E Shtunë, 04.27.2024, 05:47pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
TRAGJEDIA NË HIMARË TRONDIT KOMBIN
E Hënë, 05.21.2012, 05:33pm (GMT+1)

HIMARE, UPDATE- 18:13- Zyrtarisht Policia e Shtetit ka njoftuar se paraprakisht rezultojnë 11 të vdekur dhe 22 të plagosur. Sipas policisë, deri në këto momente janë nxjerrë nga automjeti të dëmtuarit dhe janë transportuar drejt ambienteve spitalore 33 studentë.

"Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara në vendngjarje për t'i dhënë ndihmën e nevojshme të dëmtuarve nga kjo ngjarje dhe transportimin e tyre drejt ambienteve spitalore, si dhe për përcaktimin e shkaqeve që çuan në këtë aksident të rëndë. Për këtë qëllim është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën kryesimin e Prokurorisë së Përgjithshme, në përbërje të të cilit janë ekspertë kriminalistë, të policisë rrugore, si dhe të Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Vlorë."- thuhet në deklaratën e policisë.

Policia ka njoftuar gjithashtu se autobusin me targë El 2274 B,e drejtonte shtetasi Pëllumb Çela, 55 vjeç. Një helikopter i shëndetësisë vetëm pak minuta më parë kanë mbërritur me tre nga studentet e demtuar, nderkohe qe po transportohen edhe 5 te demtuar te tjere.

Drejt vendit të ngjarjes janë nisur edhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili dhe ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj.

17:55- Burime nga spitali i Himarës bëjnë me dije se numri i viktimave deri në këto momente është 11-të, ndërsa policia në lajmërimin e fundit të saj nuk ka folur për viktima, por vetëm për 25 të plagosur të cilët janë nxjerrë nga vendi ku është aksidentuar autobusi. Nga Elbasani mesohet se kane qene dy autobuse me rreth 75 studente qe ishin nisur per nje udhetim drejt Sarandes. Bashke me studentet kane qene edhe 3 pedagoge.

17:26- Policia e Shtetit njoftoi se ministri i Brendshem, Bujar Nishani dhe Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Hysni Burgaj jane nisur drejt vendngjarjes. Nderkaq ka reaguar edhe kryeministria, ku në një njoftim të saj thuhet se është vënë në dijeni edhe kryeministri Berisha, i cili momentalisht gjendet në SHBA, për të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Çikago.

" Kryeministri është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet përgjegjëse në Tiranë, për operacionin e ndihmës emergjente ndaj të aksidentuarve, për të cilët po kërkon të bëhet çdo gjë, për të shpëtuar jetën e tyre. Kryeministri shpreh dhimbjen dhe pikëllimin e tij më të thellë, për viktimat dhe ndan zinë dhe u shpreh ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave"- thuhet në mesazhin e kryeministrit.

17:21- Ka ardhur edhe njoftimi i parë zyrtar nga ministria e Brendshme e cila ka njoftuar se rreth rreth orës 16:15 është marrë një njoftim për një aksident në Qafë e Vishës ku është përfshirë autobusi me targa EL 2274 B me të cilën po udhëtonin disa studentë. Menjehërë drejt vendit të ngjarjes janë nisur forca të shumta policie, nga njësia Delta Forcë dhe efektivë të policisë rrugore. Sipas njoftimi të policisë, deri në këto momente janë nxjerrë nga autobusi rreth 25 studentë të cilët janë transportuar për në spital. Policia ka ngritur një grup pune për menaxhimin e situatës.

17:11- Të dhënat e fundit tregojnë se në autobusin e aksidentuar në Sarandë kanë qenë 49 studente të Universitetit Aleksandër Xhuvani te qytetit te Elbasanit. Autobusi ka qenë vetëm me femra, ndërsa po udhëtonte në drejtim të Sarandës. Dyshohet se numri i viktimave mund të ketë shkuar në 12-të, sipas te dhenave te N/kryetarit te Bashkise se Himares. Vajzat studente mendohet se ishin ne nje akspedite dhe i perkisnin fakultetit te Gjuhë Letersisë. Nuk dihet se sa ishte numri i stafit pedagogjik qe shoqeronte studentet.

16:57- Informacionet e fundit nga deshmitaret ne vendin e ngjarjes bejne me dije se behet fjale per te pakten 5 viktima ne autobusin me 50 nxenes qe u rrezua pak minuta me pare ne aksin Sarande- Himare. Policia e shtetit ka konfirmuar se nga aksidenti i rende ka viktima.

Po ashtu njoftohet se rreth 30 nxenes mund te jene nxjerre te plagosur nga aksidenti, ndersa jane nisur menjehere per ne spitalet me te aferta. Policia nderkaq ka konfirmuar se nxenesit jane gjimnaziste nga qyteti i Elbasanit. Nje helikopter i ministrise se Shendetsise eshte nisur drejt vendit te ngjarjes.

13:33- Një autobus me 50 nxënës mendohet se ka dalë nga rruga në afërsi të vendit të quajtur Qafa e Vishës në Himarë.

Raportimet janë kontradiktore, ndërsa ende nuk ka asnjë informacion zyrtar lidhur me aksidentin dhe pasojat e tij.

Autobusi mendohet të jetë aksidentuar në aksin Himarë- Sarandë. Policia dhe forcat e zjarrefikesve mesohet se jane nisur per ne vendin e ngjarjes. Nga te dhenat e para mesohet se autobusi eshte me targa te qytetit te Elbasanit.

Vetëm pak ditë më parë në Radhimë një makinë e tipit fuoristradë doli nga rruga duke lënë të plagosur 10 maturantë, ndërsa një tjetër maturant u hodh nga kati i katërt i një hoteli pak ditë më parë duke mbetur i plagosur rëndë, ndërsa po qëndronte me bashkëmoshatarët e tij në qytetin bregdetar.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TRAGJEDI NË HIMARË, AUTOBUSI ME STUDENTE BIE NË GREMINË (05.21.2012)
JAHJAGA FTON NIKOLIQIN TË VENDOSIN RAPORTE FQINJËSORE (05.21.2012)
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT: 6 ZYRTARË TË MINISTRISË SË TURIZMIT KANË SHPËRDORUR DETYRËN (05.21.2012)
BASHKIMI EVROPIAN: SERBIA FITOI NJË MANDAT PËR INTEGRIM EVROPIAN (05.21.2012)
SKËNDER HYSENI: NIKOLIQI APO TADIQI, PËR KOSOVËN NJËSOJ (05.21.2012)
KUÇI: KOSOVA NUK NDIKOHET NGA ZHVILLIMET NË SERBI (05.21.2012)
UJI MINERAL SHËRUES I DEÒªANIT DERDHET NË LUMBARDH (05.21.2012)
MOSMARRËVESHJA E TRANSMETIMIT TË ENERGJISË, PENG I BISEDIMEVE KOSOVË-SERBI (05.21.2012)
PRESIDENTI, FAJON: SHQIPËRIA TË MOS I PËRSËRISË GABIMET E SË KALUARËS (05.21.2012)
ZHVILLOHET SAMITI I ÒªIKAGOS, BERISHA U PRIT NGA OBAMA E RASMUSEN (05.21.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]