PËR PESË MUAJ KOALICIONI KA VRARË RRETH 1600 XHIHADISTË
E Hënë, 02.23.2015, 11:13am (GMT+1)
Ilustrim
Fushata ajrore ndaj Shtetit Islamik në Siri e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, deri më tani ka vrarë 1 mijë e 600 persona, kryesisht xhihadistë.
Vrasjet janë kryer tash e pesë muaj kur edhe kanë nisur sulmet ajrore ndaj caqeve të Shtetit Islamik.
Obserbatori sirian për të drejtat e njeriut me bazë në Londër ka njoftuar sot se gati të gjithë të vrarët janë militantë të IS-it apo të Frontit Al-Nusra.
Përveç vrasjet e xhihadistëve, observatori i ka dokumentuar edhe 62 vrasje të civilëve gjatë këtyre sulmeve.rel
www.voal-online.ch
|