E Hënë, 04.29.2024, 09:49am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 

"International Herald Tribune": Ç'DUHET BËRË TASH PËR IRAKUN?

Nga XHO BAJDEN, nënpresident i Shteteve të Bashkuara


E Hënë, 11.22.2010, 01:34pm (GMT+1)



Tetë ditë më parë, udhëheqësit politikë të Irakut u dakorduan të formojnë qeverinë e re, e cila do ta drejtojë vendin në vitet e ardhshme.

Që nga zgjedhjet e marsit, administrata jonë ka thënë se populli irakian meriton qeveri që e pasqyron rezultatin e këtyre zgjedhjeve, që i përfshin të gjitha blloqet kryesore që përfaqësojnë komunitetet e ndryshme, dhe që nuk e përjashton apo margjinalizon askënd. Kjo është ajo që tash ata e kanë.

Përderisa presidenti Obama dhe unë, si dhe një ekip i shkëlqyer i zyrtarëve amerikanë në Uashington dhe Bagdad, luajtëm rol aktiv në mbështetjen e këtyre përpjekjeve, megjithatë hapat më të rëndësishëm u bënë nga liderët e partive më të mëdha të Irakut.

Arritja e tyre është dëshmia më e re për zhvillimin kryesor në Irak: në dy vitet e fundit, politika ka dalë si mjeti dominues për zgjidhjen e dallimeve dhe shtyrjen përpara të interesave.

Shtetet e Bashkuara, gjithashtu, duhet ta bëjnë punën e vet për ta forcuar progresin në Irak. Ky është shkaku përse ne nuk shkëputemi nga Iraku, por vetëm e ndryshojmë natyrën e ndihmës - nga ajo ushtarake në civile.

Që nga marrja e zyrës, administrata Obama tërhoqi afro 100.000 trupa nga Iraku, dhe u dha fund operacioneve luftarake. Pesëdhjetëmijë trupat që do të mbeten deri në fund të vitit 2011 kanë mision të ri: të këshillojnë dhe t'u asistojnë homologëve të tyre irakianë, ta mbrojnë personelin dhe pronën, si dhe të marrin pjesë në operacionet kundër terroriste.

Ndërkohë, ne po i vëmë themelet e një pranie diplomatike në mbarë vendin mbi bazën për të ndërtuar partneritet dinamik në një varg sektorësh të qeverisjes, si edukimi, energjia, tregtia, shëndetësia, kultura, teknologjia informative, zbatimi i ligjit dhe gjyqësia.

Në një vend ku ekstremistët vazhdojnë të mbjellin kaos dhe ku ende vazhdojnë vuajtjet e civilëve të pafajshëm, kalimi drejt një shoqërie më të sigurt varet nga vazhdimësia e zhvillimit të forcave të sigurisë, të cilat tash numërojnë më shumë se 650 mijë pjesëtarë.

Ende nuk ka ardhur dita kur pasuria e madhe natyrore e Irakut do të mund t'i financojë plotësisht sigurinë dhe investimet e nevojshme në këtë vend.

Por, kjo ditë do të vijë. Iraku i ka rritur shpenzimet e veta në këto fusha, prandaj me angazhimin e qëndrueshëm të Amerikës, ai do të mund të dalë nga traumat e gjata për t'u bërë një shtet stabil dhe i vetëqëndrueshëm.

Lufta e Irakut i ka kushtuar shtrenjtë vendit tonë, ndërsa çmimin më të madh e paguan 4.430 heronjtë që e flijuan jetën. Tash është në interesin themelor të Amerikës që të ndihmojë të ruhen fitoret e arritura nga Iraku, të parandalohet ringjallja e ekstremistëve të dhunshëm dhe Iraku të inkurajohet që të bëhet aktor i përgjegjshëm për veten dhe aleat kyç amerikan në një rajon me strategji kritike.(v.p.)

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RAHOVEC: SIPAS REZULTATEVE PARAPRAKE, LDK DHE PDK NË BALOTAZH (11.22.2010)
ANURADHA KOIRALA HEROINA ECNN 2010 – E ZGJEDHUR ONLINE MIDIS 10 HERONJVE (11.22.2010)
DOLI NUMRI 72 I "NACIONAL", GAZETË JAVORE LETRARE, KULTURORE, POLITIKE (11.22.2010)
OBAMA: "DO TË DOJA SHUMË TË VIZITOJA SHQIPËRINË" (11.22.2010)
ZJARR NË TUNELIN E THIRRËS, PARALIZOHET 30 MINUTA QARKULLIMI (11.21.2010)
EKSPERTI: KRIMI EKONOMIK ME PËRMASA TË GJERA (11.21.2010)
UKË RUGOVA E SHEH ISA MUSTAFËN SI PENG TË STRUKTURAVE TË VJETRA TË LDK-SË (11.21.2010)
LISBONË, BERISHA: SHQIPËRIA ËSHTË E GATSHME TA JAPË NDIHMESËN E VET NË DIALOGUN MIDIS PRISHTINËS DHE BEOGRADIT (11.21.2010)
LISBONË - BERISHA TAKON OBAMËN, PRESIDENTI AMERIKAN SHFAQ INTERES PËR KURSIN REFORMATOR TË QEVERISË DHE PËR POTENCIALET TURISTIKE TË SHQIPËRISË (11.21.2010)
NATO: PËRFUNDOI TAKIMI SHUMË I SUKESSHËM I LISBONËSNATO miraton planin për tërheqjen nga Afganistani (11.20.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]