VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - AGJENCIA E LAJMEVE 'SPUTNIK' - KREMLINI KËRKON TË ORIENTOJË PROPAGANDËN PERËNDIMORE

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 10:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
AGJENCIA E LAJMEVE 'SPUTNIK' - KREMLINI KËRKON TË ORIENTOJË PROPAGANDËN PERËNDIMORE

E Premte, 11.14.2014, 09:48am (GMT+1)


Gjatë përurimit të agjencisë më të re të lajmeve "Sputnik"


Produkti më i fundit medial i Rusisë, është agjencia e lajmeve Sputnik -- një sipërmarrje ambicioze internacionale, në gjuhë të ndryshme dhe seli anembanë botës.

Dmitry Kiselyov, drejtori i kompanisë amë, Rossiya Segodnya, ka për qëllim t'i kundërvihet "propagandës" perëndimore.

Një vështrim i shpejtë i ofertave të mëparshme të Sputnik, tregon se ky produkt nuk është edhe aq i rremë aq sa është selektiv -- i sigurtë për të tërhequr lexuesit konservatorë në perëndim.

Këtu janë pesë arsyet pse agjencia e re e lajmeve të Kremlinit, mendon se perëndimi duhet të ketë shumë, shumë frikë.

1.Shpërfillje e plotë e politikanëve britanikë

Perëndim apo lindje, Sputnik garanton që ne të gjithë jemi në mëshirën e politikanëve.Në fund të fundit, ata janë mjeshtër shumë të trajnuar në artin e gjuhës së trupit në rolin e "bindësit".

Një manual ilustrues nga Alina, ofron këshilla se si të interpretojmë shprehjet e fytyrës dhe lëvizjet e duarve të zyrtarëve më të mëdhenj botëror.

Përderisa presidenti rus Vladimir Putin paraqitet duke demonstruar "lumturi",me lëvizjen e cepave të buzëve dhe duke "dëgjuar" me mbajtje të duarve në mënyrë të sigurtë, Ish Kryeministri britanez Tony Blair dhe kryeministri aktual David Cameron, dëshmojnë edhe një herë se janë "snoba të pakorrigjueshëm"-- cepin e buzës dhe shikimin lart.

(Kancelarja gjermane Angela Merkel, në anën tjetër "shpreh një shkallë më të ulët të komoditetit emocional", duke i kryqëzuar duart përmbi legenin e saj).

2. Fëmijë të lazdruar dhe presidentë vegjetarianë


"Vetëm një ose dy gjenerata më parë", shkruan korrespodentja e Sputnik Nikita Alentyev, "hedhja poshtë e hamburgerit do të pasonte me një shuplakë nga nëna dhe babai, me një ligjeratë për mënyrën e të ushqyerit.Fëmijëve të ditëve të sotme, iu pelqën ideja të ndihen "të veçantë" dhe të pranojnë këshillat e përzgjedhjeve në ushqim nga personat rreth tyre". Rezultati?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta kenë një president vegjetarian në vitin 2020.

3. Jeni duke humbur kohë me Al-Baghdadi

Zyrtarët e mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka qenë e pa mundur të konfirmojnë nëse lideri terrorist i ISIL-it, Abu Bakr al Baghdadi, është plagosur apo vrarë më 9 nëntor, nga sulmet ajrore në Irakun perëndimor.

Sipas Sputnik, në anën tjetër nuk ka rëndësi. "Ndryshe nga Al Qaeda, që ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të karizmës dhe popullaritetit të një personi", shkruan Andreë Korybko, "ISIL bën bashk grupe të ndryshme terroriste", që "nuk janë domosdoshmërisht të drejtuar nga Al-Baghdadi".

"Oh, dhe Osama Bin Laden? Ai ishte pak më shumë se sa një drejtues formal",
në kohën kur Shtetet e Bashkuara e gjetën atë.

 
4. Myslimanët dhe latino-amerikanët janë duke e pushtuar gjithë planetin
 

Me popullsine e vet sllave, Rusia është e ndjeshme në çështjet demografike-- të saj dhe të tjerve.

Në një pjesë shkrimi të titulluar "Nga Vatikani në mbulesë" , Sputnik përmend raportimin e gjërë të trendeve të popullsisë, që t'ia kujtoj Shteteve të Bashkuara se dy grupet më të mëdha demografike, myslimanët dhe latino-amerikanët, janë gjithnjë e më konvergjent, përderisa latinët dëshmuan entuziazmin e tyre të konvertimit. (Latino-amerikanët përbëjnë vetëm 12 përqind të të konvertuarve në musliman, por gratë latino-amerikane bëjnë më shumë se gjysma e atij grupi).

"Ky identifikim është bumerang për vendlindjet e tyre, me kthimin e latino-muslimanëve në shpërndarjen e kulturës islame".


5. Florida jugore është Donbas-i rradhës

Rusia dëshiron një ndarje të mirë, veçanërisht të "pjesës" së vet.

Galeria e Sputnik-ut,  tregon disa prej zonave më të mira të ndarjeve, gjatë vitit 2014.

Këtu përfshihet Katalonia, Skotlanda, Venediku, Krimea -- dhe Majami, ku një nënkryetar vendor, u zemërua nga indiferenca e ndryshimeve klimatitike në mes të zyrtarëve të veriut, që propozuan krijimin e një shteti të ndarë të quajtur Florida Jugore.rel

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SONDA ROBOTIKE EVROPIANE ULET NË KOMETË (11.12.2014)
TAKIME OBAMA-PUTIN NË PEKIN (11.12.2014)
KISHA E ATEISTËVE PËRHAPET NË MBARË BOTËN (11.11.2014)
TURQIA SHËNON PËRVJETORIN E 76-të TË VDEKJES SË ATATURKUT (11.10.2014)
1,6 MILION KATALONAS VOTUAN PRO NDARJES NGA SPANJA (11.10.2014)
SOT KATALONJA MBAN REFERENDUMIN PËR PAVARËSI (11.09.2014)
PRESIDENTI OBAMA IU BËN JEHONË MËSIMEVE TË MURIT TË BERLINIT (11.08.2014)
1500 TRUPA TË TJERA NË IRAK (11.08.2014)
SHBA HETON NJË ISH DIPLOMATE AMERIKANE (11.07.2014)
HAGA URDHËRON LIRIMIN E VOJISLLAV SHESHELIT (11.07.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]