E Hënë, 04.29.2024, 09:41am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 

ANURADHA KOIRALA HEROINA ECNN 2010 – E ZGJEDHUR ONLINE MIDIS 10 HERONJVE


E Hënë, 11.22.2010, 09:12am (GMT+1)

KËTË ÇMIM CNN UA DEDIKON NJERËZVE TË ZAKONSHËM QË NDRYSHOJNË BOTËN



ANURADHA KOIRALA HEROINA E CNN 2010 E ZGJEDHUR ONLINE MIDIS 10 HERONJVE

KËTË ÇMIM CNN UA DEDIKON NJERËZVE TË ZAKONSHËM QË NDRYSHOJNË BOTËN

Voal-online - Parada mbrëmë në Los Anxhelos për emisionin televiziv Heronjtë e CNN : Nderim për ta i Yjeve  "CNN Heroes: An All-Star Tribute"  u organizua për nder të atyre të cilët spektatorët i zgjodhën Heronjtë e 2010. Heronjtë e CNN janë ata njerëz të cilët për çdo ditë e ndryshojnë botën. Takimi u zhvillua në të famshmen  Shrine Auditorium, në sallën e Oskarëve, dhe spektaklin e drejtoi gazetari i njohur i CNN Anderson Cooper, dhe të pranishëm në salë ishin edhe 33 minatorët kilianë, që u pritën me të gjitha nderet si heronjtë e kohës tonë.

Për të nderuar Heronjtë e CNN për vitin 2010 ishin të pranishëm një  ushtri e yjeve të Hollivudit dhe të muzikës si Bon Jovi, John Legend , Halle Berry, Jessica Alba, Demi Moore, Kid Rock, LL Cool J, Renée Zellweger, Halle Berry, Gerard Butler, Kiefer Sutherland, Marisa Tomei, Aaron Eckhart, Emmy Rossum, AnnaLynne McCord, Adam Rodriguez,Common, Kevin McKidd dhe plot e plot fytyra të shquara.

Dhe heroina midis dhjetë heronjve të CNN për vitin 2010  është Anuradha Koirala dhe grupi i saj i punës në Nepal, që kanë shpëtuar më shumë se 12 mijë viktima nga trafikimi njerëzor. Anuradha Koirala mendon se një ditë do t'i vijë fundi vërtetë trafikimi njerëzor. Midis Top Ten Heronjve të CNN për vitin 2010 janë edhe Narayanan Krishnan, Evans Wadongo, Susan Burton , Harmon Parker, Dan Wallrath, Guadalupe Arizpe De La Vega, Magnus MacFarlane-Barrow, Linda Fondren, Aki Ra .

 

ANURADHA KOIRALA

Gruaja, grupi i së cilës ka ndihmuar 12 mijë vajza t'i shpëtojnë skllavërisë së seksit u zgjodh Heroina e CNN për Vitin 2010.

Anuradha Koirala u zgjodh nga publiku në votimin online që zgjati për tetë javë rresht në CNN.com. Anderson Cooper e zbuloi Heroinën e CNN për Vitin 2010 në spaktaklin që zhvillohet për të katërtin vit rradhaz "CNN Heroes: An All-Star Tribute."

"Trafikimi i ishit njerëzor është një krim, një krim barbar dhe turp për njerëzimin," kishte thënë Koirala në fillim të spektaklit. "Unë i kërkoj të gjithëve të më bashkohen mua për të krijuar një shoqëri të lirë nga skllavëria njerëzore. Ne duhet ta bëjmë këtë për bijat tona."

Koirala iu paraqit publikut nga aktorja Demi Moore, e cila bashkë me të shoqin e saj aktorin, Ashton Kutcher, kanë krijuar DNA, Fondacionin Demi dhe Ashton, që synon zhdukjen e skllavërisë seksuale në të gjithë botën..

"Për çdo ditë kjo grua ndeshet me më të keqen që mund t'i ofrojë asaj njerëzimi, " tha Moore për Koirala. " Më poshtë ajo shtoi : 'Ndal shitjes të vajzave tona.' Heroina e CNN për sivjet që operon në kufijtë midis Nepalit dhe Indisë prej vitit 1993 ka shpëtuar 12 mijë vajza nga trafikimi seksual.Ajo vepron me organizatën e saj Maiti Nepal.

Koirala mori të djelën në mbrüemje një çmim prej $100,000 për të vazhduar punën e saj, ndërkohë që nëntë heronjtë e tjerë të Top 10 nga $25,000.

 "Ky nder më jep mua akoma më shumë përgjegjshmëri sepse unë kam përkrahjen," tha Koirala. "Ne duhet t'i japim fund këtij krimi mizor. Ju lutem bashkoini me mua duart për t'i dhënë fund këtij krimi. Ju lutem le të përpiqemi të respektojmë rininë, sepse janë ata që do të ndërtojnë gjeneratat e ardhme...."

Fjalimi i Koirala, Heroinës të CNN për Vitin 2010,  i regjistruar përpara një audience prej 5000 vetësh do të jepet në Mbrëmjen e Ditës të Falenderimeve - Thanksgiving përmes rrjetit global të CNN.night on the global networks of CNN.

Në spektakël u nderuan edhe 33 minatorët kilianë dhe pesë nga njerëzit që i shpëtuan ata gjatë 69 ditëve që ata jetuan në nëntokë, që ishin të pranishëm.

 

 (http://www.cnn.com)

www.voal-online


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DOLI NUMRI 72 I "NACIONAL", GAZETË JAVORE LETRARE, KULTURORE, POLITIKE (11.22.2010)
OBAMA: "DO TË DOJA SHUMË TË VIZITOJA SHQIPËRINË" (11.22.2010)
ZJARR NË TUNELIN E THIRRËS, PARALIZOHET 30 MINUTA QARKULLIMI (11.21.2010)
EKSPERTI: KRIMI EKONOMIK ME PËRMASA TË GJERA (11.21.2010)
UKË RUGOVA E SHEH ISA MUSTAFËN SI PENG TË STRUKTURAVE TË VJETRA TË LDK-SË (11.21.2010)
LISBONË, BERISHA: SHQIPËRIA ËSHTË E GATSHME TA JAPË NDIHMESËN E VET NË DIALOGUN MIDIS PRISHTINËS DHE BEOGRADIT (11.21.2010)
LISBONË - BERISHA TAKON OBAMËN, PRESIDENTI AMERIKAN SHFAQ INTERES PËR KURSIN REFORMATOR TË QEVERISË DHE PËR POTENCIALET TURISTIKE TË SHQIPËRISË (11.21.2010)
NATO: PËRFUNDOI TAKIMI SHUMË I SUKESSHËM I LISBONËSNATO miraton planin për tërheqjen nga Afganistani (11.20.2010)
EMRAT QË SHKATËRROJNË THEMELET E SHTETIT LIGJOR (11.20.2010)
ARTEMIJE SHKARKOHET NË RANGUN E MURGUT (Updated) (11.20.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]