E Djelë, 04.28.2024, 12:18am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
VITI 2012 - FUNDI I MBIKQYRJES SË PAVARËSISË SË KOSOVËS?
E Shtunë, 12.31.2011, 09:32am (GMT+1)

31.12.2011

Qeveria e Kosovës është duke hartuar një plan në bashkëpunim me mekanizmat e Bashkimit Europian, për zvogëlimin e prezencës ndërkombëtare në Kosovë.

Qeveria e Kosovës ndër prioritetet e saj kryesore gjatë vitit 2012 do të ketë përmbylljen e mandatit të Zyrës Civile Ndërkombëtare, e cila mbikqyrë pavarësinë e Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri në qeverinë e Kosovës, Hajredin Kuçi. Ai thotë se qeveria e Kosovës është duke hartuar një plan konkret në bashkëpunim me mekanizmat e Bashkimit Europian, plan ky që përfshin edhe bartjen e kompetencave nga misioni EULEX, tek institucionet e Kosovës, përkatësisht me shtrirjen e autoritetit të Prishtinës në veri të Kosovës.

Viti 2012 - presim respektim të sovranitetit në Veri

"Përsa i takon përkushtimit në Veri ne presim që të kemi angazhime të shtuara në koordinim të plotë edhe me KFOR-in edhe EULEX-in gjatë vitit të 2012. Presim që atje të ketë respektim të tërësisë territoriale e sovranitetit të plotë dhe funksionalizim të institucioneve tona", thotë Hajredin Kuçi. Një delegacion i qeverisë së Kosovës i kryesuar nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, javën që shkoi ishte në Bruksel, ku me zyrtarët e lartë të BE-së për menaxhimin e krizave dhe planifikimit është diskutuar për fazën fillestare të përfundimit të pavarësisë se mbikëqyrur.

Me theks të veçantë është folur për sistemin e drejtësisë, për policinë dhe segmente të tjerë, ku do të mund të fillonte zvogëlimi i prezencës së pjesëtarëve të misionit të BE-së, njofton qeveria e Kosovës. Sipas saj, palët janë dakorduar që të hartohet një plan i përbashkët me detyrat dhe obligimet konkrete që do të kenë institucionet e Kosovës dhe EULEX-i, në mënyrë që rendi dhe ligji të jenë funksional në të gjithë territorin e Kosovës. Zyrtarë nga Zyra Civile Ndërkombëtare dhe misioni EULEX, pohojnë se ata po punojnë për një plan të përbashkët me qeverinë e Kosovës për zvogëlimin e prezencës ndërkombëtare në Kosovë, por nuk konfirmojnë nëse viti 2012 do të jetë edhe fundi i kësaj prezence.

ICO - Fundi i mbikëqyrjes së pavarësisë kur të zbatohet plani i Marti Ahtisarit

Zëdhënësi i ICO-së, Kristian Palme, thotë se përfundimi i zbatimit të decentralizimit vazhdon të mbetet prioritet i kësaj zyreje. Për këtë ajo ka marrë edhe mandatin. Sipas tij, pavarësia e mbikqyrur do të përfundojë atëherë kur të jetë zbatuar në tërësi plani i Marti Ahtisarit. Ai thotë se për fundin e pavarësisë së mbikqyrur të Kosovës, vendosë Grupi Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën, pjesë e të cilit janë vendet europiane dhe SHBA-së që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Takimi i radhës i këtij grupi do të mbahet me 24 janar të vitit 2012. "Takimi i radhës i Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën, "ISG", niveli i drejtorëve të Ballkanit Perëndimor do të mbahet në Vjenë, më 24 janar të vitit të ardhshëm. Gjatë këtij takimi, do të diskutohen detyrat e Zyrës Civile Ndërkombëtare "ICO", për vitin e ardhshëm dhe do të miratohet buxheti për vitin 2012", thotë Kristian Palme.

Misioni EULEX është në dialog të vazhdueshëm me Qeverinë e Kosovës

Ndërkohë, zyrtarët e misionit EULEX, nuk japin shumë detaje për planin e zvogëlimit të prezencës së tyre në Kosovë. Ata i thanë DW-së, se: "ky mision është në dialog të vazhdueshëm me Qeverinë e Kosovës edhe sa i përket vazhdimit e funksionin e mandatit të EULEX-it në Kosovë".

