E Premte, 05.17.2024, 02:53am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
ME THIRRJET PËR ZHBLLOKIM TË VERIUT TË KOSOVËS, BEOGRADI BËN SIKUR DISTANCOHET NGA EKSPONENTËT E TIJ
E Enjte, 12.01.2011, 03:32pm (GMT+1)

01.12.2011

Radio Evropa e Lirë

Pas katër muajsh mbështetje ndaj serbëve, të cilët kanë vendosur barrikadat në veriun e Kosovës, zyrtarët e Beogradit po dërgojnë porosi që të hiqen barrikadat.

Kjo thirrje është dërguar, siç thuhet, në orën 12 pa 5 minuta, në vigjilje të bisedimeve joformale në Bruksel, lidhur me çështjen e kandidimit të Serbisë për në Bashkimin Evropian.

Thirrjen e presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, për largimin e barrikadave po e përsërisin edhe bashkëpunëtorët e tij.

Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë serbe, Dragan Shutanovac, thotë se problemet nuk mund të zgjidhen nëse serbët gjenden në mes të bllokadave dhe barrikadave me trungje.

Ndryshim politike brenda nate
"Konsiderojmë se barrikadat duhet të largohen; në të kundërtën, mund të vijë deri te përshkallëzimi i konfliktit. Ushtria serbe po insiston te bashkëpunëtorët e KFOR-it që të mos e përdorin dhunën. Por, më besoni që ndonjëherë është vështirë të kontrollohet situata", thekson Shutanovac.

Zëvendëskryeministri serb, Ivica Daçiq, njëkohësisht edhe ministër i Brendshëm në Qeverinë e Serbisë, nuk u bën thirrje serbëve që t'i largojnë barrikadat, por thotë se nuk bën të arrihet deri te ndonjë ndarje ndërmjet Qeverisë së Beogradit dhe serbëve të Kosovës.

"Kjo që po ndodh tash në barrikada, nuk është asgjë fare në krahasim me atë që mund të ngjajë. Që kjo të mos ngjajë, duhet të gjithë të ndalojnë dhe të shohin se çfarë mund të bëhet më tutje me dialog. Gjithmonë, cilido dialog është më i mirë se humbja e jetëve të njerëzve", thotë Daçiq.

Sipas tij, serbët duhet përdorur mençurinë në prag të bisedimeve në Bruksel, sepse, shton Daçiq, nëse Serbia e merr statusin e kandidatit të Bashkimit Evropian, atëherë shumë më lehtë do t'i përfaqësojë interesat e saj në Kosovë.

Megjithatë, kryetari i Partisë Liberal-Demokrate të Serbisë, Çedomir Jovanoviq, thotë se "deklaratat e Tadiqit flasin më shumë seç ka qenë e pritshme, por jo mjaftueshëm për të siguruar politikën e re, e cila i nevojitet shoqërisë serbe".


Opozita: Thirrje "skizofrenike dhe e çmendur"

Subjektet politike djathtiste në Serbi kanë qenë më të zëshme në kundërshtimet e tyre ndaj thirrjes së presidentit serb, Tadiq, që serbët në veri të Kosovës t'i largojnë barrikadat.

Radikalët e Vojisllav Sheshelit, të cilët e kontrollojnë pushtetin ilegal në katër komunat e veriut të Kosovës, thonë se thirrja e Tadiqit është "skizofrenike dhe e çmendur".

Partia Demokratike e Serbisë, lider i së cilës është Vojisllav Koshtunica, vlerëson se thirrjet e Tadiqit nënkuptojnë heqjen dorë nga lufta për ruajtjen e integritetit shtetëror të Serbisë.

Në anën tjetër, analisti serb i çështjeve politike, Vatrosllav Vekariq, thotë se Beogradi e ka bërë hapin, të cilin Brukseli është duke e pritur tash e sa kohë.

"Ky është një hap që demonstron besimin e plot njerëzve, se mbështetja për vënien e barrikadave ka qenë një rrugë, nëpër të cilën nuk është dashur të ecet. Thirrjen e Tadiqit duhet konsideruar si të guximshme, por edhe të rrezikshme. Sidoqoftë, kjo thirrje tashmë ka dalë dhe me siguri është e vetmja e mundshme në këtë situatë", vlerëson Vakariq.

Ndërsa, Marko Prelec, drejtor i projektit ballkanik të Grupit Ndërkombëtar të Krizave, thotë se Beogradi ka armë të fuqishme në duart e veta.

Kjo, sipas tij, nënkupton ndërprerjen e financimit të serbëve të veriut të Kosovës, por që "në këtë moment nuk mund të konsiderohet si diçka e mundshme për t'u bërë".

Prelec thotë se, megjithatë, vetë thirrja verbale që barrikadat të largohen, është një ndryshim i politikës së deritashme të Beogradit zyrtar.

"Ky është një ndryshim i qartë. Pak më herët, qeveria kishte kërkuar që serbët e veriut të Kosovës të qëndrojnë pranë barrikadave, ndërkaq, tash, po kërkon largimin e tyre. Nuk besoj se dikush mund ta dijë se a do të jetë kjo e mjaftueshme për kandidim më 9 dhjetor. Situata në Evropë është shumë dramatike dhe konfuze, ndërkohë që edhe situata në veri të Kosovës është goxha dramatike. Po ashtu, është e paqartë se si do të reagojnë serbët e veriut të Kosovës", thekson Prelec.

Sipas tij, Qeveria e Beogradit do të jetë ndërmjet dy zjarreve. Në njërën anë, shton Prelec, do t'i nënshtrohet presionit nga serbët e veriut të Kosovës dhe, në anën tjetër, do t'i nënshtrohet presionit të fortë, të cilin tashmë ka nisur ta shpërfaqë Brukseli. (b.b.)

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RASTI KLEÇKA, GJYKIMI NIS NË FUND TË JANARIT (12.01.2011)
VAZHDON GJYKIMI NË RASTIN "KLEÇKA" (12.01.2011)
KOSOVA DHE SERBIA KANË BISEDUAR PËR MENAXHIM TË INTEGRUAR TË KUFIRIT (12.01.2011)
KORRUPSIONI: KOSOVA - E FUNDIT NË RAJON, SHQIPËRIA - E PARAFUNDIT (12.01.2011)
REAGON ASHPËR EDHE KONGRESISTI ENGEL PËR PREKJEN E VARREZËS HEBRAIKE TË PRISHTINËS (12.01.2011)
KOSOVË: AMBASADA AMERIKANE DËNON PËRDHOSJEN E VARREZAVE HEBRAIKE NË PRISHTINË (12.01.2011)
HOMAZHET PËR NALTMADHNINË E TIJ MBRETIN LEKA I ZHVILLOHEN NË SALLËN E KUVENDIT TË SHQIPËRISË (12.01.2011)
Të burgosurit dhe të Përndjekurit Politikë të Shqipërisë mesazh ngushëllimiNALTMADHNIJA E TIJ MBRETI LEKA I, BURRË I LARTË DHE LUFTËTAR I PAEPUR I SHQIPËRISË ETNIKE (12.01.2011)
SHUHET MBRETI I SHQIPTARËVE LEKA I: KRYEMINISTRI BERISHA SHPALL TË SHTUNËN DITË ZIJE KOMBËTARE (11.30.2011)
INSTITUCIONET E KOSOVËS NGUSHËLLOJNË FAMILJEN MBRETËRORE (11.30.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]