E Hënë, 05.06.2024, 07:15am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KOSOVA DHE MAQEDONIA NËNSHKRUAJNË MARRËVESHJEN E PATRULLIMIT TË PËRBASHKËT TË KUFIRIT
E Premte, 04.01.2011, 10:15pm (GMT+1)

01.04.2011

Isuf Kadriu

Maqedonia dhe Kosova kanë nënshkruar marrëveshjen mbi patrullimet e përbashkëta policore në kufirin mes dy shteteve. Marrëveshja u nënshkrua në Shkup nga ministrat e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe Bajram Rexhepi.

Sipas tyre, marrëveshja synon para së gjithash parandalimin e kriminalitetit të organizuar dhe pengimin e lëvizjeve ilegale.

"Marrëveshja është një hap para drejt thjeshtëzimit të procedurave për menaxhim të përbashkët të kufirit, sa i përket sigurisë më të madhe, por edhe krijimit të besimit ndërmjet dy shërbimeve dhe popujve tanë", deklaroi ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhpi, sqaroi për opinion kalimin e kompetencave për kufirin nga KFOR-i te Policia e Kosovës.

"Ne kemi marrë përgjegjësinë në dy sektorët në kufijtë mes Kosovës dhe Maqedonisë dhe sektori i tretë pritet që deri në qershor të merret komplet. Pra, policitë kufitare të të dyja anëve do ta menaxhojnë. Ne i përkrahim të gjitha idetë edhe për një kontrollim në një pikë, në mënyrë që të mundësohet qarkullimi i lirë i qytetarëve", u shpreh Rexhepi.

Gjatë qëndrimit njëditor në Shkup, ministri i Brendshëm i Kosovës dhe homologia e tij kanë diskutuar edhe për procesin e hapjes së vendkalimeve të reja kufitare mes dy vendeve.

Ministrat e Punëve të Brendshme të të dyja vendeve nuk përjashtuan edhe mundësitë që shumë shpejt qytetarët të mund të kalojnë kufirin vetëm me letërnjoftime. Pala maqedonase është e gatshme për një gjë të tillë, tha Jankullovska, por ministri Rexhepi u shpreh se kjo do të ndodhë pasi Kosova t'i plotësojë kriteret e nevojshme që ndërlidhen me dokumentet personale biometrike.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kantrimen: Nuk ka kohë për ndryshime në KodinZgjedhor - Zgjedhjet e 8 Majit kusht për integrimin në BE (04.01.2011)
GJYKATA KUSHTETUESE: KOSOVA NUK ËSHTË NË VAKUUM INSTITUCIONALThaçi: Kosova rrezikon të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme (04.01.2011)
JESEN PETERSEN: RASTI PËR VERIUN U HUMB NË '99 (04.01.2011)
LUFTA KOSOVË-SERBI NUK KA MBARUAR (04.01.2011)
PACOLLI DO TË SFIDOHET NGA NJË FEMËRA do të jetë kundërkanditate Suzana Novobërdaliu? (04.01.2011)
KANTRIMEN SOT NË TIRANË (04.01.2011)
BERISHA: ALEANCA E BETONIT RRËZOHET MË  MAJ (04.01.2011)
UASHINGTON: FESTIVALI I ÇELJES SË LULEVE TË QERSHIVE NË TIDAL BASIN (04.01.2011)
AMBASADA E SHBA NË KOSOVË KËRKON RESPEKTIMIN E VENDIMIT TË GJYKATËS KUSHTETUESE (03.31.2011)
PTK NË PROTESTA, POLICIA E KOSOVËS LËNDON DY GAZETARË (Updated)Policia ka përdorur gaz lotsjellës për t’i nxjerrë protestuesit jashtë oborrit të ndërtesës së Kuvendit. (03.31.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]