E Martë, 04.30.2024, 09:01am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
Ish nënpresidenti amerikan Dik Çeni do të botojë kujtimet
E Premte, 08.14.2009, 08:04am

Sipas një gazete amerikane, ish nënpresidenti Dik Çeni beson se presidenti Xhorxh W. Bush, u mbështet më pak tek këshillat e tij gjatë mandatit të dytë dhe u përpoq të mbajë një qëndrim më afër publikut. Gazeta Uashington Post thotë se zoti Çeni, i cili është përshkruar si nënpresidenti më i fuqishëm amerikan, ka thënë se shumë nga sekretet e atëhershme tashmë janë bërë të njohura.

 

Gazeta citon biografin e tij Stivën Hejs, që thotë se zoti Çeni ka ndjenja të forta për ato që kanë ndodhur në administratën e presidentit Bush dhe se nuk sheh ndonjë arsye që të mos i shprehë këto pikëpamje drejtpërdrejt. Gazeta citon një pjesëmarrës në një nga diskutimet për librin me zotin Çeni, i cili thotë se ish nënpresidenti ka përshtypjen se zoti Bush i ishte larguar atij gjatë mandatit të dytë.

Gjermani: Përdorimi i parullave naziste i ndaluar vetëm në gjermanisht
E Premte, 08.14.2009, 08:00am

Një gjykatë gjermane arriti në përfundimin se përdorimi i parrullave naziste ndalohet vetëm nëse ato janë të shkruara në gjermanisht.

Gjykata Federale e Drejtësisë në Karlsruhe e përmbysi vendimin e një gjykate të shkallës më të ulët e cila kishte gjobitur me 6,000 dollarë një organizatë ultra-nacionaliste sepse posedonte 100 këmisha me parrullën "Blood and Honor" “Gjak dhe Nder” të shkruar në anglisht. Kjo parrullë është përkthim i motos gjermane "Blut und Ehre," e organizatës së ndaluar Rinia Naziste.

Në Gjemani është i ndaluar demonstrimi i parrullave naziste por gjykata arriti në përfundimin se përdorimi i fjalëve në anglisht përfaqëson një ndryshim thelbësor dhe nuk mbulohet nga ligji kundër nazizmit.

Ajo ia ktheu çështjen në fjalë një gjykate më të ulët duke thënë se i pandehuri megjithatë mund të përballet me akuzat se ka shkelur ligjet që kanë të bëjnë me ekstremizmin e djathtë.ZA
Zyrtari i lartë amerikan do të vizitojë Bjellorusinë
E Enjte, 08.13.2009, 02:06pm

Diplomati i lartë amerikan Filip Gordon, nesër do të bëhet zyrtari më i lartë i Shtetev e të Bashkuara që do të vizitojë Bellorusinë.

Gjatë vizitës një ditore, Ndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike do të takohet me zyrtarët e qeverisë dhe liderët e opozitës.

Para vizitës, Gordon tha se Bellorusia duhet të lejojë më shumë liri për aktivistët e opozitës, mediat dhe grupet joqeveritare, nëqoftëse dëshiron që të hiqen sanksionet amerikane.

SHBA dhe BE një kohë të gjatë e akuzojnë presidentin Aleksandr Lukashenka për burgosjen e kundërshtarëve të tij, ngulfatjen e mediave dhe kurdisjen e zgjedhjeve për rizgjedhjen e tretë të tij.

A do ta bllokojë një fqinj tjetër Maqedoninë në integrimin euroatlantik?
E Mërkurë, 08.12.2009, 02:49pm

 Burgosja e një qytetareje me nënshtetësi maqedonase-bullgare tensionon marrëdhëniet politike mes Shkupit dhe Sofies. Mosrespektimi i te drejtave të pakicës bullgare në Maqedoni mund të sjellë veto bullgare për Maqedoninë

Maqedonia me probleme të reja drejt anëtarësimit në BE  

 

Pas ftohjes së skajshme të marrëdhënieve me Greqinë, si rezultat i kontestit të emrit kushtetues të Maqedonisë, qeverisë së Shkupit po i kanoset edhe një veto për anëtarësimin në strukturat euroatlantike. Ajo vjen nga fqinji i saj lindor Bullgaria. Çështjen e të drejtave të bullgarëve në Maqedoni, Sofia e paraqet si kusht për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Por arrestimi i qytetares me nënshtetësi të dyfishtë maqedonase- bullgare Spaska Mitrova  ka bërë që të tensionohen marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve fqinje.

Ka vdekur Eunice, motra e JFK
E Martë, 08.11.2009, 03:37pm

Në përcjelljen e saj të gjithë familjarët dhe dhëndërri Schwarzeneger

Voal-online –Eunice Kennedy Shriver, motra e presidentit amerikan John Fitzgerald Kennedy, ka vdekur në moshë 88 vjeçare.

 

Në përcjelljen e saj janë bashkuar të gjithë familjarët, si dhe guvernatori i Kalifornisë Arnold Schwarzeneger, i shoqi i së bijës së saj Maria.

 

The Special Olympics, gara e atletëve me të meta mendore, lindi nga kampet verore të organizuara nga Eunice Kennedy, duke filluar nga viti 1962, në kopshtin e shtëpisë së saj.

Biserko: Serbia po e radikalizon Bosnjën
E Martë, 08.11.2009, 02:08pm
Nacionalizmi serb ende është i fortë dhe aspirata territoriale ndaj Bosnjë e Hercegovinës ende është mjaft e pranishme, ka deklaruar Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit në Beograd.

