VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KËRKOHET BASHKËPUNËTORJA E TERRORIT NË FRANCË

                                                                                      

E Martë, 05.14.2024, 12:18pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
KËRKOHET BASHKËPUNËTORJA E TERRORIT NË FRANCË

E Shtunë, 01.10.2015, 01:55pm (GMT+1)


Kryeministri i Francës, Manuel Valls, ka pranuar se shërbimet e sigurisë kanë dështuar të parandalojnë sulmin vdekjeprurës ndaj revistës satirike Charlie Hebdo.

Duke folur për televizionin BFMTV, Valls ka thënë se qeveria duhet të analizojë saktësisht se çfarë ka ndodhur më 7 janar, sepse "sigurisht ka pasur dështime".

Disa ekspertë kanë thënë se vrasja e 12 personave në revistën javore përfshirë tetë gazetarë ka mundur të parandalohet nëse zyrtarët e sigurisë do të kishin vështruar më afër vëllezërit Cherif dhe Said Kouachi, të dyshuarit kryesorë të sulmit.

Të dy ata janë vrarë nga forcat e sigurisë më 9 janar.

Qeveria e Francës e ka ditur se dy vëllezërit kanë pikëpamje radikale islamike dhe se Said Kouachi ka kaluar kohë me Al Kaidën në Jemen.

Por, megjithatë, disa ekspertë thonë se me rreth 5,000 islamistë që jetojnë në Francë, është e pamundur të përcillen gjurmët e secilit.

Policia franceze ka sulmuar dy lokacione të pengjeve të premten, në dhe përreth Parisit, duke vrarë tre pengmarrës, përfshirë vëllezërit Kouachi.

Pengu i mbajtur nga vëllezërit është liruar, por katër të tjerë të mbajtur nga një person i armatosur, i identifikuar si Amedy Coulibaly, janë vrarë në një treg të hebrenjve në lindje të Parisit.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, e ka cilësuar vrasjen e tyre si akt të anti-semitizmit.

"Dua të bëj thirrje për vigjilencë, unitet dhe mobilizim", ka thënë Hollande.

Policia franceze ka thënë se Coulibaly mendohet të jetë personi i njëjtë që ka vrarë një police franceze në jug të Parisit më 8 janar.

Mediat franceze raportojnë se bashkëpunëtorja e dyshuar e Coulibalyt, Hayat Boumeddiene, 26 vjeçe, është ende në arrati dhe se policia është vënë në kërkim të saj.

Nuk është e qartë nëse Boumeddiene, e cila raportohet të ketë qenë e dashura e Coulibalyt, ka qenë në treg me të. Boumeddiene dyshohet se është e armatosur rëndë.

Policia ka thënë se Coulibaly ka qenë i njohur me së paku njërin nga vëllezërit Kouachi.

Para se të qëllohej për vdekje nga policia, Coulibaly i ka thënë televizionit francez BFMTV përmes telefonit se ai ka marrë udhëzime nga grupi i Shtetit Islamik.

Ai ka thënë se do të mbrojë palestinezët dhe do të sulmojë hebrenjtë.

Militantët e Shtetit Islamik kanë përgëzuar masakrën në Charlie Hebdo, duke i cilësuar personat e armatosur si "xhihadistë heroikë".

Kryeministri i Francës, Valls, ka deklaruar se vendi i tij është në "luftë" me terrorizmin, por jo me fenë.

Presidenti Hollande dhe liderë të tjerë evropianë, në mesin e tyre edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, do të marrin pjesë në një tubim uniteti të dielën në Paris.

Presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk, ka thënë se në samitin e ardhshëm të BE-së, që do të mbahet më 12 shkurt, do të diskutohet për përpjekjet kundër terrorizmit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka shprehur mbështetje për Francën, duke thënë se "SHBA-ja qëndron me ju sot, qëndron me ju nesër".rel
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HOLLANDE - FRANCA IU BËRI BALLË SULMEVE TERRORISTE, POR ËSHTË ENDE E KËRCËNUAR (01.10.2015)
ROHANI - DËNOHET DHUNA E KRYER NË EMËR TË ISLAMIT (01.09.2015)
OBAMA NDERON VIKTIMAT E SULMIT (01.09.2015)
PARIS - VRITEN TRE PENGMARRËSIT (01.09.2015)
DY SITUATA PENGMARRJEJE NË PARIS - KONFIRMOHEN DY TË VRARË (01.09.2015)
PAPA FRANÇESKU DËNON MASAKRËN E PARISIT - ATENTATI NË PARIS NA BËN TË MENDOJMË PËR KËTË MIZORI NJERËZORE - PËRTERRORIZMIN E IZOLUAR DHE TERRORIZMIN SHTETËROR - (01.09.2015)
UDHËHEQËS BOTËRORË DHE MBËSHTETËS TË FJALËS SË LIRË NË MBARË GLOBIN DËNOJNË SULMIN NDAJ 'CHARLES HEBDO' (01.08.2015)
OKB - 'SHTETI I PALESTINËS' ANËTAR I ICC PREJ PRILLIT (01.07.2015)
OBAMA - DËNIM I FUQISHËM NDAJ SULMIT TERRORIST NË PARIS (01.07.2015)
PARIS - SULM REVISTËS SATIRIKE, TË PAKTËN 12 TË VRARË (01.07.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]