E Enjte, 05.02.2024, 04:14am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
POLICIA E KOSOVËS NË DHJETOR E MERR KONTROLLIN E NJË PJESE TË KUFIRIT ME MAQEDONINË
E Martë, 11.16.2010, 06:02pm (GMT+1)

Fshati Debelldeh, në kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë

Problematike paraqitet situata për demarkacionin e vijës kufitare Kosovë-Serbi, thonë zyrtarë të policisë së Kosovës. Vija kufitare Kosovë-Serbi përbën 50% të vijës së tërësishme kufitare të Kosovës.

Komandanti i KFOR-it, gjenerali gjerman Erhard Buhler, këtë të enjte do të udhëtojë për në qytetin e Nishit në Serbi, ku do të takojë ushtarakë të lartë të Serbisë. Sipas autoriteteve ushtarake të KFOR-it ky takim është takim njohës me ushtarakë të Serbisë. Në të do të bisedohet pë çështje tekniko-ushtarake. Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Buhler, i tha DW-së se në këtë takim nuk do të bisedohet për ridefinimin e vijës kufitare Kosovë-Serbi.

Buhler: takimi i KFOR-it me ushtarakë të Serbisë në Nish, është takim njohës.

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Buhler

"Është takimi i parë njohës me shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe dhe me të do të bisedojmë thjeshtë për çështje tekniko-ushtarake, siç janë edhe vendimet e mundshme për kufirin, por siç e thashë, nuk janë negociata për kufirin, por thjesht një takim rutinor", thotë komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Buhler. Ai thotë se çështja e ridefinimit të kufirit Kosovë-Serbi është një proces politik, për të cilin KFOR-i nuk ka mandat që të diskutojë.

Kosova duhet të bëjë demarkacionin me të gjithë vendet fqinje të saj

Vetëm pas kësaj atëherë KFOR-i do të bartë përgjegjësitë për kontrollin e kufirit te policia e Kosovës, thonë ushtarakë te KFOR-it. Tashmë kjo ka ndodhur në kufirin me Shqipërinë, ndërsa bisedimet e KFOR-it me policinë kufitare të Kosovës për bartjen e përgjegjësive edhe për vijën kufitare me Maqedoninë janë në fazën finale. Kështu thotë për programin tonë, Shaban Guda, komandant i policisë kufitare të Kosovës.
Në dhjetor 2010, policia e Kosovës do të kontrollojë një pjesë të vijës së gjelbërt të kufirit me Maqedoninë.

"Policia kufitare e Kosovës e ka hartuar një udhërrëfyes për marrjen e përgjegjësive të vijës së gjelbërt me Maqedoninë. Në atë udhërrëfyes ne parashohim që të nisim marrjen e përgjegjësive gjatë tremujorit të fundit të këtij viti. Në tash nuk do ta marrim kontrollin e tërë vijës kufitare me Maqedoninë, por kjo do të ndodhë me sektor të veçantë dhe marrja e përgjegjësive të para në vijën e gjelbërt në kufirin me Maqedoninë do të ndodhë gjate muajit dhjetor të këtij viti", thotë Shaban Guda.

Vija kufitare me Serbinë

 Shaban Guda, komandant i policisë kufitare të Kosovës

 

Sipas komandantit Shaban Guda problematike do të jetë demarkacioni i vijës kufitare me Serbinë për shkak të raporteve jo të mira politike Kosovë-Serbi.

"Sa i përket kufirit të Kosovës me Serbinë që është afërsisht 50 % e vijës kufitare të Kosovës, është shumë me rëndësi që të bëhët demarkacioni, sepse duhet të dihet saktë se diku, ku shkon sovraniteti i Kosovës dhe autoriteti i policisë kufitare të Kosovës, por kjo nuk varet nga policia, por duhen shumë akter që të inkuadrohen në këtë proces", thotë Shaban Guda, komandant i policisë kufitare. Vija e tërësishme kufitare e Kosovës është e gjatë 763 kilometra. Në bazë të rezolutës 1244 të KS-it, mbi bazën e së cilës forcat paqeruajtëse akoma qëndrojnë në Kosovë, ato janë përgjegjëse për tërësinë tokësore të Kosovës. Çështja e kufirit me Serbinë është përmendur si një nga pikat e dialogut Kosovë-Serbi. Qeveria e Kosovës tashmë ka krijuar komisionin e saj që do të përfshihet në demarkacionin e kufijve të Kosovës, në këtë kuadër edhe me Serbinë, edhe pse akoma nuk ka një datë të saktë se kur do të fillojnë bisedimet e paralajmëruara Kosovë-Serbi.

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TENSIONE NË ATHINË, NDËRPRITET FALJA E KURBAN BAJRAMIT (11.16.2010)
BAJRAMI - FESTA E SOLIDARITETIT (11.16.2010)
TËRNAVA: FEJA E PASTËR BËHET THEMEL I VËLLAZËRISË SË FORTË (11.16.2010)
BESIMTARËT FESTOJNË KURBAN BAJRAMIN (11.16.2010)
VOAL-ONLINE IU URON MYSLIMANËVE DHE SHQIPTARËVE KUDO QË JANË ME FAT KURBAN BAJRAMIN ! (11.16.2010)
BASHKIMI EVROPIAN PËRSHËNDET PROPOZIMIN E OPOZITËS PËR HETIMIN E MATERIALEVE ZGJEDHORE (11.15.2010)
PETTIFER: KOSOVA, BASHKIMI EVROPIAN DHE BISEDIMET PËR ÇËSHTJET PRAKTIKE ME BEOGRADIN (11.15.2010)
NËNSHKRUHET "DEKLARATA E PËRBASHKËT E PARTIVE POLITIKE" (11.15.2010)
PARTITË POLITIKE FIRMOSIN DEKLARATËN PËR ZGJEDHJE (11.15.2010)
MARRËDHËNIET MIDIS BEOGRADIT DHE PRISHTINËS FILLUAN TË PËRMIRËSOHEN PARA DISA MUAJVE (11.15.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]