VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MBROJTJA CIVILE GJERMANE DISKUTON PËRGATITJEN NDAJ SULMIT USHTARAK

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 05:35pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
MBROJTJA CIVILE GJERMANE DISKUTON PËRGATITJEN NDAJ SULMIT USHTARAK

E Martë, 02.24.2015, 07:27pm (GMT+1)


Bunkeret e Gjermanise u çmontuan pas Luftes se Ftohte

Çfarë duhet të bëjnë njerëzit kur marrin lajmin se po fluturon një raketë? Përfaqësues të ministrive në Gjermani diskutojnë situatën. Bunkerët u mbyllën pas Luftës së Ftohtë, po situata aktuale shtron kërkesa të reja.

Qeveria federale gjermane do të përmirësojë mbrojtjen e popullit për rastin e një situate emergjente ushtarake. Përfaqësues të ministrive përkatëse kanë rënë dakord para disa ditësh, sipas një informacioni të "Saarbrücker Zeitung", që ta verifikojnë me këtë synim gjendjen e mbrojtjes civile në Gjermani: a është e përgatitur ajo për rreziqet aktuale? "Ashtu si përshtatet ushtria gjermane me parime të reja të politikave të sigurisë ndaj gjendjes së re, kështu duhet të përshtatet edhe mbrojtja civile", i tha gazetës Presidenti i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Popullit dhe për Ndihmën në Katastrofa, Christoph Unger. "Mungon aftësia e mjaftueshme mbrojtëse civile me forma të shumëllojshme", tha ai.

Dhënia e alarmit - e rëndësishme

Për rastin e katastrofave civile dhe të krizave në të kaluarën është bërë shumë. "Për rastin e një kërcënimi nga jashtë, situata është më problematike." Si temë të rëndësishme Unger përmendi alarmimin e popullit. "Alarmimin teknik ne sapo e kemi përsosur edhe më tej", tha ai. "Ajo që nuk kemi bërë është që të flasim për këtë me popullin. Çfarë duhet të bëjnë njerëzit në rast të një paralajmërimi se po fluturon një raketë?" Një preokupim është ruajtja e funksionimit të qeverisë në rast të një sulmi kundër Gjermanisë.

Satelitë dhe aplikacione për celularë në vend të bunkerëve



Paralajmërim me aplikacion për katastrofat

Pas fundit të Luftës së Ftohtë, të gjithë bunkerët e mbrojtjes janë mbyllur, sirenat janë çmontuar dhe rezervat e emergjencës janë eleminuar. Bunkerë të rinj atomikë mbrojtës hë për hë nuk do të ndërtohen, as ata ekzistues nuk do të hapen, u bë e ditur. Kjo është gjendja aktuale e konsultimeve.

Alarmin në të gjithë territorin mund të jepet tani sipas informacioneve me një sistem satelitor, përmes të cilit informohen stacionet radiofonike dhe televizive. Veç kësaj, në të ardhmen do të ketë edhe aplikacion paralajmërimi për të gjithë celularët.

Sfond për këto reflektime janë sipas raportit konflikti aktual me Rusinë dhe rreziqet e reja nga raketat balistike, p.sh. nga Lindja e Afërt.dw
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BUXHETI DHE DEPARTAMENTI I SIGURISË KOMBËTARE (02.24.2015)
SHBA E KANADA - SHTOHEN MASAT E SIGURISË NË QENDRAT TREGTARE (02.23.2015)
PËR PESË MUAJ KOALICIONI KA VRARË RRETH 1600 XHIHADISTË (02.23.2015)
SOT INGUSHETIA KUJTON VIKTIMAT E 1944-ës (02.23.2015)
PAK ORË NGA CEREMONIA E ÇMIMEVE OSKAR - JA KONKURUESITKRYESORË (02.22.2015)
TURQIA EVAKUON MONUMENTIN OTOMAN NË SIRI (02.22.2015)
MYSLIMANËT E NORVEGJISË FORMOJNË MBUROJË NJERËZORE PËR HEBREJTË (02.22.2015)
PAPA FRANÇESKU APEL MAFIOZËVE - KTHEHUNI TE ZOTI (02.22.2015)
PËR 50 DITË IS KA KRYER 72 EKZEKUTIME NË SIRI (02.21.2015)
MARSH NË RUSI PËR NJËVJETORIN E EUROMADIANIT NË KIEV (02.21.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]