VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PUTINI IK NGA SAMITI I G20

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 06:32am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
PUTINI IK NGA SAMITI I G20

E Djelë, 11.16.2014, 01:21pm (GMT+1)


Vladimir Putin në fillim të samitit të G20-ës në Australi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është larguar të dielën nga Australia, para përfundimit të samitit të G20-ës, grupit të vendeve më të industrializuara. Kjo, pasi është përballur me kritika të ashpra nga liderët botërorë, për shkak të rolit të Rusisë në krizën në Ukrainë.

Putin ka thyer protokollin, duke dhënë një konferencë për shtyp për një grup të zgjedhur të gazetarëve, dhe është larguar para se G20-ta të dilte me komunikatën përfundimtare.

Më herët, Kremlini ka mohuar raportet se Putini do të largohet nga samiti për shkak të kritikave ndërkombëtare kundër tij, në lidhje me mbështetjen e Moskës për separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Putin vazhdon të mos e pranojë se trupa ruse dhe armë të rënda janë vendosur në Ukrainë.

Në konferencën e tij për media, e cila është transmetuar në televizionin rus, ai ka thënë se është kritikuar në mënyrë të padrejtë për ngjarjet që nuk i ka nën kontroll.

Megjithatë, ai ka vlerësuar atmosferën "konstruktive" në samit, duke thënë se "disa nga pikëpamjet tona nuk përputhen, por diskutimet kanë qenë të plota, konstruktive dhe të dobishme".

Putin ka thënë se largohet për shkak të rrugës së gjatë që ka për të bërë dhe nevojës për gjumë.

Largimi i Putinit ka ndodhur pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka takuar kryeministrat e Australisë dhe të Japonisë.

Tre liderët kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët, duke thënë se kundërshtojnë aneksimin e Krimesë nga Rusia dhe aksionet e saj për të destabilizuar lindjen e Ukrainës. Ata po ashtu kanë kërkuar që të sillen para drejtësisë të gjithë ata që janë përgjegjës për rrëzimin e fluturimit MH17.

Rusia akuzohet për furnizimin e separatistëve pro-rusë me raketa BUK. Me këto raketa tokë-ajër dyshohet se është rrëzuar aeroplani i Malajzisë në muajin korrik, duke gjetur vdekjen të 298 njerëzit në bord.

Obama u ka thënë gazetarëve se Rusia rrezikon izolim më të thellë, nëse nuk ndryshon qasjen ndaj Ukrainës.

"Në këtë pikë, sanksionet që kemi ndërmarrë janë të ashpra mjaft. Ne kemi ekipet tona që vazhdimisht shohin mekanizmat për të dalë me presion shtesë, sipas nevojës", ka thënë Obama.

Ndërkohë, liderët tjerë botërorë në samitin e G20-ës kanë hedhur poshtë pohimet e Putinit se në lindje të Ukrainës nuk ka trupa ruse.

Këto vërejtje kanë ardhur pasi komandanti i lartë i NATO-s për Evropën ka thënë se Aleanca ka konfirmuar se "kolona të shumta" të trupave, tankeve, altirelisë dhe sistemeve anti-ajrore kanë kaluar nga territori rus në lindje të Ukrainës, javën e kaluar.

Kryeministri britanik, David Cameron, ka thënë se largimi para kohe i Putinit tregon se samiti i G20-ës ka dërguar mesazh shumë të qartë te presidenti rus.

Kryeministri i Kanadasë, Stephen Harper, raportohet se ka qenë shumë i ashpër me Putinin.

"Kam vetëm një gjë për t'ju thënë. Ju duhet të ikni nga Ukraina", i ka thënë Harper Putinit gjatë shtrëngimit të duarve.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ERDOGAN - AMERIKËN E ZBULUAN MYSLIMANËT DY SHEKUJ E SA PARA KOLOMBIT (11.16.2014)
SHESHEL - NË BE JANË ARMIQTË E SERBISË QË E KANË NJOHUR KOSOVËNAi tha se Serbia duhet të orientohet drejt Rusisë dhe të heqë dorë nga integrimet në Bashkimin Evropian (11.15.2014)
PRESIDENTI OBAMA ZHVILLOI BISEDIME ME AUNG SAN SUU KYI (11.15.2014)
SERBIA DHE RUSIA FILLOJNË USHTRIMET PËR ANTITERRORIZËM (11.14.2014)
AGJENCIA E LAJMEVE 'SPUTNIK' - KREMLINI KËRKON TË ORIENTOJË PROPAGANDËN PERËNDIMORE (11.14.2014)
SONDA ROBOTIKE EVROPIANE ULET NË KOMETË (11.12.2014)
TAKIME OBAMA-PUTIN NË PEKIN (11.12.2014)
KISHA E ATEISTËVE PËRHAPET NË MBARË BOTËN (11.11.2014)
TURQIA SHËNON PËRVJETORIN E 76-të TË VDEKJES SË ATATURKUT (11.10.2014)
1,6 MILION KATALONAS VOTUAN PRO NDARJES NGA SPANJA (11.10.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]