E Shtunë, 05.18.2024, 08:58pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 

PTK NË PROTESTA, POLICIA E KOSOVËS LËNDON DY GAZETARË (Updated)

Policia ka përdorur gaz lotsjellës për t’i nxjerrë protestuesit jashtë oborrit të ndërtesës së Kuvendit.


E Enjte, 03.31.2011, 02:57pm (GMT+1)

31.03.2011 15:16


Policia e Kosovës gjatë protestave të organizuara nga sindikata e punëtorëve të PTK-së ka lënduar dy gazetarë, Saranda Ramën nga Koha Vizion dhe Arton Mulliqin, gazetar i RTV21.

Asosacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës ka dënuar ashpër lëndimin e dy gazetarëve, të cilët ishin në vendngjarje për të mbuluar protestën.

"Sulmet ndaj gazetarëve, në përpjekje për të mos i lejuar ata që ta kryejnë punën e tyre, nga kushdo që bëhen, dërgojnë sinjale të këqija në kohën kur Kosova vazhdon të jetë në situatë të pafavorshme sa i përket lirisë së shtypit dhe të shprehjes", thuhet në kumtesën e AGPK-së.

Miratohet buxheti, PTK në protesta

Protesta para Kuvendit, 31 mars 2011

Përditësimi i fundit: 31.03.2011 14:05

Zijadin Gashi

Kuvendi i Kosovës me shumicë votash ka miratuar buxhetin për vitin 2011.

Buxheti është miratuar pa votat e opozitës, që e ka kundërshtuar nenin katër, me të cilin bashkë me buxhetin është aprovuar edhe shitja e Postë-Telekomit të Kosovës.

Gjatë kohës së mbajtjes së seancës, nën organizimin e Sindikatës së Punëtorëve të PTK-së është mbajtur një protestë para dyerve të Kuvendit. Me të miratuar buxhetin dhe shitjen e PTK-së, protestuesit tentuan të hyjnë në oborrin e Kuvendit, me ç'rast ata janë ndalur nga policia, e cila ka përdorur gaz lotsjellës për t'i nxjerrë ata jashtë oborrit të ndërtesës së Kuvendit.

Gjatë përplasjes së protestuesve dhe policisë, edhe dy gazetarë kanë kërkuar ndihmë në emergjencë, si pasojë e efekteve të gazit lotsjellës.

Protestuesit janë tërhequr më pas dhe janë barrikaduar para Kuvendit, ku atyre u janë bashkuar edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Miratimi në pako i buxhetit me shitjen e PTK-së nga opozita është cilësuar si joligjor dhe jokushtetues.

Sidoqoftë, votimi ka sjellë si rezultat mbështetjen prej 66 për buxhetin, 25 kundër dhe 12 abstenime.

Duke iu përgjigjur kritikave dhe akuzave të opozitës se me buxhet po kontrabandohet shitja e PTK-së dhe po paragjykohet çmimi i shitjes, ministri i Tregtisë, Besim Beqaj, ka thënë se kjo nuk qëndron, pasi që çmimi i shitjes së PTK-së nuk figuron askund si shifër në nenin katër.

"Asnjëherë në asnjë rrethanë nuk është paragjykuar çmimi i shitjes së PTK-së, andaj këto gjëra neve po na dëmtojnë edhe imazhin e shitjes, sepse ju jeni ata që po e paragjykoni, ngaqë neni katër nuk tenton të kontrabandojë diçka, por e shet me një transparencë maksimale", ka thënë Beqaj.

Ndryshe nga ministri Beqaj, është shprehur opozita. Arben Gashi, deputet i LDK-së, ka thënë se futja e PTK-së në Ligjin për buxhet, është në kundërshtim edhe me ekonominë e tregut të lirë.

"Në Republikën e Kosovës baza e ekonomisë është ekonomia e tregut të lirë. Duke e paracaktuar çmimin për PTK-në prej 300 milionë eurosh, ne kemi shkelur Kushtetutën dhe kemi prishur këtë bazë të ekonomisë së tregut të lirë, e cila duhej të përcaktonte çmimin",
është shprehur Gashi.

