VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KERRY SHPREH BESIM PËR MARRËVESHJE PËRFUNDIMTARE BËRTHAMORE

                                                                                      

E Shtunë, 04.27.2024, 04:41am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
KERRY SHPREH BESIM PËR MARRËVESHJE PËRFUNDIMTARE BËRTHAMORE

E Mërkurë, 04.15.2015, 01:46pm (GMT+1)



Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry that të mërkurën se ka besim tek arritja e një marrëveshjeje përfundimtare me Iranin, pasi Presidenti Barack Obama premtoi të nënshkruante një ligj që do ta bënte marrëveshjen objekt të rishikimit nga Kongresi.

Zoti Kerry foli para një takimi të Ministrave të Jashtëm të Grupit të Shtatëshes në Gjermani që pritej të përfshinte diskutimin e negociatave që sollën si rezultat një marrëveshje paraprake në fillim të muajit.

"Kemi besim tek aftësia e presidentit për të negociuar një marrëveshje që do ta bënte botën më të sigurt", tha zoti Kerry.

Presidenti Obama tha dje se do të nënshkruante një ligj në Kongres që do të bënte të mundur shqyrtimin e marrëveshjes përfundimtare bërthamore nga Kongresi me një votim të mundshëm për ta miratuar ose hedhur poshtë atë.

Komisioni i Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë e miratoi këtë masë dje, pas një kompromisi dypartiak që parashikon një periudhe 30 ditore shqyrtimi dhe verifikimin nga ana e Presidentit cdo 90 ditë se Irani po e respekton marrëveshjen për reduktimin e aktivitetit bërthamor. Sanksionet e hequra nga Kongresi do të rivendoseshin menjëherë në rast shkeljeje.

Ligji do të shqyrtohet tani nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati. za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHBA DO TA HEQIN KUBËN NGA LISTA E TERRORIZMIT (04.15.2015)
BISEDIMET PËR IRANIN DO TË RINISIN MË 21 PRILL (04.14.2015)
SHBA E KUNDËRSHTON VEPRIMIN E PUTINIT (04.14.2015)
TURQIA TËRHOQI AMBASADORIN NGA VATIKANI (04.13.2015)
NEW YORK - DISA ORË DUHEN PËR TË NXJERRË NGA APARTAMENTI NJERIUN QË PESHON 317 KILOGRAMË (04.13.2015)
TAKIM HISTORIK - OBAMA DHE CASTRO - SY MË SY (04.12.2015)
OBAMA DHE CASTRO SHTRËNGUAN DUART (04.11.2015)
PRESIDENTI OBAMA I VENDOSUR TË TAKOHET ME KUBANËT NË PANAMA (04.10.2015)
SIRI - KRYHEN SULME TË REJA AJRORE KUNDËR IS-it (04.10.2015)
GJEORGJIANËT PËRKUJTOJNË SHTYPJEN SOVJETIKE TË VITIT 1989 (04.09.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]