E Hënë, 05.20.2024, 02:16pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KRYEMINISTRI I MALIT TË ZI - NACIONALIZMI I BERISHËS ASPAK NUK IU PRISH PUNË FQINJËVE

E Shtunë, 03.09.2013, 08:57am (GMT+1)




TIRANË - Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç i ftuar dy ditë më parë në emisionin "Bugajski Hour" në AS tha se deklaratat e homologut, të tij shqiptar Sali Berisha, të interpretuara si nacionaliste, nuk patën ndikim negativ në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Popullsia shqiptare në Mal të Zi ka dhënë mbështetje të madhe për pavarësinë duke votuar bindshëm. Kohët e fundit kam dëgjuar disa shqiptarë që ankohen se komuniteti i këtushëm vuan nga neglizhenca, decentralizimi administrativ ka qenë shumë i kufizuar, se ka mungesë fondesh për aktivitetet kulturore të shqiptarëve në jug të Malit të Zi, si edhe pamundësi për të gjetur punë në administratë. Si do u përgjigjeni këtyre fjalëve?
Mali i Zi mund të shërbejë si një shembull i demokracisë multietnike. Mali i Zi është shteti më i vogël i rajonit. Edhe në këto kohë, ka treguar se është oazi i demokracisë multietnike dhe ka inkurajuar gjithë shtetet e tjera që bashkëjetesa e grupeve të ndryshme etnike, feve dhe kulturave është e mundur edhe në Ballkanin jo të zhvilluar ekonomikisht apo nga pikëpamja demokratike. Sot, nëse pyet zyrtarët në Shqipëri, Kosovë, Serbi, Kroaci dhe Bosnjë, të gjithë do kthejnë të njëjtën përgjigje: Mali i Zi është një vend me të cilin nuk kemi asnjë kontradiktë dhe ekziston një bashkëpunim i shkëlqyer. Pakicat, përfshi edhe atë shqiptare, dhanë një kontribut të çmuar në rivendosjen e pavarësisë së tij. Duhet të themi që pakicat janë ato që po i japin një karakter të veçantë pavarësisë së Malit të Zi. Këtu pakicat nuk janë ndier kurrë të lëna pas dore apo të trajtuara ndryshe, si në deklaratat e mia, edhe në ato të kolegëve të mi.

Jam i sigurt se mbështetja në gjirin e popullatës shqiptare është tmerrësisht e madhe për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO?
Duhet vënë në dukje se kur vjen çështja te bashkësia shqiptare dhe bashkësia myslimane boshnjake dhe bashkësia kroate në Mal të Zi, kjo përkrahje është mjaft e fuqishme. Brenda grupeve malazeze dhe serbe, do të thosha se ka njëfarë ndasie për sa i përket kësaj çështjeje.

