VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ÇMIMI PËR CHARLIE HEBDON SHKAKTON POLEMIKA NË AMERIKË

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 10:37am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
ÇMIMI PËR CHARLIE HEBDON SHKAKTON POLEMIKA NË AMERIKË

E Mërkurë, 05.06.2015, 07:48pm (GMT+1)



Nderimi i revistës satirike franceze Charlie Hebdo me një çmim për kurajo nga organizata letrare PEN, ka krijuar përçarje në elitën zakonisht në harmoni dhe liberale amerikane. Disa nga shkrimtarët më të njohur në vend po shkëmbejnë akuza për frikë dhe verbëri ndaj racizmit.  

Kryeredaktori i revistës Gerard Biard dhe kritiku i filmit Jean-Baptiste Thoret ishin në Nju Jork dje për të marrë një çmim për lirinë e shprehjes nga dega amerikane e organizatës PEN në darkën e përvitshme për mbledhje fondesh. Zyrat e Parisit të revistës u sulmuan në janar nga dy ekstremistë islamikë të indinjuar nga kopertinat e saj me karikatura të Profetit Muhamed. 12 persona u vranë dhe 11 të tjerë u plagosën.

          "Unë dhe Jean-Baptiste jemi shumë krenarë që ndodhemi këtu për të marrë këtë çmim prestigjioz megjithëse ka disa që janë indinjuar nga  nderimi ynë me këtë çmim".

          Mbi 200 anëtarë të organizatës PEN dërguan një letër proteste kundër vendimit për të nderuar revistën Charlie Hebdo, duke thënë se disa nga karikaturat ishin ofenduese ose edhe raciste. Por të tjerë e mbrojtën vendimin, përfshirë romancierin Salman Rushdie, që jetoi i fshehur për vite me radhë për shkak të kërcënimeve me vdekje për romanin "Vargjet satanike".

          "Nëse je një organizatë për lirinë e shprehjes, nëse nese beson në vlerën e lirisë së shprehjes, atëherë duhet të besosh edhe në vlerën e lirisë së mendimeve që nuk të pëlqejnë. Nëse mbron vetëm lirinë e shprehjes që përputhet me kontekstin tënd moral, kjo do të quhej censurë".

          Të ftuarit e djeshëm kaluan përmes detektorëve metalikë, meqenëse ishin të pranishëm zyrtarët e Charlie Hebdo-së dhe duke pasur parasysh ngjarjet në Teksas, në aktivitetin anti-islam. za

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RUSI - HETIME PËR DËSHTIMIN E LËSHIMIT TË ANIJES KOZMIKE (05.06.2015)
'LES ALYSCAMPS' U SHIT MË SE 66 MILIONË DOLLARË (05.06.2015)
FABIUSI MERR PJESË NË CEREMONINË E 9 MAJIT NË MOSKË (05.06.2015)
DUNFORDI PROPOZOHET PËR SHEF TË SHTABIT TË USHTRISË AMERIKANE (05.05.2015)
ISIS E MERR PËRGJEGJËSINË PËR SULMIN NË TEKSAS (05.05.2015)
BERLIN - NË KUTITË E BANANEVE GJENDEN 360 KILOGRAMË KOKAINË (05.05.2015)
PRESIDENTI OBAMA PRITET TA EMËROJË SHEFIN E RI TË SHTABIT TË BASHKUAR (05.05.2015)
ZGJEROHEN HETIMET PËR TË SHTËNAT AFËR AKTIVITETIT PËR PROFETIN MUHAMET (05.04.2015)
DY USHTARË TË UKRAINËS DHE DY LUFTËTARË RUSË U VRANË NË LUFTIME (05.04.2015)
MOTOÇIKLISTËT NACIONALISTË RUSË HYNË NË GJERMANI (05.04.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]