Më i ashpër në fjalimin e tij ishte lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ai ka thënë se Qeveria ka borxhe dhe nuk ka mjete të ndërtojë autostradën Prizren Merdar, andaj e ka futur shitjen e PTK-së në kuadër të buxhetit.

"PTK-ja po shitet ne mënyrë që të paguhet kompania Bechtel-Enka, kontrata me të cilën po mbahet sekrete si për qytetarët e Kosovës, po ashtu edhe për institucionet e Kosovës. Ne jemi kundër këtij neni dhe kundër këtij buxheti, i cili e keqpërdorë rritjen e pagave për ta kontrabanduar shitjen e PTK-së, ndërmarrjes më fitimprurëse në Kosovën e pasluftës", ka theksuar Kurti.

Heqja e nenit katër është kërkuar edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Madje, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se nëse hiqet neni katër, ky subjekt do të votojë për miratimin e buxhetit. Në të kundërtën, sipas Gjinit, po merret një vendim në kundërshtim me ligjin.

"Ne mendojmë se është shkelje edhe e ligjit edhe e Kushtetutës dhe privatizimi i PTK-së duhet të shkojë me një vendim të posaçëm të Kuvendit, jo në paketë kështu si e kemi sot",
ka theksuar Gjini.

Ndryshe, dokumenti për buxhetin parasheh 1 miliard e 264 milionë euro të hyra buxhetore, ndërsa 1 miliard e 434 milionë euro shpenzime. Këtu përfshihet edhe rritja e pagave për sektorin publik, ndërsa parashihet rritje ekonomike për 5.5 për qind.

(http://www.evropaelire.org)

Sindikata e PTK së nuk i përkrah kërkesat e dhunshme

Prishtinë, 31 mars 2011(15.30)
Sindikata Profesionale e Punëtorëve të PTK së nuk i përkrah kërkesat e dhunshme të ditës së sotme. Ajo nuk mendon se gjërat zgjidhen me dhunë. Qëllimi i sindikatës është dhe do të mbetet mbrojtja e punëtorëve të PTK së, thuhet në një komunikatë. SPP ja kërkon nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës që të vlerësojnë tri çështjet strategjike: interesin dhe mbrojtjen e punëtorëve të PTK së; interesin strategjik të shtetit të Kosovës, dhe interesin kombëtar. "Duke respektuar këto tri pika, kuvendarët e votuar edhe nga ne, besojmë se nuk do të gabojnë me vlersimet e tyre të drejta. Ne besojmë se Kuvendi i Kosovës do të veprojë në të mirë të PTK së ashtu siç punon në të mirë të Kosovës". SPP ja ka qenë dhe mbetet sindikata e vetme e cila do t'i mbrojë interesat e punëtorëve të PTK së me veprimet e saj profesionale dhe të drejta. Sindikata Profesionale e Punëtorëve të PTK së përmes politikave proaktive dhe me veprime konkrete ka për qëllim që t'i sigurojë vendet e punës të secilit (prej jush) punëtor dhe të sigurojë një mbrojtje për secilin veç e veç.

(http://www.rtv21.tv)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PUNËTORËT E PTK TENTOJNË TË HYJNË NË OBORRIN E KUVENDIT (03.31.2011)
BUXHETI MIRATOHET PA VOTAT E OPOZITËS (03.31.2011)
KUVAJTI PRITET TA ZYRTARIZOJË VENDIMIN PËR NJOHJEN E KOSOVËS (03.31.2011)
EDITA TAHIRI: S'KA BISEDA JASHTË ÇËSHTJEVE TEKNIKE (03.31.2011)
MALI I ZI: TUBIME ME MOTON "JEMI SHQIPTARË, FLASIM SHQIP" (03.31.2011)
BLLACA PARAQITI DËSHMINË, AKUZOI GASHIN PËR VRASJE (03.30.2011)
PACOLLI RIKANDIDON PËR PRESIDENT (03.30.2011)
KRASNIQI I KËNAQUR ME VENDIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESEKrasniqi ndërpreu vizitën në Hungari (03.30.2011)
DORËZOHET NË KUVEND VENDIMI I GJYKATËS KUSHTETUESE (03.30.2011)
GJYKATA KUSHTETUESE NUK KA ASNJË SUGJERIM PËR INSTITUCIONET (03.30.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]