëherë ai mund të ishte shpallur "persona non grata", dhe me këtë përcaktim, ai duhej të braktiste Gjermaninë brenda një afati 72 orësh.

Për dy vite një punonjësi i BND-së i ka dorëzuar 218 dokumente shërbimeve sekrete amerikane, ndër to së fundmi edhe për punën e Komisionit Hetimor të Bundestagut për aferën e NSA-së, që punon për zbardhjen e përgjimeve të agjencisë kombëtare të sigurisë në Gjermani. Agjenti i dyfishtë, tani i arrestuar, një 31 vjeçar gjerman është shpërblyer në një shifër me pesë zero prapa dhe e ka pranuar se ka punuar me amerikanët.dw
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRESIDENTI OBAMA - SULMI NDAJ AEROPLANIT VINTE NGA ZONA SEPARATISTE (07.18.2014)
NETANYAHU - USHTRIA T'I ZGJEROJË OPERACIONET NË RRIPIN E GAZËS (07.18.2014)
BOTA SHOKOHET NGA TRAGJEDIA NË UKRAINË (07.18.2014)
IZRAELI FILLON OFENSIVËN TOKËSORE NË GAZË (07.18.2014)
JOE BIDEN - RRËZIMI I AVIONIT MALAJZIAN NUK ËSHTË AKSIDENT (07.18.2014)
NJË AVION MALAJZIAN ME 295 VETË RRËZOHET NË UKRAINËN LINDORE (07.17.2014)
SHBA DHE BE ME SANKSIONE TË REJA KUNDËR RUSISË (07.17.2014)
HOLANDA - PËRGJEGJËSE PËR DISA TË VRARË NË SREBRENICË (07.16.2014)
IZRAELI KËRKON EVAKUIMIN E PALESTINEZËVE NGA RRIPI I GAZËS (07.16.2014)
MOGHERINI DHE GEORGIEVA, KANDIDATE PER TA ZËVENDËSUAR ASHTONIN (07.16.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]