E Djelë, 04.28.2024, 11:20pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
SHBA - PËRLESHJE MES POLICISË DHE PROTESTUESVE NË FERGUSON

E Djelë, 08.17.2014, 07:29am (GMT+1)



Dhjetra protestues u përleshën me policinë në një qytet amerikan, ku një javë më parë, një polic qëlloi për vdekje një 18 vjeçar të paarmatosur.  Dëshmitarët në Ferguson të Mizurit thonë se protestuesit sulmuan një dyqan mbrëmë vonë, ku Michael Brown është akuzuar për vjedhje pak para se ai të qëllohej për vdekje.

Disa protestues hodhën shishe dhe objekte të tjera në drejtim të policisë. Ndërkohë, demonstruesit paqësorë u kërkuan protestuesve më agresivë të ndalnin aktet e tyre.

Dje, njerëzit u ranë borive të makinave dhe ecën në rrugë në shenjë proteste, pasi avokati i familjes Brown tha se policia po rrezikonte qetësinë dhe është përpjekur të shtrembërojë karakterin e klientit të tij duke publikuar një video ku tregohet Michael Brown duke vjedhur një dyqan.

"Prej kohësh ne e kemi pasur këtë kasetë. Ne duhej ta analizonim me kujdes informacionin që ishte në kasetë për të përcaktuar nëse ka pasur ndonjë arsye tjetër për ta mbajtur atë, nëse dikush tjetër do të duhej të ngarkohej me krimin, dhe ne vendosëm që kaseta nuk ishte me rëndësi për  rastin në fjalë", thotë Thomas Jackson, shef i policisë së Fergusonit.

"Më parë shefi i policisë publikoi videon që ne mendojmë se ishte një përpjekje për të mjegulluar gjërat dhe për të devijuar vëmendjen nga ajo që ka ndodhur me të vërtetë ", thotë Eric Davis, kushëriri i adoleshentit të vrarë.

Dëshmitarët thonë se polici e qëlloi shumë herë adoleshentin zezak kur ai ngriti duart lart, por policia thotë se ndaj tij u hap zjarr pasi ai u përpoq t'i merrte armën policit.

Policia thotë se oficeri Darren Wilson është dërguar në një vend të sigurt për shkak të shqetësimeve për sigurinë e tij.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PAPA LUMTURON MARTIRËT FETARË TË KORESË (08.16.2014)
PAPA FRANÇESKU - HIQNI DORË NGA MATERIALIZMI (08.16.2014)
EPIDEMIA E EBOLËS MË E PËRHAPUR SE MENDOHEJ (08.15.2014)
AUTORITETET NË FERGUSON PUBLIKOJNË EMRIN E POLICIT QË VRAU ADOLESHENTIN (08.15.2014)
UKRAINA NUK DO TË LEJOJË AUTOKOLONËN ME NDIHMA NGA RUSIA (08.12.2014)
OBAMA - IRAKIANËT TË BASHKOHEN NË LUFTËN KUNDËR MILITANTËVE ISLAMIKË (08.12.2014)
LIDERËT EVROPIANË I DËRGOJNË URIME ERDOGANITKancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka uruar “sukes, qëndrueshmëri dhe fuqi” (08.11.2014)
VAZHDOJNË SULMET AMERIKANE NDAJ SHTETIT ISLAMIK (08.11.2014)
MILITANTËT E BRAKTISIN AL KAIDËN PËR SHTETIN ISLAMIK (08.11.2014)
PUTIN E FILLOI PROJEKTIN RUSO-AMERIKAN TË NAFTËS (08.10.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lart]