Cili do të ishte reagimi juaj ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit shqiptar Sali Berisha, të cilat janë cilësuar nga zyrtarët amerikanë si nacionaliste dhe se potencialisht trazojnë stabilitetin rajonal? A e prekin ato Malin e Zi?
Kam lexuar ato që kanë qenë interpretimet që media i bëri deklaratës së z.Berisha. Kam lexuar gjithashtu disa nga komentet e zyrtarëve ndërkombëtarë në lidhje me këto deklarata të kryeministrit shqiptar. Ajo që doja të thosha është se kam një marrëdhënie mjaft të mirë me Kryeministrin Berisha dhe se ajo është më tepër se sa një marrëdhënie personale. Them se kjo bazohet në qasjen e përgjegjshme në të përmbushurit e obligimeve, bazuar në një traditë tejet të mirë që ne kemi në marrëdhëniet në mes të Shqipërisë dhe Malit të Zi. Si kryeministra, sot gjendemi në situatën që duhet ta respektojmë këtë traditë dhe për të vijuar të kontribuojmë me përgjegjësi në krijimin e marërdhënieve edhe më cilësore ndërmjet dy vendeve tona. Siç ju thashë dhe pak më parë, unë shoh se në mesin e shumicës së gjerë të popullatës shqiptare në Malin e Zi, ata janë vërtet të angazhuar për mirëqenien e Malit të Zi. Kjo nuk është e lidhur vetëm me përkrahjen e tyre për pavarësinë e Malit të Zi, por unë mendoj se në shembujt e përditshëm ju mund të shihni se këta njerëz ndjejnë me të vërtetë se Mali i Zi është vendi i tyre. Dhe afërsia gjeografike e Shqipërisë, në sytë e tyre, nuk është një burim frymëzimi për të ndryshuar kufijtë ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi, por ata e shohin si një përfitim dhe si një aftësi për të jetuar në të dyja anët e kufirit. Dhe kjo nuk krijon vështirësi për ata, por ç'është e vërteta krijon perspektiva më të mëdha. Ata mund t'i arrijnë interesat e tyre personale në të dyja anët e kufirit. Pra, si dy qeveri, unë mendoj se ne po i japim një shtysë të kuptuarit të rrethanave dhe përfitimeve që pakica shqiptare duhet të ndjejë në Mal të Zi, dhe që pakica malazeze duhet të ndjejë ndërkohë që jeton në Shqipëri. Pra, unë mund t'ju them sinqerisht se deklaratat, të cilat nga mediat tona këtu u interpretuan në një mënyrë të caktuar, nuk rezultuan me përkeqësimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve tona. Harmonia multientike dhe stabiliteti në Mal të Zi nuk u vunë asnjëherë në dyshim. Pavarësisht nga këto deklarata të lëshuara nga Kryeministri Berisha, për të cilat nuk e di nëqoftëse ato u interpretuan siç duhet nga media... përtej kësaj pra... ndofta ne mundet vetëm të risjellim në kujtesë përvojën e viteve '90 kur ndoshta këndvështrimet politike të cilat nuk u analizuan siç duhet, manipuloheshin ndonjëherë nga publiku në secilin nga dy vendet dhe kjo mund të rezultonte në ngjarje tragjike. Pra, si njerëz të përgjegjshëm në jetën politike, them se ne duhet të rifreskojmë gjithnjë kujtesën tonë dhe t'i mbajmë ato ngjarje diku në sfond të mendjes sonë për të garantuar që edhe ata që duan ta shohin atë deklaratë si alarmuese, të mos kenë një alibi se mbas kësaj deklarate mund të rezultojë një veprimtari shkatërrimtare nga ana e dikujt i cili është i prirur për nga shkatërrimi. Bazuar në të gjitha bisedat që unë kam patur me Kryeministrin Berisha, unë kam bindjen se ai e sheh të ardhmen e Shqipërisë në BE dhe se në po këtë mënyrë ai e sheh edhe nevojën e popullit shqiptar - një popull që jeton, ç'është e vërteta, në vende të ndryshme të këtij rajoni - nëpërmjet bashkimit të të gjitha vendeve të rajonit në BE. Kjo do të krijonte kondita për një komunikim dhe marrëdhënie më të mira.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DIPLOMACIA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ËSHTË E FALIMENTUAR (E plotësuar me tekstin e plotë të botuar nga Gazeta Shqiptare)Publikohet letra e ambasadorit Gilbert Galanxhi për gjendjen e ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Uas (03.09.2013)
STUDIUESIT: PJESËMARRJA E GRAVE NË VENDIMMARRJE - FORMALEStudimet e fundit kanë vërejtur se qytetarët shqiptarë i votojnë masivisht gratë kandidate, por partitë politike nuk kanë besim tek gratë (03.08.2013)
Radio Evropa e Lirë - PËR GRATË E DHUNUARA LUFTA VAZHDON (03.08.2013)
Radio Evropa e Lirë - BURRAT PËR TË DREJTAT E GRAVE! (03.08.2013)
SHQIPTARËT PROTESTA TË QETA NË MAQEDONI - TË GJITHË PJESËMARRËSIT NËN MOSHËN 16 VJEÇAREProtesta është ndjekur nga dhjetëra media ndërkombëtare (03.08.2013)
FATMIR LIMAJ NË ARREST SHTËPIE (03.08.2013)
SHKOLLI I FEMRAVE NË SHQIPËRI - DHUNA NDAJ TYREShumica e studentëve, mbi 65 për qind e tyre, janë femra dhe shumica e tyre janë me rezultate shumë herë më të mira se meshkujt (03.08.2013)
TRACEY ANN JACOBSON - ASOCIACIONI I KOMUNAVE ME SHUMICË SERBE DO TË JETË NË PËRPUTHJE TË PLOTË ME KUSHTETUTËN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS (03.08.2013)
THAÇI NJOFTON PËRFAQËSUESIT E BEsë NË KOSOVË LIDHUR ME DIALOGUN (03.07.2013)
DITA E MËSUESIT PO SHËNOHET NË KOSOVË (03.07.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]