E Hënë, 04.29.2024, 03:03am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
ALEXANDR GOLZ - GODITJA NGA AJRI POTHUAJSE E PAMUNDUR
Golz - Burimi i vetëm i informacionit objektiv është Shërbimi i Satelitor i Informacionit i SHBA

E Shtunë, 07.19.2014, 10:34am (GMT+1)



Meqë në këtë rajon nuk ka sisteme fikse të mbrojtjes ajrore avioni duhet të jetë qëlluar nga një sistem portativ mbrojtjeje kundërajrore. Goditja e tij nga ndonjë avion tjetër është thuajse e pamundur.

Alexandr Golz, gazetari ushtarak rus dhe kryeredaktor i ageancisë ruse të lajmeve në internet ej.ru. mendon se pas njoftimeve të disa mediave amerikane se shërbimet sekrete amerikane e kanë regjistruar vetë vendin prej nga është qëlluar raketa nuk ka dyshim se avioni është qëlluar.

Në lidhje me versionet e ndryshme që janë në qarkullim se prej kujt mund të jetë qëlluar raketa, Golz tha në bisedë me Deutsche Welle: "Ne gjendemi në një luftë informacioni, ku të gjitha palët akuzojnë njëra-tjetrën dhe të gënjejnë. Ne nuk mund t'u besojmë as burimeve zyrtare apo mediave ruse as atyre ukrainase. Burimi i vetëm i informacionit objektiv mbetet sipas meje Shërbimi i Satelitor i Informacionit i Shteteve të Bashkuara. Ai thotë se ka pasur një goditje me raketë."

Meqë në këtë rajon nuk ka sisteme fikse të mbrojtjes ajrore sipas Alexandr Golz mund të thuhet se avioni është rrëzuar me një raketë të qëlluar nga një sistem portativ mbrojtjeje kundërajrore dhe versioni që mund të jetë sulmuar nga ndonjë avion tjetër nga ajri mund të hidhet poshtë.

Jo sulm nga ndonjë avion tjetër

Ukraina aktualisht ka sisteme të mbrojtjes ajrore të tipit S-200, që mund të qëllojnë objekte deri në largësinë 100 kilometra (në tokë) dhe në lartësinë 30 kilometra në ajër. Rusia ka sisteme shumë më të mira, S-300. Të dy palët kanë gjithashtu sisteme të mbrojtjes ajrore "Buk-Ð1", dhe Rusia madje edhe më të fundit "Buk-Ð1-2". Këto sisteme janë të destinuara në fakt për mbrojtjen e trupave tokësore, sepse mund të qëllojnë objekte që fluturojnë në lartësi prej më shumë se 10.000 metra.

Po ashtu mediat shtetërore ruse, sidomos kanali televiziv "Vesti" dhe agjencia e lajmeve Itar-Tass, raportuan në qershor të këtij viti se rebelët kishin vënë nën kontrollin e tyre me armë të mbrojtjes ajrore një bazë ushtarake ukrainase dhe duhet të kenë përdorur gjithashtu "Buk-Ð1".

Veprim diletantësh

Sipas gazetari ushtarak rus goditja e avionit duhet të jetë bërë nga njerëz që nuk kanë njohuri nga mbrojtja kundërajrore dhe nuk kanë qenë në gjendje të përllogarisin të dhënat e radarëve. Me sa duket ata kanë dashur të identifikojnë ndonjë avion të kundërshtarit, por e kanë identifikuar gabim për shkak të mungesës së njohurive. Gotz mendon se personat që merren me mbrojtjen kundërajrore që bazohet në të dhënat që mblidhen nga shumë radarë, kanë njohuri për korridoret ajrore dhe informacione për oraret e fluturimit të avionëve të pasagjerëve.

Goditje me pasoja

Sipas Alexandr Golz mundësia që avioni të jetë goditur nga territori rus është më pak i mundshëm. Po ashtu gazetari ushtarak rus nuk do ta përjashtojë tërësisht që në këtë incident të jenë përfshirë trupat ushtarake ukrainase, që mendojnë se mund të qëllojnë rregullisht avionë ushtarakë rusë.

Kushdo që të jetë autori i goditjes ai do të përballet me regime të forta ndërkombëtare, mendon Golz. "Nëse përgjegjës për goditjen janë separatistët, atëhere bota nuk do të bëjë më dallim mes tyre dhe Rusisë. Më kujtohet se çfarë ka ndodhur në shtator të vitit 1983, kur sovjetikët qëlluan një aeroplan korean pasagjerësh. Reagimi nuk ishte vetëm zemërim, por urrejtje nga e gjithë bota. Por nëse del se përgjegjëse është ushtria ukrainase, e njëjta gjë do të ndodhë edhe me Ukrainën dhe atëherë prej simpatisë ndërkombëtare nuk do të mbetet më asnjë gjurmë."
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KREU I CIA-s NË BERLIN LARGOHET NGA GJERMANIA (07.19.2014)
PRESIDENTI OBAMA - SULMI NDAJ AEROPLANIT VINTE NGA ZONA SEPARATISTE (07.18.2014)
NETANYAHU - USHTRIA T'I ZGJEROJË OPERACIONET NË RRIPIN E GAZËS (07.18.2014)
BOTA SHOKOHET NGA TRAGJEDIA NË UKRAINË (07.18.2014)
IZRAELI FILLON OFENSIVËN TOKËSORE NË GAZË (07.18.2014)
JOE BIDEN - RRËZIMI I AVIONIT MALAJZIAN NUK ËSHTË AKSIDENT (07.18.2014)
NJË AVION MALAJZIAN ME 295 VETË RRËZOHET NË UKRAINËN LINDORE (07.17.2014)
SHBA DHE BE ME SANKSIONE TË REJA KUNDËR RUSISË (07.17.2014)
HOLANDA - PËRGJEGJËSE PËR DISA TË VRARË NË SREBRENICË (07.16.2014)
IZRAELI KËRKON EVAKUIMIN E PALESTINEZËVE NGA RRIPI I GAZËS (07.16.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lart]