E Hënë, 05.06.2024, 11:12am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KANTRIMEN SOT NË TIRANË
E Premte, 04.01.2011, 08:12am (GMT+1)

Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Azinë, Tomas Kantrimen do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku pritet të takohet me krerët më të lartë të vendit. Kjo është vizita e dytë e Kantrimen pas asaj në shkurt, ku Kantrimen i bëri apel partive për të mosbojkotuar zgjedhjet si dhe kërkoi hetim të plotë të paanshëm dhe pa ndikime politike, të ngjarjeve të 21 janarit.

Vizita e tij konfirmohet nga zyra e shtypit pranë Ministrisë së Jashtme e cila informon se Zv.ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Azinë do të pritet sot në orën 17:00, në një takim nga zv.kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto.

Axhenda e vizitës së Kantrimen në Tiranë pritet të përfshijë takime edhe me krerët më të lartë të vendit.

Vizita e tij ndodh në prag të zgjedhjeve vendore dhe vetëm 48 orë larg vizitës që Komisioneri për Zgjerimin e BE-se Stefan Fyler, zhvilloi dje në Tiranë dhe përcolli mesazhin e qartë se nëse nuk zgjidhin krizen politike rrezikohet integrimi i vendit.

Kjo është vizita e dytë e Kantrimen brenda një kohe të shkurtër. Në vizitën e tij më 9 shkurt 2011, në Tiranë Kantrimen i bëri thirrje partive politike të marrin pjesë në zgjedhjet lokalë të e 8 majit "që populli të ketë të drejtë të zgjedhë mes tyre dhe se bojkoti i zgjedhjeve është antikushtetues".

Në lidhje me demonstratën e 21 janarit, zyrtari i lartë amerikan përcolli mesazhin se institucioni i Prokurorisë së Përgjithshme ka mbështetjen e SHBA-ve dhe se puna për hetimin e ngjarjeve në bulevard duhej të bëhej pa presione politike. Vizita e Kantrimen perkon edhe me firmosjen e marreveshjes mes partive politike per zgjedhjet e 8 Majit./b.w/

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BERISHA: ALEANCA E BETONIT RRËZOHET MË  MAJ (04.01.2011)
UASHINGTON: FESTIVALI I ÇELJES SË LULEVE TË QERSHIVE NË TIDAL BASIN (04.01.2011)
AMBASADA E SHBA NË KOSOVË KËRKON RESPEKTIMIN E VENDIMIT TË GJYKATËS KUSHTETUESE (03.31.2011)
PTK NË PROTESTA, POLICIA E KOSOVËS LËNDON DY GAZETARË (Updated)Policia ka përdorur gaz lotsjellës për t’i nxjerrë protestuesit jashtë oborrit të ndërtesës së Kuvendit. (03.31.2011)
PUNËTORËT E PTK TENTOJNË TË HYJNË NË OBORRIN E KUVENDIT (03.31.2011)
BUXHETI MIRATOHET PA VOTAT E OPOZITËS (03.31.2011)
KUVAJTI PRITET TA ZYRTARIZOJË VENDIMIN PËR NJOHJEN E KOSOVËS (03.31.2011)
EDITA TAHIRI: S'KA BISEDA JASHTË ÇËSHTJEVE TEKNIKE (03.31.2011)
MALI I ZI: TUBIME ME MOTON "JEMI SHQIPTARË, FLASIM SHQIP" (03.31.2011)
BLLACA PARAQITI DËSHMINË, AKUZOI GASHIN PËR VRASJE (03.30.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]