VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NATO MIRATON DËRGIMIN E PAJISJEVE USHTARAKE NË EUROPËN LINDORE

                                                                                      

E Mërkurë, 05.15.2024, 01:11pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
NATO MIRATON DËRGIMIN E PAJISJEVE USHTARAKE NË EUROPËN LINDORE

E Premte, 09.05.2014, 02:35pm (GMT+1)

Udhëheqësit e NATO-s miratuan dërgimin e pajisjeve ushtarake në Europën Lindore, si një mjet i mundshëm frenimi ndaj lëvizjeve të mëtejshme agresive të Rusisë. Ata ranë dakord gjithashtu të krijojnë një forcë të reagimit të shpejtë me trupa të aleancës për t'iu përgjigjur krizave.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmusen e shpalli "Operacionin Spearhead" sot, ndërkohë që takimi dyditor i nivelit të lartë po merr fund në Uells të Britanisë. Ai tha se Polonia, Rumania dhe vendet baltike kanë ofruar të ngrejnë një strukturë të posaçme për depozitimin e pajisjeve ushtarake.

Kryeministri David Cameron tha se Britania do të kontribuojë me 3.500 vetë për forcën e reagimit të shpejtë. Ai tha se NATO-ja duhet të rrisë aftësitë e saj për t'u përballur me sfidat në Evropë.

Presidenti amerikan Barak Obama pritet të flasë sot për çështjet me të cilat përballet NATO-ja.  

Udhëheqësit e NATO-s diskutuan edhe për sanksionet e mundshme të mëtejshme kundër Rusisë pasi u bë e qartë shkalla e përfshirjes së saj ushtarake në mbështetetje të separatistëve në Ukrainë. Një tjetër pikë e rëndësishme në rendin e ditës ishte përballja me kërcënimin që përbën  për të gjitha vendet grupi radikal militant që tani e quan veten Shteti Islamik, i cili thotë se synon të zgjerojë operacionet  përtej territoreve që kontrollon në veri të Irakut dhe në Siri.

Po sot, Sekretari i Jashtëm britanik Phillip Hammond tha se Perëndimi nuk do t'i ndryshojë planet për sanksionet kundër Rusisë, por shtoi se ato mund të hiqen në varësi nga rezultati i bisedimeve të sotme të paqes në Minsk të Bjellorusisë.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SOT - DITA E DYTË E TAKIMIT TË NATOs (09.05.2014)
Times, BARACK OBAMA DHE DAVID CAMERON - NUK FRIKËSOHEMI NGA VRASËSIT BARBARË! (09.04.2014)
PRESIDENTI OBAMA NË BRITANI PËR TAKIMIN E NATO-s (09.04.2014)
NATO HAP SAMITIN ME TEMËN PËR UKRAINËN LINDORE (09.04.2014)
LIGJVËNËSIT AMERIKANË KËRKOJNË VEPRIME URGJENTE KUNDËR ISIS-it (09.03.2014)
PRESIDENTI OBAMA FILLON VIZITËN NË ESTONI (09.03.2014)
PRESIDENTI OBAMA NIS VIZITËN NË EVROPË (09.02.2014)
NATO KRIJON NJË FORCË TË REAGIMIT TË SHPEJTË NË PËRGJIGJE TË KRIZËSNË UKRAINË (09.02.2014)
PËRLESHJE NË RRAFSHNALTËN E GOLANIT (09.01.2014)
IZRAELI DO TË MARRË 400 HEKTARË TOKË PRANË BETLEHEMIT (09.01.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]