E Shtunë, 04.27.2024, 11:38pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
PRESIDENTI OBAMA: JAM OPTIMIST PËR VITIN E RI 2012
E Djelë, 01.01.2012, 10:26am (GMT+1)

E dielë, 01 Janar 2012

Kent Klein, Zëri i Amerikës

Presidenti Barack Obama shprehet optimist se Shtetet e Bashkuara do të jenë në gjendje të forcojnë ekonominë dhe të krijojnë vende të reja pune gjatë vitit të ri. Presidenti tha se ka një optimizëm të ri nga vota e fundit në Kongres për të parandaluar rritjen e taksave mbi pagat dhe për zgjatjen e ndihmave sociale për të papunët:

Në fjalimin e fundit të përjavshëm për vitin 2011, Presidenti Obama tha dje se viti që kaloi ishte një vit ndryshimesh të mëdha dhe përparimi:

"Mbyllëm një luftë dhe filluam procesin e mbylljes së tjetrës. I dhamë një goditje dërrmuese al-Kaidës dhe e bëmë Amerikën më të sigurtë. U qëndruam në krah aleatëve dhe miqve tanë në botë në momente katastrofash dhe revolucionesh. Filluam të shohim gjithashtu rimëkëmbje ekonomike në vend, megjithëse shumë amerikanë ende ndeshen me vështirësi".

Zoti Obama përgëzoi demokratët dhe republikanët në Kongres për bashkëpunimin mes tyre për të miratuar një zgjatje 2 mujore për shkurtimet e taksave mbi pagat dhe për përfitimet për të papunët.

Presidenti e cilësoi këtë arritje si meritë e amerikanëve që kontaktuan Kongresin në mbështetje të masave dhe u bëri thirrje ligjvënësve të miratojnë një zgjatje një vjetore për shkurtimet mbi taksat, kur të kthehen në Uashington në janar.

"Pres nga Kongresi të përfundojnë punën duke zgjatur këto shkurtime taksash deri në fund të vitit 2012. Ishte pozitive që anëtarët e Kongresit morën hapin e duhur për miliona amerikanë, por kjo u arrit vetëm pasi vetë amerikanët ngritën zërin e tyre dhe iu bashkuan debatit".

Zoti Obama e regjistroi mesazhin e tij të javës në Havai ku ndodhet me pushime së bashku me familjen. Presidenti tha se objektivi kryesor i vitit të ri është për një sistem ekonomik amerikan më të drejtë për klasën e mesme. Pritet që ky të jetë një ndër mesazhet kryesore që do të shoqërojnë fushatën e presidentit për zgjedhjet e vitit 2012.

"Si president, unë premtoj të bëj çdo gjë që kam në dorë për ta bërë Amerikën një vend ku puna e palodhur dhe e përgjegjshme të shpërblehet, ku çdokush ka shanse të drejta dhe çdokush bën atë që i takon. Kjo ka qenë Amerika që kemi njohur gjithmonë".

Në fjalimin javor të republikanëve, Senatori Johnny Isakson nga shteti Xhorxhia tha se prioriteti kryesor i partisë së tij për vitin e ri është t'ua lehtësojë bizneseve të vogla mundësinë për të hapur vende të reja pune. Ai tha se republikanët do ta realizojnë këtë duke ulur taksat, duke thjeshtëzuar rregulloret dhe përmes sigurisë energjetike.

Presidenti Obama e vonoi të premten dërgimin e një kërkese në Kongres për rritjen e tavanit të borxhit, që përfaqëson shumën e ligjshme të parave që mund të marrë borxh qeveria amerikane.

Zoti Obama u dha ligjvënësve të të dyja partive më shumë kohë për të hedhur në votë një ligj përgjithësisht simbolik, që u jep mundësi disa ligjvënësve të kundërshtojnë idenë e rritjes së tavanit të borxhit. Rritja e propozuar prej 1.2 trilionë dollarësh pritet të marrë miratim në Kongres, megjithë kundështimet nga disa anëtarë.

(http://www.voanews.com/albanian)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRESIDENTI OBAMA URON AMERIKANËT PËR VITIN E RI 2012 (12.31.2011)
IFJ: NË 2011ën U VRANË 106 GAZETARË (12.31.2011)
KOSOVË: FAMILJARËT E PERSONAVE TË ZHDUKUR PROTESTOJNË DITËN E NDËRRIMIT TË VITEVE (12.31.2011)
NË MESAZHIN PËR VITIN E RI, MERKEL MBRON EURON (12.31.2011)
BOTA E GATSHME PËR PRITJEN E VITIT TË RI (12.31.2011)
VITI 2012 - FUNDI I MBIKQYRJES SË PAVARËSISË SË KOSOVËS? (12.31.2011)
NË SHBA SHTOHEN SHITJET GJATË FESTAVE TË FUNDVITIT (12.30.2011)
BASHKIMI EVROPIAN RIPËRTËRIN PREFERENCAT TREGTARE ME BALLKANIN PERËNDIMOR (12.30.2011)
VETERANËT E USHTRISË ÇLIRIMTARE NË PROTESTË: KËRKOJNË RESPEKTIM VLERASH (12.30.2011)
TARIFAT KUFITARE E KANË IZOLUAR LUGINËN SI NË LUFTË (12.30.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]