E Shtunë, 04.27.2024, 08:26pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
NË SHBA SHTOHEN SHITJET GJATË FESTAVE TË FUNDVITIT
E Premte, 12.30.2011, 06:58pm (GMT+1)

E premte, 30 Dhjetor 2011

MIL ARCEGA

Konsumatorët amerikanë ndoshta janë duke u ndjerë më optimistë lidhur me ekonominë. Indeksi Kombëtar i Besimit të Konsumatorëve u rrit thuajse me 10 pikë në dhjetor, duke arritur në shifrën 64,5 për qind, niveli më i lartë që nga muaji prill. Ndjenja e optimizmit duket se ka të bëjë me blerjet për Krishtlindjet e këtij viti, që kanë shënuar rritje

Ulja e madhe e çmimeve dhe zgjatja e orareve të dyqaneve në ditët e pushimeve ka tërhequr turma të mëdha njerëzish nëpër qendrat tregtare këtë vit.

Dhe në kushtet kur Krishtlindja këtë vit qëlloi ditën e dielë, blerësit u kthyen sërish në qendrat tregtare për atë që cilësihet Mega Monday, E Hëna e Madhe. Blerësit me eksperiencë thonë se kjo është periudha më e mirë e vitit për ata që duan të blejnë mallra me çmime të ulëta.

Federata Kombëtare e Shitjeve parashikon një rritje prej 3,8 për qind në shitjet gjatë pushimeve, një rritje kjo prej 1 për qind nga sa ishte parashikuar fillimisht, që kap vlerën e 469 miliardë dollarëve.

Ekspertët e shitjeve thonë se blerësit mund të presin ulje të mëdha gjatë ditëve të fundit të vitit, ndërsa shitësit pastrojnë inventarët e tyre. Mike Gatti i Federatës Kombëtare të Shitjeve thotë se java pas Krishtlindjes zakonisht është edhe periudha më e mirë për të kthyer mallrat e blear, apo dhuratat, që zakonisht kapin shifrën e 47 miliardë dollarëve këtë vit.

Konsumatorët po ashtu mund të presin radhë edhe më të gjata në disa dyqane, ndërsa shumë vetë vijnë për të blerë me kartat-dhuratë me vlerë monetare, që i shtojnë miliona dollarë të tjerë ekonomisë amerikane.

Ata që duan të shmangin radhët e gjata preferojnë të blejnë në internet. Shitjet në internet janë rritur me më tepër se 16 për qind, ndërkohë që është rritur shumë numri i blerësve përmes telefonave të teknologjisë së fundit, smartphones.

(http://www.voanews.com/albanian)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BASHKIMI EVROPIAN RIPËRTËRIN PREFERENCAT TREGTARE ME BALLKANIN PERËNDIMOR (12.30.2011)
VETERANËT E USHTRISË ÇLIRIMTARE NË PROTESTË: KËRKOJNË RESPEKTIM VLERASH (12.30.2011)
TARIFAT KUFITARE E KANË IZOLUAR LUGINËN SI NË LUFTË (12.30.2011)
PRESIDENTJA JAHJAGA. E VETMJA ZGJIDHJE PËR VERIUN ËSHTË PLANI AHTISARI (12.30.2011)
QEVERIA AMERIKANE HAP LINJË TELEFONIKE PËR EMIGRANTËT (12.30.2011)
Vendimi në Këshillin Bashkiak për emërtimin e aksit nga Rruga e "Kavajës" deri në fund të Gardës së RepublikësEMËRTIMI "IBRAHIM RUGOVA" NË NJË PREJ RRUGËVE KRYESORE TË TIRANËS (12.30.2011)
PRESIDENTI TOPI: BASHKËPUNIMI MES SHUMICËS DHE OPOZITËS ËSHTË VETËM RIFILLIMI I KTHIMIT NË NORMALITET (12.29.2011)
QEVERIA - PA ARSYE PËR SHQETËSIM (12.29.2011)
KEQQEVERISJE TOTALE NË 2011ën (12.29.2011)
KURTI: NJË QEVERI E MBRAPSHTË DUHET TË SHKARKOHET (12.29.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]