E Hënë, 05.06.2024, 10:51am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
LUFTA KOSOVË-SERBI NUK KA MBARUAR
E Premte, 04.01.2011, 11:50am (GMT+1)

"The Guardian" ka botuar raportin e Dik Martit - foto arkiv

01.04.2011

Radio Evropa e Lirë

Juristi britanik, Xhefri Najs, ish-zëvendësprokuror në rastin Millosheviq në Gjykatën e Hagës për ish-Jugosllavinë, ka përsëritur sërish dyshimet dhe vërejtjet e tij lidhur me akuzat e Dik Martit për trafik organesh nga disa drejtues të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

"Unë mund të them se lidhur me trafikun e organeve ka shumë pak prova, për të mos thënë fare, te raporti i këtij personi, Martit, i cili përgatiti dokumentin për Këshillin e Evropës. Por, duket se ai është tërhequr disi nga qëndrimet e forta që dha në fillim. Ka shumë pak prova", ka thënë Najs gjatë qëndrimit në Zagreb.

Ish-prokurori i Gjykatës së Hagës, i cili gjendej në Kroaci për promovimin e librit të Eva Tabu mbi luftën dhe krimet në ish-Jugosllavi, ka përsëritur nevojën për hetimin e akuzave.

"U takon të tjerëve tani të tregojnë të vërtetën rreth asaj që dinë. I takon dhe Thaçit që të provojë të kundërtën e këtyre akuzave, pasi nuk jam i sigurt se sa e rehatshme është për të të jetojë me akuza të tilla kundër tij", ka thënë Najs.

Najs ka folur për nxjerrjen në media të raporteve të brendshme të UNMIK-ut apo strukturave të tjera dhe faktin se ato koinciduan me debatin në Këshillin e Sigurimit, ku u kërkua një gjykatë e posaçme për hetimin e akuzave për trafik organesh.

Ai ka kujtuar edhe qëndrimin e mbështetësve të Kosovës, të cilët nuk e shohin të rastësishëm raportin e Martit dhe materialet e tjera në media, si pjesë të luftës për të mos e lejuar popullin e Kosovës që të shijojë frytet e hyrjes në Evropë apo në NATO.

Ndonëse nuk ka dashur të marrë një qëndrim të prerë lidhur me të dyja këto grupime, ish-prokurori i Gjykatës së Hagës ka thënë:

"Ndoshta konflikti mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka përfunduar ende". (i.b.)

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PACOLLI DO TË SFIDOHET NGA NJË FEMËRA do të jetë kundërkanditate Suzana Novobërdaliu? (04.01.2011)
KANTRIMEN SOT NË TIRANË (04.01.2011)
BERISHA: ALEANCA E BETONIT RRËZOHET MË  MAJ (04.01.2011)
UASHINGTON: FESTIVALI I ÇELJES SË LULEVE TË QERSHIVE NË TIDAL BASIN (04.01.2011)
AMBASADA E SHBA NË KOSOVË KËRKON RESPEKTIMIN E VENDIMIT TË GJYKATËS KUSHTETUESE (03.31.2011)
PTK NË PROTESTA, POLICIA E KOSOVËS LËNDON DY GAZETARË (Updated)Policia ka përdorur gaz lotsjellës për t’i nxjerrë protestuesit jashtë oborrit të ndërtesës së Kuvendit. (03.31.2011)
PUNËTORËT E PTK TENTOJNË TË HYJNË NË OBORRIN E KUVENDIT (03.31.2011)
BUXHETI MIRATOHET PA VOTAT E OPOZITËS (03.31.2011)
KUVAJTI PRITET TA ZYRTARIZOJË VENDIMIN PËR NJOHJEN E KOSOVËS (03.31.2011)
EDITA TAHIRI: S'KA BISEDA JASHTË ÇËSHTJEVE TEKNIKE (03.31.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]