Presidenti
amerikan Barack Obama e ka propozuar Joseph Dunfordin për shef të
ri të Shtabit të Bashkuar të ushtrisë amerikane.
Zoti Dunford, 59 vjeçar, në këtë post do ta zëvendësojë gjeneralin e
armatës Martin Dempsey, i cili pritet të tërhiqet në muajin shtator.
Gjërësisht pritet që gjenerali Dunford, ish komandant i forcave
amerikane në Irak dhe Afganistan, me lehtësi do ta fitojë konfirminin në
Senatin e Shteteve të Bashkuara.
Ky gjeneral ishte i njohur me nofkën "luftëtari Joe" në betejat në
Irak, ku ishte i përfshirë në udhëheqjen e forcave gjatë invadimit
amerikan në vitin 2003.
Obama gjithashtu e ka propozuar gjeneralin e Forcës Ajrore të SHBA-ve,
Paul Selva, momentalisht komandant i komanës së transportit, si
zëvendësshef të Shtabit të Bashkuar të ushtrisë amerikane.rel