E Enjte, 05.02.2024, 06:02am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
VETERANËT E USHTRISË ÇLIRIMTARE NË PROTESTË: KËRKOJNË RESPEKTIM VLERASH
E Premte, 12.30.2011, 06:20pm (GMT+1)

Protesta e veteranëve të UÇK-së, 30 dhjetor 2011, Prishtinë.

30.12.2011

Arton Konushevci

Veteranët i ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë protestuar para institucioneve të Kosovës në Prishtinë, duke kërkuar që Ligji për vlerat e luftës së UÇK-së, i miratuar, të kthehet serish për rishqyrtim në Parlament.

Veteranët kanë kundërshtuar miratimin e këtij ligji duke thënë se është diskriminues për të gjithë pjesëtarët, veteranët dhe familjet e dëshmorëve.

Kreu i veteranëve, Muharrem Xhemajli, ka kritikuar liderët shtetërorë dhe deputetët. Ai para protestueseve ka thënë se Qeveria i mashtroi duke e cunguar Ligjin për vlerat e luftës, siç u shpreh ai, e ligjvënësit shkelën mbi veteranët kur e votuan ligjin.

"Ne kemi bërë qindra takime me institucionet e vendit për ligjin, ishim pjesë përbërëse e komisionin për hartimin e këtij projekt-ligji dhe i kemi harmonizuar qëndrimet rreth tij. Në momentin e fundit, nga ana e Qeverisë, është sakatosur ligji. Ne kemi pasur një shpresë nga deputetët e Kuvendit që ata këtë ligji nuk do ta pranojnë dhe ta kthejnë prapë në Qeveri dhe të bëhet një ligj, i cili do t'i plotësonte të gjitha nevojat dhe kërkesat tona", ka thënë Xhemajli.


Pamje nga protesta e 30 dhjetorit 2011 në Prishtinë..."‹"‹

Veteranët kanë kritikuar për këtë ligj edhe presidenten e Kosovës. Këshilli drejtues i këtyre organizatave, pas miratimit të këtij ligji, kishte kërkuar nga presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, që të marrë parasysh kërkesën e kryesisë së OVL të UÇK-së, për mosnënshkrim të ligjit dhe, siç kanë kërkuar ata, kthimin e tij për rishqyrtim në Kuvend. Por, një gjë e tillë, sipas Xhemajlit, nuk ka ndodhur.

"Fatkeqësisht edhe presidentja, me moskthimin e këtij ligji në Kuvendin e Kosovës, tregoi që nuk është faktor uniteti ashtu siç duhet të jetë, por tregoi që është kukull dhe është vetëm një mjet i politikës vendore dhe asaj ndërkombëtare", është shprehur Xhemajli dhe ka paralajmëruar se veteranët nuk do të ndalen derisa ta ndryshojnë Ligjin për vlerat e luftës, duke paralajmëruar se do t'i përdorin të gjitha forcat.

Gjithashtu, Xhemajli ia ka bërë me dije kryeministrit Thaçi dhe të gjithë atyre që cunguan ligjin, se lufta e UÇK-së ka nisur shumë vjet para "˜97-s:

"Nuk është çështja vetëm te beneficionet që ne po kërkojmë. Po me këtë ligj është bërë mohimi i një pjese të historisë së luftës së lavdishme të UÇK-së në kohën e përkufizimit në periudhën kohore 1997-'99; është bërë mohimi i disa dëshmorëve të luftës së UÇK-së. Dihet botërisht se UÇK ka filluar aktivitetin e saj shumë më herët se në vitin 1997".

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me gjithë vërejtjet e paraqitura, në një seancë plenare kanë miratuar Ligjin për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve të tyre.

Drejtuesit e Qeverisë së Kosovës për më shumë se një vit kanë mbajtur në sirtar Ligjin për vlerat e luftës, megjithatë shefi i ekzekutivit e ka cilësuar projektligj të një rëndësie të veçantë, pasi që rregullon statusin e dëshmorëve, të të zhdukurve të UÇK-së, invalidëve të UÇK-së, invalidëve civilë dhe kategorive të tjera.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TARIFAT KUFITARE E KANË IZOLUAR LUGINËN SI NË LUFTË (12.30.2011)
PRESIDENTJA JAHJAGA. E VETMJA ZGJIDHJE PËR VERIUN ËSHTË PLANI AHTISARI (12.30.2011)
QEVERIA AMERIKANE HAP LINJË TELEFONIKE PËR EMIGRANTËT (12.30.2011)
Vendimi në Këshillin Bashkiak për emërtimin e aksit nga Rruga e "Kavajës" deri në fund të Gardës së RepublikësEMËRTIMI "IBRAHIM RUGOVA" NË NJË PREJ RRUGËVE KRYESORE TË TIRANËS (12.30.2011)
PRESIDENTI TOPI: BASHKËPUNIMI MES SHUMICËS DHE OPOZITËS ËSHTË VETËM RIFILLIMI I KTHIMIT NË NORMALITET (12.29.2011)
QEVERIA - PA ARSYE PËR SHQETËSIM (12.29.2011)
KEQQEVERISJE TOTALE NË 2011ën (12.29.2011)
KURTI: NJË QEVERI E MBRAPSHTË DUHET TË SHKARKOHET (12.29.2011)
DREWS: VETËM NË VERI ËSHTË SITUATË E KEQE (12.29.2011)
Presidenti Topi merr mesazh nga Shenjtëria e Tij, Papa Benedikti XVIPAPA BENEDIKTI XVI: URIMET MË TË MIRA PËR PAQE DHE PËRPARIM PËR VITIN E RI 2012, VIT I 100  VJETORIT TË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË (12.29.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]