VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - POROSHENKO - SHUMICA E TRUPAVE RUSE KANË IKUR NGA UKRAINA

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 01:29pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
POROSHENKO - SHUMICA E TRUPAVE RUSE KANË IKUR NGA UKRAINA

E Enjte, 09.11.2014, 08:58am (GMT+1)



Presidenti i Ukrainës,  Petro Poroshenko thotë se Russia ka tërhequr më tepër se dy të tretat e trupave të saj nga Ukraina lindore.

Zoti Poroshenko i tha kabinetit të tij të mërkurën, gjatë një takimi të transmetuar me televizion, se ai kishte marrë të dhëna zbulimi, sipas të cilave, 70 për qind e trupave ruse që kishin hyrë në Ukrainë për të luftuar krahas me separatistët pro-rusë, ishin kthyer në Rusi.

NATO ka vlerësuar se të paktën 1,000 trupa ruse hynë në Ukrainë. Shumë vëzhgues besojnë se ata ndihmuan në avancimin e rebelëve, të cilët deri disa javë më parë, ishin duke pësuar humbje të mëdha në luftimet me forcat qeveritare.

Rusia ka mohuar të ketë çuar trupa dhe pajisje ushtarake në Ukrainën lindore, edhe pse udhëheqësit separatistë thanë se po ndihmoheshin nga ushtarët rusë, të cilët e përdorën kohën e tyre të pushimeve për të luftuar me trupat ukrainsave të territorin ukrainas.

Të martën, shërbimi i shtypit i Kremlinit citoi Presidentin rus  Vladimir Putin t'i ketë thënë zotit Poroshenko gjatë bisedës telefonike se ai është i përkushtuar për një zgjidhje paqësore të krizës me Ukrainën.

Njoftimi për bisedën telefonike erdhi, ndërsa SHBA thanë se po finalizonin disa masa për zgjerimin e saknsioneve ndaj Rusisë lidhur me qëndrimin ndaj Ukrainës.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHBA I KËRKON RUSISË TË LIROJË ZYRTARIN ESTONEZ (09.10.2014)
PRESIDENTI OBAMA - KAM AUTORITETIN PËR TË NISUR AKSIONIN KUNDËR MILITANTËVE TË IS (09.10.2014)
BAGHAJATI - TË GJITHË JEMI PËRGJEGJËS PËR REKRUTIMIN EKSTREMIST (09.09.2014)
JORDANIA DHE KËRCËNIMI I SHTETIT ISLAMIK (09.09.2014)
NATO, E NDARË LIDHUR ME RUSINË (09.06.2014)
PRESIDENTI OBAMA - ANËTARËT E NATOs DAKORD PËR TIU KUNDËRVËNË SHTETIT ISLAMIK (09.06.2014)
NATO MIRATON DËRGIMIN E PAJISJEVE USHTARAKE NË EUROPËN LINDORE (09.05.2014)
SOT - DITA E DYTË E TAKIMIT TË NATOs (09.05.2014)
Times, BARACK OBAMA DHE DAVID CAMERON - NUK FRIKËSOHEMI NGA VRASËSIT BARBARË! (09.04.2014)
PRESIDENTI OBAMA NË BRITANI PËR TAKIMIN E NATO-s (09.04.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]