E Premte, 05.17.2024, 04:36am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
DREWS: VETËM NË VERI ËSHTË SITUATË E KEQE
E Enjte, 12.29.2011, 11:07am (GMT+1)

Prishtinë, 29 dhjetor - Komandanti i KFOR-it, Erhard Drews, ka deklaruar se situata në Kosovë është gjithkund tjetër e mirë, përveç në veri. Udhëheqësi i KFOR-it ka thënë se shpreson që rezultatet e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të implementohen sa më shpejtë, në mënyrë që njerëzve në terren t'u mundësohet jetë më e mirë.

"Sinqerisht, vendimet për bllokimin e rrugëve për mua janë të papranueshme. E di se shumë serbë nga veriu nuk janë të kënaqur për shkak të këtyre barrikadave dhe ajo që duan është që të vazhdojnë të bëjnë jetë normale. Prandaj, do të pyetesha për legjitimitetin e atyre barrikadave. Ndalimi i EULEX-it, misionit evropian për sundimin e ligjit, për KFOR-in është i papranueshëm. Lëvizja e lirë është qëllimi i misionit tonë dhe ne nuk do të pranojmë kurrfarë rezultati tjetër", ka theksuar Drews në një intervistë ër Veçernje Novosti.

I pyetur nëse ka qenë nën presionin e qarqeve politike të Prishtinës që të largojë barrikadat në veri, gjenerali gjerman është përgjigjur shkurt: "Jo".

Komandanti i KFOR-it është pyetur nëse i konsideron serbët si armiq, pasi në një deklarate, sipas gazetës, ka thënë "sy më sy me armikun" duke iu referuar serbëve, ndërsa ai ka sqaruar: "Nëse dikush hedh granatë dore mbi ushtarët e mi derisa ata po e bëjnë punën e tyre në mënyrë profesionale, kjo është e jashtëzakonshme. Nuk ka rëndësi nëse është serb ose shqiptar, por nëse i lëndon ushtarët e mi, nuk do ta ketë simpatinë time. Serbët në Kosovë nuk janë armiqtë tanë dhe ata këtë e dinë shumë mirë".

Drews ka thënë se KFOR-i nuk ka ndonjë pozicion sa i përket çështjes se serbët e veriut pohojnë se i takojnë shtetit të Serbisë e jo shtetit të Kosovës, por ka thënë se ata duhet të lëvizin dhe të shohin vendbanimet tjera me serbë në Kosovë, ku raportet ndëretnike janë shumë të mira.

"Kosova është shtëpia e shumë komuniteteve, ndërsa serbët janë pjesë e saj", ka deklaruar komandanti i KFOR-it, ndërsa ka thënë se nuk ka arsye për shtimin e numrit të ushtarëve.

(http://www.koha.net)

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Presidenti Topi merr mesazh nga Shenjtëria e Tij, Papa Benedikti XVIPAPA BENEDIKTI XVI: URIMET MË TË MIRA PËR PAQE DHE PËRPARIM PËR VITIN E RI 2012, VIT I 100  VJETORIT TË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË (12.29.2011)
SHENJA POZITIVE PËR EKONOMINË AMERIKANE (12.29.2011)
VV PARALAJMËRON BLLOKIMIN E VENDKALIMEVE KUFITARE (12.28.2011)
SHQIPTARËT NË VERI TË MITROVICËS BLLOKOJNË RRUGËN (12.28.2011)
SHQIPTARËT PROTESTOJNË PËR FLAMUR NË TUZ (12.28.2011)
SHTEPIA E BARDHË KËRKON RRITJEN E KUFIRIT TË BORXHIT (12.28.2011)
SERBISË S'DO T'I IMPONOHET NJOHJA E KOSOVËS (12.28.2011)
MUSTAFA: JO TRAJTIM TË VEÇANTË PËR VERIUN E KOSOVËS (12.28.2011)
MUSTAFA: JO TRAJTIM TË VEÇANTË PËR VERIUN E KOSOVËS (12.28.2011)
AAK: SHËRBIMET ILEGALE NUK JANË SHUAR (12.28.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]