E Djelë, 05.19.2024, 06:14am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
BLLACA PARAQITI DËSHMINË, AKUZOI GASHIN PËR VRASJE
E Mërkurë, 03.30.2011, 06:04pm (GMT+1)

Prishtinë, 30 mars 2011 (18.10)
Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, të mërkurën ka vazhduar seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve të rastit "Bllaca", Fahredin Gashi - Faruku dhe Hysri Rama, ku dëshminë e tij paraqiti i vetëquajturi autor i krimit, Nazim Bllaca, i cili nga gjykata gëzon epitetin e dëshmitarit bashkëpunues, e cila dëshmi nga avokatët e të akuzuarve, në disa raste edhe nga prokuroria, u vlerësua si kundërthënëse.
Gjatë dëshmisë së tij, Bllaca e ka etiketuar të akuzuarin Fahredin Gashi si vrasës të Sali Gashit.
Derisa Bllaca po paraqiste dëshminë e tij para trupit gjykues, prokurori Mauricio Salustro e ka ballafaquar disa herë me dëshmitë e tij të mëparshme, të cilat i kishte dhënë gjatë hetimeve.
Sipas Bllacës vrasja e Sali Gashit është kryer nga Fahredin Gashi dhe atë brenda vetëm disa sekondash. "Vrasja është kryer për një minutë, ndoshta edhe më pak", ka theksuar Bllaca.
Ndërkohë që Salustro kërkonte sqarim në lidhje me drejtimin në të cilin vrasësit e Sali Gashit kishin marrë pas kryerjes së veprës dhe ia tërhiqte vërejtjen për deklarata kundërthënëse, Bllaca i është drejtuar atij me fjalët "jam autor i krimit dhe nuk i harroj gjërat".
Bllaca i cili gjatë tërë kohës dëshminë e tij e ka dhënë në vetën e tretë, duke iu referuar vetës si Nazim Bllaca, ndërsa nuk ka hezituar që Fahredin Gashin ta etiketojë si bashkëpunëtor të serbëve.Bllaca pohonte se vrasja është kryer nga Gashi, për motive të tij, kurse në një rast gjatë paraqitjes së dëshmisë, ka përmendur edhe emrin e Fatmir Xhelilit, si njërin nga personat që lidhet me këtë vrasje.
Ndërkohë avokati mbrojtës, Tahir Rrecaj e ka quajtur kundërthënëse dhe jo bindëse dëshminë e Bllacës, të cilën e ka paraqitur sot para trupit gjykues.
"Sapo u dëgjua dëshmitari kryesorë i prokurorit, Nazim Bllaca që gjykata e ka shpallur edhe dëshmitarë bashkëpunëtor. Dëshmia e tij është shumë kundërthënëse, kontraverse, nuk përputhej me deklaratat e tij të dhëna në procedurën e hetimeve dhe gjithashtu nuk përputhej as me deklaratat e dëshmitarëve kryesorë, anëtarëve të të ndjerit Sali Gashi. Të gjitha aspektet kanë qenë kundërthënëse, si ato për mënyrën e kryerjes së veprës, ashtu edhe dëshmia rreth letrës, për të cilën në fillim ka thënë se vet e ka shkruar, e më pas nuk është përputhur gjatë shqyrtimit të sotëm gjyqësor", ka theksuar Rrecaj.
Gjatë seancës së sotme gjyqësore trupi gjykues ka bërë të ditur se ka shfuqizuar fletë- arrestimin ndaj Hysri Ramës, të cilin e kishte dhënë një ditë më parë, pasi dje Rama nuk ishte paraqitur në gjykatë, pasi që ky i fundit mungesën e tij e ka arsyetur me ngatërres të datave.
Ndryshe, Fahredin Gashi - Faruku dhe Hysri Rama akuzohen nga Prokuroria Speciale e Kosovës, pas një dëshmie të dhënë nga Nazim Bllaca, për vrasjen e Sali Gashit.
Seance e radhës ndaj "rastit Bllaca" do të mbahet më 12 prill./kosovapress/

(http://www.rtv21.tv)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PACOLLI RIKANDIDON PËR PRESIDENT (03.30.2011)
KRASNIQI I KËNAQUR ME VENDIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESEKrasniqi ndërpreu vizitën në Hungari (03.30.2011)
DORËZOHET NË KUVEND VENDIMI I GJYKATËS KUSHTETUESE (03.30.2011)
GJYKATA KUSHTETUESE NUK KA ASNJË SUGJERIM PËR INSTITUCIONET (03.30.2011)
THAÇI MENDOHET PËR AAK-në (03.30.2011)
SERVER: VERIU, PROBLEM I MADH PËR KOSOVËN (Intervista e plotë) (03.30.2011)
PACOLLI: RESPEKTOJ VENDIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE (03.30.2011)
KOSOVËS DO T'I KTHEHET REGJISTRI CIVIL DHE DOKUMENTET E KADASTRAVE (03.29.2011)
DORËHEQJE APO SHKARKIM? (03.29.2011)
PROTESTË NË MBROJTJE TË UÇK-së (03.29.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]