“Serbia nuk ka luftuar për mbetjen e Kosovës, por për bashkimin e Republikës Serbe të Bosnjes me Serbinë”, ka thënë Biserko, duke shtuar se vizita e nëpresidentit amerikan Xho Bajden në Sarajevë është porosi e qartë se SHBA qëndrojnë pas Bosnjës.

Që kur Kosova nisi të ecë drejt pavarësisë, Serbia i ka “radikalizuar rrethanat në Republikën Serbe të Bosnjës përmes Millorad Dodikut”, ka thënë Biserko.
Tronditen vendet e Paqësorit nga një tërmet i fuqishëm
E Martë, 08.11.2009, 07:51am

Një goditje e fuqishme tërmeti me manjitudë 7.7 ballë të shkallës Rihter, ka tronditur ishujt Andamane përgjatë brigjeve të Indisë.

Qendra e lëkundjes sizmike në Paqësor ka shkaktuar panik për cunami në Indi, Indonezi, Tajlandë, Birmani dhe Bangladesh.

Më herët, e njëjta lëkundje u regjistrua edhe në Japoni ndërsa epiqendra e saj ishte Tokio. 

Ishujt Andamane u goditën fuqishëm nga cunami i tmerrshëm i 26 dhjetorit të vitit të vitit 2004.

Sipas shërbimit gjeologjik amerikan, epiqendra e lëkundjes u regjistrua 263 km në veri të vendit të quajtur Port Belir në ishujt Andamane në një thellësi prej 33 km.

Autoritetet nuk folën për viktima, kurse gjatë mëngjesit të së martës nuk janë raportuar as parashikime për shpërthim cunami pas lëkundjeve sizmike.
Familja e Politkovskajas kritikon hetimet rreth vrasjes
E Hënë, 08.10.2009, 08:50pm

Familja e gazetares së vrarë ruse Ana Politkovskaja, kritike e Kremlinit, thotë se hetimi ndaj vrasjes së saj është shndërruar në “farsë”, duke theksuar mospërkushtimin e qeverisë për zgjidhjen e krimit.

 

Letra e dy fëmijëve të rritur të gazetares, Ilia dhe Vera, u botua sot në Novaja Gazeta, tri ditë pasi një gjykatë ushtarake e hodhi poshtë thirrjen për një hetim të ri lidhur me vrasjen e vitit 2006.

Vendimi i gjykatës do të thotë vazhdim i një gjyqi ndaj tre të pandehurve që ishin shpallur më parë të pafajshëm, pas akuzave se  kishin organizuar vrasjen.

Në letër theksohet se “hetimi thuajse tre vjeçar po shndërrohet në farsë”. Letra e quan procesin gjyqësor aktual “një përpjekje për të shpërqëndruar vëmendjen e publikut nga çështja kryesore, se kush dha urdhër për vrasjen” e gazetares Politkovskaja
Klinton: Do joshim Teheranin t'u kthehet bisedimeve
E Hënë, 08.10.2009, 11:12am

Uashingtoni nuk do të presë gjatë përgjigjen e Teheranit

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë iluzion se Irani do të kthehet në bisedime për programin e tij bërthamor dhe, sipas saj, Uashingtoni nuk do të presë gjatë përgjigjen e Teheranit.

Klinton dhe këshilltari i sigurisë kombëtare, Xhejms Xhons, kanë thënë se Uashingtoni ka pak zgjidhje për të arritur marrëveshje me Qeverinë e presidentit iranian, Mahmud Ahmedinexhad.

Sekretarja Klinton tha se Shtetet e Bashkuara do t’i rivlerësojnë përpjekjet për të joshur Iranin, në mënyrë që të kthehet në tryezën e bisedimeve në shtator.

SHBA nuk mohon ndihmën ushtarake për Gjeorgjinë
E Mërkurë, 08.05.2009, 05:18pm
Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes nuk kanë përjashtuar mundësinë që të furnizojnë Gjeorgjinë me armë mbrojtëse, pavarsisht kërkesës së Rusisë për të mos bërë një gjë të tillë.

Ndihmëssekretari amerikan i Mbrojtjes, Aleksander Vershbau, tha gjatë një seance të Senatit se ndihma e ushtrisë amerikane për Gjeorgjinë përqëndrohet në trajnimet dhe modernizimin e ushtrisë, por shtoi se edhe “forma të tjera të ndihmës” janë në tryezën e opsioneve.

Komenetet e tij erdhën në kohën kur zëvendësministri i Jashtëm rus, Grigori Karasin, tha se Uashingtoni “po luan rolin kryesor në riarmatimin e ushtrisë së Gjeorgjisë” duke paralajmëruar se “asistenca amerikane nuk është në interes të demokracisë në Gjeorgji”.
  » Medvedjev uron Obamën dhe flasin për Gjeorgjinë
  » Koreja e Veriut fal dy gazetarët e burgosura amerikane
  » Khamenei miraton zyrtarisht mandatin e ri presidencial
  » Ish presidenti iranian kritikon gjyqin ndaj protestuesve
  » Fillon gjyqi kundër aktivistëve të protestave në Iran
  » Bosnjë: Arratiset i dyshuari për lidhje me terroristët
  » Përfundoi prania ushtarake britanike në Irak
  » Në Iran policia përleshet me protestuesit
  » Koreja e Veriut kap një anije koreanojugore
  » Gejts: Ndoshta SHBA do të përshpejtojnë largimin e trupave nga Iraku



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lart]