E Shtunë, 05.18.2024, 03:42pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë kthimi i Xhorxh W Bush në jetën aktive publike
E Djelë, 04.12.2009, 11:53am (GMT+1)

Voal-online - Preston Hollow, me vilat e tij të zhytura mes pyjeve dhe ujërave, është lagjia më e bukur e Dallasit. Dhe midis banorëve të tij milionerë nuk mungojnë: petrolierë, pasunarë, pronarë skuadrash të basketbollit, beisbollit dhe futbollit, yje të muzikës kantri (country) e të sportit. Një lagje shumë ekskluzive, ku më 1956 "shoqata lokale e qytetësve" përcaktoi se atje mund të jetojnë "vetëm të bardhët", një traditë që, edhe pse nuk ishte mbështetur nga ndonjë ligj, kishte mbetur në fuqi deri në vitin 2000. Prej disa ditësh Preston Hollow ka përfunduar në faqet e para të mediave të SHBA, falë arritjes atje të atij që do të jetë për një kohë të gjatë VIP numër një: George W. Bush.

Nesërmbrëma, në shtëpinë numër 10141 të Daria Street, të cilën ai dhe Laura e kanë blerë në Preston Hollow një vilë e madhe e qarkuar prej dy hektarësh tokë, me stalla, kuaj e me një dalje të mrekulleshme në liqenj të kaltër, rrotull male, lokale klubesh golfi - "Dubya" (emri përkëdhelës me të cilën amerikanët vazhdojnë ta thërrasin në mënyrë familjare Xhorxh W Bushin) do të mikpresë këtu takime jozyrtare të disave prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të dikurshëm.

Do të jetë ish Sekretarja e Shtetit Condoleezza Rice, këshilltarët besnikë Dan Bartlett e Karen Hughes, ish "speechwriter" (fjalimeshkrues) Michael Gerson, ish drejtori i "programit kundër AIDS" Mark. R. Dybul, ish këshilltari për politikë të brendshme Yuval Levin. Nja njëzet e saj veta, të gjithë së bashku në darkë takime pune të mirëfillta janë në program për të martën ku diskutohet e programohet politika e George W. Bush Presidential Library (Bibliotekës Presidenciale të Xhorxh W Bushit), fondacionit që ish presidenti ka vendosur të ndërtojë në Southern Methodist University të Dallasit, universitet protestant ku ka studiuar gruaja e tij Laura. Libra, fondacione, konferenca: si shumë ish presidentë të tjerë që e kanë paraprirë atë në Shtëpinë e Bardhë.

Por nuk do të jetë Dick Cheney. Një mungesë e pamundur të mos vihet re, detyruar nga (siç thotë The New York Times) një përplasje e ashpër që, ditët e fundit të epokës bushiane në Shtëpinë e Bardhë, ka ndodhur midis "Dubya" e zëvendësit të tij. Arsyeja është mosfalja që Bush ia bëri Lewis "Scooter" Libby, ish shefit të stafit të Cheney-t dënuar për be të rreme në procesin "CIAgate". Që raportet midis të dyve ishin ftohur merrej vesh nga intervistat që Cheney ka dhënë dy muajt e fundit, ku kritikat ndaj Bushit mbi aferën Libby kanë qenë shumë të qarta. Mbetet e paqartë ndërkaq prania ose jo e Karl Rove, guru (udhëheqës shpirtëror) fondamental për fitoren elektorale të vitit 2004, rikthyer në qendër të thashethemeve mediatike për përplasjen me numrin dy të Obamës Joe Biden.
Biden po fliste në CNN për raportin e tij me Bushin ("më pëlqente të rrija me të, kujtoj një takim në Zyrën Ovale ku më thoshte "Joe unë jam një lider" dhe unë i thosha je, por askush nuk të dëgjon") e Rove ka replikuar hidhur: "Nuk ka qenë kurrë vetëm për vetëm me presidentin, Joe Biden nuk tregon të vërtetën".
Do të jetë atje Rove apo jo, darka e nesërmbrëmshme është një ngjarje private e cila shënon rihyrjen e "Dubya" në aktivitetin publik. The Bush Library e muzeu aneks (të cilët do të jenë në kuadrin e Arkivave Kombëtare) do të përurohen vetëm më 2013, por aktiviteti i fondacionit do të fillojë brenda vjeshtës. Jo pa polemika, ngaqë disa profesorë të SMU dhe disa prifta metodistë mendojnë se është një "think-tank" tepër konservator e që mbledhja e  fondeve (duhen 300 milionë dollarë)  shkon ngadalë.
Ndërsa Barack Obama është i përkushtuar përballë amerikanëve (po edhe mbarë botës) në sfidat pas "bushizmit", "Dubya" ka shmangur me kujdes çdo theks kritik ndaj presidentit të ri. Një sjellje të cilën Shtëpia e Bardhë e vlerëson dhe që Bush duket se e bën me çiltërsi. Pavarësisht ndryshimeve thelbësore midis të dyve, Obama në disa linja fondamentale të politikës ndërkombëtare (Irak e Afganistan) nuk ka ndryshuar shumë dhe për luftën kundër terrorizmit ish presidenti është i bindur se në fund historia do t'i japë të drejtë.
Fondacioni Bush do të ketë mes interesave kryesore atë për "demokracitë e reja" dhe për vendet e Afrikës që luftojnë kundër AIDS-it- Dhe ish presidenti dëshiron të çojë në Southern Methodist University studiues, intelektualë e politikanë të dorës së parë. Në një intervistë në Dallas Morning News të janarit ka thënë se është "shumë i prirur" t'i gjejë këta bashkëpunëtorë të cilët do të jenë një "miks eklektik e interesant".
Jeta në Preston Hollow duket se e kënaq, edhe pse si të gjithë ish presidentët mbetet i blinduar nga agjentët e Shërbimit Sekret. Ndonjë darkë në shtëpi të miqve, ndonjë ndeshje beisbolli, week-endet në fermën në Crawford e sidomos puna në librin e kujtimeve, ku do t'i shpjegojë vendimet e vështira e shpesh jopopullore që është detyruar të marrë./Elida BUÇPAPAJ
Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
U bënë 10 Vjet nga rënia heroike e strategut ushtarak Agim Ramadani (04.11.2009)
Unioni i Komoreve njeh pavarësinë e Kosovës (04.11.2009)
Prishtina hedh poshtë akuzat ndaj UÇKsë (04.10.2009)
Lum kush të rronjë, ta shohë zonjë! (04.10.2009)
Italia ua jep lamtumirën e fundit viktimave të tërmetit (04.10.2009)
Gjykata e Lartë pushoi çështjen Rrëshen-Kalimash (04.10.2009)
Një raport për Ballkanin thotë se UÇK-ja kishte burgje sekrete në rajon (04.10.2009)
Skenar i përsëritur në Mitrovicë (04.09.2009)
FMN ul parashikimet për rritjen ekonomike të Shqipërisë (04.09.2009)
Gambia shteti i 57të që njeh Kosovën (04.08.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]