VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ERDOGANI I KËRKON BE-së TË MOS PËRZIHET

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 12:50am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
ERDOGANI I KËRKON BE-së TË MOS PËRZIHET

E Hënë, 12.15.2014, 04:46pm (GMT+1)



Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se bastisjet e fundjavës kundër mediave opozitare janë përgjigje ndaj "operacioneve të pista" të armiqve politikë.

Ai ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të mos ndërhyjë.

Së paku 24 persona janë arrestuar të dielën.

Ata akuzohen për formimin e një organizate të paligjshme dhe për komplot për të marrë kontrollin e shtetit.

Bastisjet janë kritikuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

 "Bastisjet e policisë dhe arrestimet e një numri të gazetarëve dhe përfaqësuesve të mediave në Turqi janë në kundërshtim me lirinë e mediave, e cila është parim bazë i demokracisë",
ka thënë Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogherini.

Departamenti amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje autoriteteve turke që të sigurojnë se aksionet e tyre nuk shkelin lirinë e mediave dhe vlerat e tjera demokratike.

Policia turke ka thënë se të arrestuarit kanë lidhje të afërta me klerikun islamik Fethullah Gulen.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PAPA - I KALOFSHI TË GËZUAR KRISHTLINDJET (12.15.2014)
2014 - VITI MË I NXEHTË I REGJISTRUAR NDONJËHERË (12.14.2014)
SHBA - SHQETËSIME PËR RAPORTET SE LIDERI I KRIMESË ËSHTË ME PUTININ NË INDI (12.12.2014)
DREJTORI I CIAs BRENNAN MERR NË MBROJTJE AGJENCINË (12.11.2014)
ISH NËNPRESIDENTI CHENEY NË MBROJTJE TË CIAs (12.11.2014)
MONAKO - LINDIN BINJAKËT MBRETËRORË (12.10.2014)
RAPORTI PËR CIA-n NXIT THIRRJE PËR NDJEKJE PENALE (12.10.2014)
ME 97 PËR QIND TË VOTAVE, ANGELA MERKEL ZGJIDHET PËR HERË TË TETË LIDERE E BASHKIMIT KRISTIAN-DEMOKRAT (12.10.2014)
PRITET RAPORTI I CIA-s, SHTOHET SIGURIA NË INSTITUCIONET AMERIKANE (12.09.2014)
TAJFUNI HAGUPIT ARRIN NË KRYEQYTETIN E FILIPINEVE (12.08.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]