Viti 2012 nuk do të mjaftojë që ICO ta përmbush mandatin e saj në Kosovë

Përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë, ndërkaq, nuk janë të bindur se zvogëlimi i prezencës ndërkombëtare në Kosovë do të ndodhë, para se Prishtina zyrtare ta shtrijë autoritetin e plotë në veri të Kosovës. Serbët e atjeshëm nuk komunikojnë me institucionet e Prishtinës. Në një analizë të Institutit Kosovar për Zhvillime të Politikave KIPRED, thuhet se viti 2012 nuk do të mjaftojë që zyra civile ndërkombëtare ta përmbush mandatin e saj. Ardian Arifaj nga instituti KIPRED, nuk beson që do të mjaftojë një vit që ICO-ja, ta përmbushë misionin për të raportuar para Grupit Drejtues Ndërkombëtar se e ka përmbushur atë dhe se mund ta mbyllë zyrën në Prishtinë. "Ndikimi i Beogradit te serbët në veri të Mitrovicës do të vazhdojë të jetë pengesa kryesore për zbatimin e decentralizimit në atë pjesë të Kosovës", thotë Ardian Arifaj.

Qeveria në Prishtinë ka paralajmëruar krijimin e një strategjie të re për integrimin e veriut të Kosovës, duke përjashtuar mundësinë që veriu i Kosovës të mbetet nën një mbikëqyrje ndërkombëtare. Grupi Ndërkombëtar i Krizave, në një analizë thotë se nuk duket që ka vullnet as në Prishtinë e as në mesin e komunitetit ndërkombëtar që veriu i Kosovës të kalojë në një status kalimtar me mbikëqyrje ndërkombëtare. Naim Rashiti analist në këtë organizatë thotë për DW se Bashkimi Evropian dhe SHBA-së, nuk duan që edhe njëherë të administrojnë territore të veçanta në Ballkan. "Faktori ndërkombëtar kërkon që zgjidhja e çështjes së veriut të bëhet përmes dialogut Prishtinë-Beograd drejt përmirësimit të marrëdhënieve dhe integrimi i serbëve të bëhet përmes rendit kushtetues të Kosovës dhe Pakos së Marti Ahtisarit me disa pika shtesë", thotë Naim Rashiti.

Por sipas tij, problem dhe e paqartë mbetet akoma heqja e barrikadave të serbëve në rrugët e veriut të Kosovës. Sipas zotit Rashiti, në situatën në të cilën ndodhet veriu i Kosovës e vetmja zgjidhje është një rimodelim i pakos së Marti Ahtisarit, duke filluar me investime të veçanta të qeverisë që do të garantonte një lloj autonomie më të madhe për komunat serbe të veriut të Kosovës.

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË SHBA SHTOHEN SHITJET GJATË FESTAVE TË FUNDVITIT (12.30.2011)
BASHKIMI EVROPIAN RIPËRTËRIN PREFERENCAT TREGTARE ME BALLKANIN PERËNDIMOR (12.30.2011)
VETERANËT E USHTRISË ÇLIRIMTARE NË PROTESTË: KËRKOJNË RESPEKTIM VLERASH (12.30.2011)
TARIFAT KUFITARE E KANË IZOLUAR LUGINËN SI NË LUFTË (12.30.2011)
PRESIDENTJA JAHJAGA. E VETMJA ZGJIDHJE PËR VERIUN ËSHTË PLANI AHTISARI (12.30.2011)
QEVERIA AMERIKANE HAP LINJË TELEFONIKE PËR EMIGRANTËT (12.30.2011)
Vendimi në Këshillin Bashkiak për emërtimin e aksit nga Rruga e "Kavajës" deri në fund të Gardës së RepublikësEMËRTIMI "IBRAHIM RUGOVA" NË NJË PREJ RRUGËVE KRYESORE TË TIRANËS (12.30.2011)
PRESIDENTI TOPI: BASHKËPUNIMI MES SHUMICËS DHE OPOZITËS ËSHTË VETËM RIFILLIMI I KTHIMIT NË NORMALITET (12.29.2011)
QEVERIA - PA ARSYE PËR SHQETËSIM (12.29.2011)
KEQQEVERISJE TOTALE NË 2011ën (12.29.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]