E Shtunë, 04.27.2024, 07:13pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
SHKON NË 13 NUMRI I VIKTIMAVE TË AKSIDENTIT TË HIMARËS
E Martë, 05.22.2012, 05:57am (GMT+1)

Ka shkuar në 13 numri i viktimave të aksidentit të rëndë, që ndodhi dje pasdite në Shqipëri, në zonën e Himarës në jug të vendit, kur një autobus me studentë të Universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan ka rënë në një greminë nga një lartësi prej disa dhjetra metra. Prej tyre, 3 humbën jetën në spitalin e Tiranës. 14 studente të tjera ndodhen po në spitalin ushtarak në Tiranë, ndërsa 10 u mbajtën në spitalin e Vlorës dhe gjendja e tyre paraqitet e stabilizuar. Qeveria vendosi të shpallë zi kombëtare ditën e nesërme, ndërsa kryeministri Sali Berisha i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara, për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të Natos në Cikago, njoftoi se ka afruar kthimin e tij në atdhe

Kanë vazhduar të jenë orë ankthi ato të mbrëmjes së djeshme deri vonë dhe pas mesnate, për shkak të njoftimeve që e rëndonin edhe më shumë peshën e ngjarjes tragjike të ndodhur dje pasdite pranë Himarës. Bilancit të parë me 11 viktima që humbën jetën menjëherë pasi autobusi përfundoi disa dhjetra metra poshte rrugës në greminë, në mbrëmje ju shtuan edhe dy vajza të tjera. Njëra prej tyre vdiq që gjatë rrugës me helikopter për në spitalin e Tiranës, ndërsa tjetra më vonë nuk mundi t'i rezistojë plagëve të rënda. Dy të tjera, sipas autoriteteve të Shëndetësisë janë po ashtu në gjendje kritike në spitalin Ushtarak të kryeqytetit.

Kanë mbetur ende të paqarta motivet e aksidentit. Verifikimet e para kanë treguar se drejtuesi i mjetit ka qenë shofer me eksperiencë dhe se kishte vite që shërbente me autobus. Po ashtu mjeti kishte kryer të gjitha kontrollet periodike teknike. Ajo që shton edhe më shumë paqartësitë është se autobusi është përplasur dy herë me shkëmbin në krahun e korsisë ku po ecte dhe më pas ka kalur ne korsinë tjetër për të rënë në greminë. Dyshimet e para janë për një gabim njerëzor, një humbje të kotrollit të mjetit, ndërsa sipas dëshimeve të transmetuara nga disa media referuar studentëve të mbijetuar, mjeti mendohet se mund të ketë qenë me shpejtësi më të lartë sec duhet në atë pjesë të rrugës.

Deri vonë paqartësi ka patur edhe për numrin e pasagjerëve që kanë qenë në autobus. Policia fillimisht dha një shifër prej 33 personash. Më pas autoritetet e Shëndetësisë dhanë shifra të tjera. Informacionet e fundit nga policia flasin për 39 persona përfshirë këtu edhe shoferin i cili humbi jetën e po ashtu edhe një i ri tjetër që ndodhej në autobus. 10 studente, gjendja e të cilave ishte stabilizuar, janë mbajtur në spitalin e Vlorës, pjesa tjetër është sjellë në Tiranë.

Ngjarja e rëndë angazhoi të gjitha strukturat e shtetit dhe autoritetet më të lartë të vendit. Disa ministra si dhe kryetarja e parlamentit u nisën menjëherë në Himarë. Në spitalin Ushtarak për të parë gjendjen e studentëve të plagosura shkoi presidenti Bamir Topi si dhe përfaqësues të tjerë shtetëror e politik. Kryetari i opozitës dhe deputët socialitë dhuruan gjak, e po ashtu dhe zonja Topi, efektivë të policisë dhe ushtrisë. NJë solidaritet i madh njerëzor u shfaq edhe nga qytetarë të shumtë që vullnetarisht u paraqitën për të dhuruar gjak.

Nga shtetet e Bashkuara ku ndodhej për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të Natos në Cikago, kryeministri Sali Berisha mbajti lidhje të vazhdueshme me anëtarët e kabinetit të tij duke urdhëruar që sot të shpallej ditë zie. Më pas në një deklarim për televizionin ABC news të Tiranës, kryeministri njoftoi se kishte ndërprerë ndjekjen e punimeve për të marrë rrugën e kthimit sa më të shpejtë drejt Shqipërisë.

(za)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
22 MAJI DITË ZIE KOMBËTARE PËR TRAGJEDINË E HIMARËS (05.22.2012)
HOXHAJ E NGUSHËLLON HAXHINASTON (05.21.2012)
TRAGJEDIA NË HIMARË TRONDIT KOMBIN (05.21.2012)
TRAGJEDI NË HIMARË, AUTOBUSI ME STUDENTE BIE NË GREMINË (05.21.2012)
JAHJAGA FTON NIKOLIQIN TË VENDOSIN RAPORTE FQINJËSORE (05.21.2012)
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT: 6 ZYRTARË TË MINISTRISË SË TURIZMIT KANË SHPËRDORUR DETYRËN (05.21.2012)
BASHKIMI EVROPIAN: SERBIA FITOI NJË MANDAT PËR INTEGRIM EVROPIAN (05.21.2012)
SKËNDER HYSENI: NIKOLIQI APO TADIQI, PËR KOSOVËN NJËSOJ (05.21.2012)
KUÇI: KOSOVA NUK NDIKOHET NGA ZHVILLIMET NË SERBI (05.21.2012)
UJI MINERAL SHËRUES I DEÒªANIT DERDHET NË LUMBARDH (05.21.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]