VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PRESIDENTI OBAMA - ANËTARËT E NATOs DAKORD PËR TIU KUNDËRVËNË SHTETIT ISLAMIK

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 11:14am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
PRESIDENTI OBAMA - ANËTARËT E NATOs DAKORD PËR TIU KUNDËRVËNË SHTETIT ISLAMIK

E Shtunë, 09.06.2014, 06:27pm (GMT+1)

Presidenti Barack Obama i dha fund takimit të NATO-s në Britani, duke thënë se Aleanca ka rëndë dakord të luajë një rol në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Takimi u përqëndrua kryesisht tek mënyra se si duhet trajtuar agresioni i Rusisë kundër Ukrainës dhe përcaktimin e mënyrave për të mos lejuar që Moska të kërcënojë aleatët e NATO-s në Evropën Lindore.

Presidenti amerikan i kushtoi vëmendje në takim edhe konfrontimit me kërcënimin që përbëjnë militantët e Shtetit Islamik, ose ISIL.

Zoti Obama la të kuptohet se nuk ka asnjë dyshim mes anëtarëve të NATO-s për rolin kritik të Aleancës në dobësimin dhe eventualisht mundjen e militantëve. islamikë.

"Gjatë këtyre dy ditëve të takimit pati një qëndrim unanim se ISIL paraqet një kërcënim  për anëtarët e NATO-s dhe u pranua nga të gjithë se ne duhet të marrim masa."

Ai nuk njoftoi ndonjë masë specifike shtesë që vendet anëtare të NATO-s mund të marrin.

Aleatët i kanë mbështetur forcat amerikane dhe ato irakiane, duke i ofruar burime zbulimi, survejimi, ndihmë humanitare për personat e kërcënuar nga militantët, si dhe armë për forcat irakiane, përfshirë forcat kurde që luftojnë me militantët.

Presidenti po ashtu po përpiqet që vendet arabe dhe në mënyrë specifike shtetet me shumicën e popullsisë suni, të bashkohen në mënyrë aktive në luftime dhe tha se ai po e dërgon Sekretarin e Shtetit John Kerry në rajon, për t'u konsultuar me udhëheqësit e atjeshëm. Në kuadrin e takimit, presidenti zhvilloi bisedime me mbretin  Abdullah të Jordanisë dhe me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

Lidhur me Rusinë, udhëheqësit e NATO-s miratuan krijimin e një force të ndërhyrjes së shpejtë, e aftë të reagojë me shpejtësi ndaj kërcënimeve që mund t'u vijnë vendeve anëtare të Aleancës nga Evropa Lindore.

Plani lidhet me pozicionimin e më shumë trupave dhe pajisjeve të NATO-s, tregues i dukshëm, që Aleanca do t'i mbrojë vendet anëtare, mesazh që zoti Obama e theksoi gjatë gjithë udhëtimit të tij:

"Kjo do të thotë se NATO e pranon se nën dritën e veprimeve të fundit të Rusisë, si dhe retorikës së saj, ne duhet ta bëjmë të qartë si kristali: e kemi seriozisht kur flasim për Artikullin 5, që lishet me përkushtimet tona; një shtim i pranisë me forca dhe armatime shërben si  pengesë për çdo agresion tjetër rus që mund të shohim".

Udhëheqësi amerikan tha se mbetet skeptik lidhur me armëpushimin në Ukrainë, që u arrit të premten. Ai tha se SHBA dhe Evropa po përgatisin sanksione, të cilat do të prekin sektorët kyç të Rusisë: energjinë, armatimet dhe sektorët financiarë.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NATO MIRATON DËRGIMIN E PAJISJEVE USHTARAKE NË EUROPËN LINDORE (09.05.2014)
SOT - DITA E DYTË E TAKIMIT TË NATOs (09.05.2014)
Times, BARACK OBAMA DHE DAVID CAMERON - NUK FRIKËSOHEMI NGA VRASËSIT BARBARË! (09.04.2014)
PRESIDENTI OBAMA NË BRITANI PËR TAKIMIN E NATO-s (09.04.2014)
NATO HAP SAMITIN ME TEMËN PËR UKRAINËN LINDORE (09.04.2014)
LIGJVËNËSIT AMERIKANË KËRKOJNË VEPRIME URGJENTE KUNDËR ISIS-it (09.03.2014)
PRESIDENTI OBAMA FILLON VIZITËN NË ESTONI (09.03.2014)
PRESIDENTI OBAMA NIS VIZITËN NË EVROPË (09.02.2014)
NATO KRIJON NJË FORCË TË REAGIMIT TË SHPEJTË NË PËRGJIGJE TË KRIZËSNË UKRAINË (09.02.2014)
PËRLESHJE NË RRAFSHNALTËN E GOLANIT (09.01.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]