Voal-online - 07.10.2011 - Presidentja e Liberisë, Ellen Xhonson Sirlif, Lejmah Gbmove nga Liberia dhe Tavakul Karman nga Jemeni kanë fituar çmimin Nobel për Paqe.
Bëhet fjalë për dy liberiane dhe një jemenite të cilat i kanë mobilizuar femrat kundër luftës dhe kundër padrejtësive.
Ellen Johnson-Sirleaf
Presidentes liberiana Ellen Johnson-Sirleaf e bashkëvendëses së saj, Leymah Gbowee, iu është njohur merita se i kanë mobilizuar femrat liberiane kundër luftës civile në vendin e tyre.
Të enjtën u shpall fituesi i çmimit Nobel për Letërsi, të mërkurën çmimi Nobel për Kimi, të martën ai për Fizikë, ndërsa të hënën u nda Nobeli për Mjekësi.
 
Leymah Gbowee
Nobel edhe aktivistja jemenite Tawakkul Karman, për përkushtimin në favor të të drejtave të femrave.
Tawakkul Karman
Vlerësimi për gratë
Ky çmim përbën, sipas synimeve të komitetit për Nobel, një vlerësim për forcimin e rolit të femrave, sidomos në vendet në zhvillim.
Sirleaf është gruaja e parë presidente e një shteti afrikan, Gbowee është një aktiviste pacifiste, Karman merret me të drejtat e femrave dhe demokracinë në Jemen, një vend i cili muajt e fundit është përfshirë nga konflikte të rënda politike e shoqërore.
(http://www.evropaelire.org) (http://www.rsi.ch)